Mendime
Adnan Abrashi: A do na ngjaj ''bojkoti demokratik'' i këtyre zgjedhjeve?!
E shtune, 07.11.2009, 07:57 PM
A DO TË NA NGJAJ “BOJKOTI DEMOKRATIK” I KËTYRE ZGJEDHJEVE ?!
Nga Adnan Abrashi
Bazuar në përshtypjet e mija gjatë kontaktit të përditshëm me njerëz, si dhe në rezultatet e disa sondazheve zyrtare dhe jo zyrtare që po paraqiten në opinion, me hesap po i “vije era” se këto zgjedhje lokale që do të mbahen më 15 nëntor të këtij viti, nga shumica e popullatës së Kosovës me të drejtë vote, do të bojkotohen. Pra, sipas gjitha gjasave, në vend të “zgjedhjeve demokratike”, do të ngjaj “bojkoti demokratik” i tyre .
Pa dyshim se, në mes të shumë shkaqeve relevante të formimit të kësaj bindjeje në popull, me këtë rast nuk duhet të nënçmohet fare edhe efekti i madh i apelit të lëvizjes “VETËVENDOSJE” dhe arsyetimi i tyre parimor se pse duhet bojkotuar ato.
Këto ditë, vërtet më vejnë të villi, kur nëpër medie tona të shkruara dhe elektronike, nga goja e disa analistëve mediokër, apo, thuaja përfaqësuesi të “lartë” të ndonjë organizate joqeveritar e cila në emërtimin e vetë zyrtar doemos përbëhet nga togfjalëshi karakteristik: “...hulumtim demokratik”, “..zhvillim demokratik”... etj., po dëgjojmë ligjërata teorike boshe për demokracinë dhe apele për dalje në këto zgjedhje lokale.
Përveç se ato si institucione janë të paguara mirë për këtë propagandë si fushatë, pa i dhënë aq rrëndësi fjalëve të tyre teorike që reflekton se i kanë të mësuara përmendësh nga tekstet shkollore dhe trajnimet e shumta falas për demokracinë, më bie në sy një specifikë tjetër: shumica nga ta janë ish student të Universitetit të Prishtinës dhe politolog të diplomuar në drejtimin e shkencave politike, degë kjo, që me arsyetim të mungesës së kuadrit adekuat ligjërues profesional, tanimë u shua së ekzistuari si katedër. Dihet mirë se këta “demokratë” dhe “analistë” të shkolluar me diploma universiteti, dikur kanë kryer fakultetin në këtë drejtim, me 4-5 profesor politikan të dominuar si ligjërues, kryekëput funksionar njëpartiak, të cilët kanë qenë mentor në 5-6 lëndë mësimore profesionale.
Për ta evituar të keqen me të madhe, ta zgjedhim atë më të voglën!
Ndoshta këta apelues dhe analist “të shkolluar”e “profesional” mund të kenë plotësisht të drejtë në këtë drejtim, por teoritë e tyre të prezantuara, ashtu sikur i kanë mësuar përmendësh nga librat, mund të janë të vlefshme për shtetet ku demokracia është e instaluar sipas standardeve më të larta bashkëkohore, e, kurrsesi të kapshme për mentalitetin e Kosovës tonë “sui generis” të paradokseve politike.
“Gjithmonë, për ta evituar një keqe të madhe, nga dy të këqija, zgjedhe atë më të voglën” – thotë populli. Andaj, nëse dalja në zgjedhje është një e drejtë dhe obligim, në rend të parë moral, pastaj edhe kushtetues dhe ligjor, dhe nëse themi se ajo si veprim i lejuar mbështetet në elementin psikologjik të mundësisë së garantuar të shprehjes së papenguar nga askush i vullneti individual dhe kolektiv në një shoqëri, atëherë, sipas mendimit tim amator, edhe bojkotimi i tyre është mënyra tjetër e kësaj shprehje, në të cilën aspak nuk cenohet ky vullneti i lirë psikologjik dhe material si parim.
Në kushte dhe rrethana normale të shoqërive të mirëfillta demokratike, me dalje në zgjedhje, populli (demos-i), përmes votës së vetë të lirë, deklarohet për ata që do t’ju besoj ta udhëheqin pushtetin gjatë disa viteve të caktuara me mandat. Por, në kushte të jashtëzakonshme, edhe me mos dalje masive në zgjedhje (bojkot), populli ngjashëm deklarohet se nga oferta zyrtare që ka, nuk i beson asnjërit prej tyre. Meqë, me kusht që mos të jenë të dhunshme në demokraci lejohen të gjitha mënyrat dhe format e shprehjes së lirë individuale dhe kolektive të pakënaqësisë ndaj disa dukurive negative në shoqëri, po ashtu, edhe “bojkoti demokratik” i këtyre zgjedhjeve që mund të ngjaj, mendoj se i përmbush këto kritere parimore.
Materialisht, si shprehje e pakënaqësisë masive popullore, kjo formë ekstreme dhe e jashtëzakonshme mohuese e një të drejte të garantuar, sikur thuhet nga këta analist dhe apelues, aspak nuk është e paligjshme dhe antikushtetuese, sepse, as shkaku dhe as pasoja e ndodhjes, nuk vijnë si rezultat i ndikimit të dhunshëm të trysnisë së tjetrit ndaj dikujt tjetër. Përkundrazi, nga kryesi i saj kolektiv, paraprakisht është i ditur shkaku i arritjes së qëllimit të caktuar si synim.
Sikur që është e drejta për të votuar dhe për të qenë i zgjedhur një e drejtë dhe obligim thelbësor i demokracisë bashkëkohore, ngjashëm edhe e “drejta për punë dhe në punë” konsiderohet si një segment i saj i rëndësishëm. Por, nëse ju si individ nuk dëshironi të punoni, askush nuk mund t’ju akuzoj apo dënoj për keqpërdorim të kësaj të drejte. Bile-bile, te ne, ata që e kanë si obligim t’ju sigurojnë dhe t’ju garantojnë kushte sa më optimale për realizimin e saj, as që brengosen fare, e lere më të japin ndonjëherë përgjegjësi për këtë mosveprim.
Mësim nga një pësim i kaluar
Nëse i lexojmë gazetat e vjetra, në to do të shohim se të gjitha zgjedhjet në Kosovën e paslufte, nga elita e jonë politike e kohës, janë cilësuar si historike. Edhe këto të fundit, ngjashëm konsiderohen si historike, sepse mbahen për herë të parë në Kosovën e pavarur.
E saktë! Por, nuk e kam fare të qartë se pse këto po emërtohen si zgjedhje lokale 2009 që mbahen në Republikën e Kosovës, gjë që nuk është e vërtetë. Këto zgjedhje nuk mbahen në Republikën e Kosovës si shtet unik, por, vetëm në një regjion të territorit të saj. Për veriun, do të kemi do zgjedhje tjera. Ndoshta pas 6 muajve. Apo edhe hiq, sepse ajo pakicë e minoritetit si shumicë që jeton atje, me kohë i kanë të zgjedhur përfaqësuesit e vet legjitim në strukturat e tyre paralele të Serbisë.
Para dy viteve, po ashtu isha PRO bojkotit të zgjedhjeve lokale dhe qendrore që mbaheshin atëbotë, sepse intuitivisht ndjeja se ato do të janë të kurdisura. Dy muaj para mbajtjes së tyre, publikova edhe një artikull në të cilën parashikova mundësinë e formimit më par të planifikuar nga ndërkombëtarët të koalicionit më joparimor në historinë e zgjedhjeve të lira të Kosovë, atij: PDK-LDK. Nuk e di se si nga shumica po kupton sot kjo “krekosje” ime e padjallëzuar, por ishte e pabesueshme në atë kohë, që haptazi të parashikosh një mundësi të tillë, prandaj edhe morra shumë vërejtje dhe reagime të ashpra nga lexuesit e mi. E, çka ndodhi në realit më pastaj, dihet!
Kjo dhe shumë ngjarje tjera konspirative që po na “bëjnë vaki” jo rastësisht dhe ashiqare para hundëve tona, po më ndikojnë që me dyshime të jem paranoid i pashërueshëm patologjik se në Kosovë çdo gjë është e kurdisur. Edhe zgjedhjet, mbase! Prandaj, që tashti e parandiej se për dy qytetet tona më të mëdha nga “dikush”, është paraparë kaherë që Prishtina do të udhëhiqet nga LDK-ja dhe Prizreni nga PDK-ja. Po ashtu, jam më se i bindur se, të gjitha këto kërcënime dhe ofendime skenike që po bëhen në mes të 2 partnerëve të koalicionit qendror partiak për kryetar të Prishtinës, janë vetëm farse dhe vijnë si të kurdisura nga një qendër e fuqishme strategjike e manipulimit me popullin
Ndoshta në këtë teatër të madh eksperimental që po luhet kaherë me neve në Kosovë, edhe politikanët tanë vendor janë viktima të kushtëzuara, por, mbase ky rol atyre po ju konvenon dhe ata me plotë vetëdije e kanë pranuar ta luajnë atë.
Atëherë, ju bëftë mirë. Është një punë edhe tepër fitimprurëse, pa dyshim!
Dhe, në fund, uroj që më 15 nëntor të këtij viti, në vend të zgjedhjeve lokale kinse demokratike të organizuara vetëm në një pjesë të territorit të Kosovës, si një formë ekstreme e protestës kolektive ndaj të gjitha këtyre të këqijave dhe padrejtësive që po na ndodhin, të ngjajë “bojkoti demokratik”. Dhe ky bojkot do të jetë vërtet mrekulli.
Se pse ka ndodh diçka kështu si fenomen, ajo seriozisht më vonë duhet t’i preokupoj disa qendra të rëndësishme vendimmarrëse politike në Bruksel dhe Prishtinë....

Komentoni
Artikuj te tjere
Rrustem Rugova: A po i vjen fundi qeverisjes sipas formulës së Rambujesë?
Halit Bogaj: Palestina
Fritz Radovani: Berlin, 9 nandor 1989...!
Ilir Sefaj: Mbi kritikën! - qasje
Albin Kurti: Çasti i demokracisë
Ksenofon M. Dilo: Akoma drejtësisë i duhet heshtja
Edmond Arizaj: Liria e Fyerjes
Jonida Azizaj: Dhune fizike apo dhune verbale? Kush do e mbroje te verteten?
Ilir Dardani: Vdekja me emrin Kallashnikov
Dibran Demaku: Shpifjet dhe denigrimet
Kalosh Çeliku: Lufta e trurit me b-në e madhe të shtypit
Dibran Demaku: Në shërbim të djallit
Blerim Rrecaj: Për lirinë e gazetarëve dhe për lirinë e shtypësve
Gazetarët, jo vetëm këmbëzbathur!
Isa Mulaj: Ditëzia e vonuar dhe koincidenca me trafikantët serbë të drogës
Mentor Kikia: Liria e fjalës dhe fenomeni Mero Baze
Besnik Prishtina: LPK dhe AKSH përsëri në këmbë!
Agim Bacelli: Mbrojtja e Kadaresë është mbrojtje e Demokracisë
Aleksander Frangaj: Rrihet shpifesi me i madh i medias shqiptare
Gëzim Mekuli: Letër e hapur drejtuar dy Presidentëve Shqiptarë