Mendime
Kalosh Çeliku: Lufta e trurit me b-në e madhe të shtypit
E enjte, 05.11.2009, 07:59 PM
LUFTA E TRURIT ME B-në
E MADHE TË SHTYPIT
Nga KALOSH ÇELIKU
Një popull që t’i arrijë qëllimet e tija kombëtare, patjetër i duhen rrugës për në Baba Tomorr: njerëzit e ditur, pas tyre vijnë të pasurit. Dhe, në fund populli.
Populli, që i ka me vete këta tre faktorë të rëndësishëm, a mund të ketë problem për t’i realizuar qëllimet e tija shekullore? Jo. E them këtë se, një populli i duhen këta tre faktorë të rëndësishëm për të Nesërmen.
E, a i ka populli shqiptar këta tre faktorë për të Nesërmen? Jo. E them me plot gojën. E ka vetëm faktorin e tretë, popullin. Po, jo edhe njerëzit e ditur dhe të pasur, që qëndrojnë në ballë të popullit.
Popullit shqiptar, në ballë duhet t’i pri Truri e jo B-ja e Madhe e shtypit. Fatkeqësisht, deri më tani (hiq rilindasit), populli shqiptar në ballë e ka pasur B-në e Madhe të shtypit. E, jo Trurin. B-në e Madhe të shtypit e ke në Qeveri. B-në e Madhe të Shtypit e ke në Parti Politike. B- në e Madhe të shypit e ke në Ministri. B- në e Madhe të shtypit e ke gjithëkund: në internet, gazetat e tyre partiake, emisione televizive, debate. B- ja e Madhe e shtypit ka edhe “Facebook-un” me më shumë miq të regjistruar edhe se liderët e partive politike. B- në e Madhe të shtypit e duan partitë politike. E do Qeveria. E do Shteti. Vetëmse, fatkeqësi kombëtare: B-në e Madhe të shtypit nuk e do vera, poezia. Dhe, gratë.
Ditën e Madhe, kur ky popull legjendar do të ketë në ballë Trurin e jo B-në e Madhe të shtypit, besoj se nuk do të ketë problem t’i realizojë aspiratat e tija shekullore brez pas brezi.
Edhe Manifestimin Kulturor Tradicional Ndërkombëtar: TAKIME NËN RRAP, ne e organizojmë falë vullnetit të poetëve. Fuqi mendore kjo, në ballë të popullit, që më së shumti është goditur në këtë kohë “demokratike” nga B-ja e Madhe e shtypit.
E, për sa u përket partive politike Shqiptare, Ministrisë së Kulturës në IRJ të Maqedonisë, ky manifestim kulturor tradicional, është përpjekur të ngulfatet qysh para dy vjetësh. Shkaku: e ka rrokur për fyti B-ja e Madhe e shtypit.
Megjithatë, ne jemi poetë që kemi dalë në ballë të popullit. Nuk lejojmë që ky manifestim kulturor tradicional ndërkombëtar, që e futi i pari vargun shqip edhe në kohë të vështira lufte në Çarshinë e Vjetër në Bit – Pazar (1997), në zemër të Shkupit, të shuhet për tekat e dikujt me brekët nëpër këmbë dhe partive politike që na e sjellin koçinë nga malet pa nuse në Katund.
Për inatë me forcat tona, ne këtë vit do t’i mbajmë dy manifestime kulturore, njëri pas tjetrit: TAKIME NËN RRAP, në Shkup dhe Ditët e Humorit dhe Satirës: XHA DERALLA, në Kërçovë. E qartë, ne u tregojmë atyre partizanëve të partive politike, që e nëpërkëmbin kulturën shqiptare, dimë të veprojmë edhe ndryshe, i shpallim luftë me poezi B-së Madhe të shtypit.
Truri duhet të jetë në ballë të popullit. E, jo B-ja e Madhe e shtypit. Fatkeqësisht, te ne paguhet me para të thata B-ja e Madhe e shtypit e jo Truri. Qesharake, ë?! B-ja e Madhe e shtypit të vlejë më shumë se Truri! E pabesueshme! Kjo nuk ndodh askund në botë, në shtetet demokratike. Po, ja që ndodhë tek ne ballkanasit e vjetër, në IRJ të Maqedonisë. Popujt, që e kanë përzier edhe gjakun, pjellin melezë.
Halli?! Halla, do burrë! Në rregull, e kush do të ishte burri?! Natën e Madhe ta fusim me këngë Nusen në dhomë. Cucat pas dere copë-copë t’i bëjnë dajret. Im Atë edhe një herë të ngrihet nga varri, nxjerrë mauzerrin nga hatullat dhe të shti në Hutin me veshë që na këndon natën mbi çati këngë vdekjeje.
Dhe, më pyesin “miqtë” e mi, ku e kam vendin e punës. Qeshë. U përgjigjem: në Tavernë. Nën Rrap. Faj, nuk u kam se mua më do vera, poezia. Dhe, gratë E ato i do Partia. Qeveria. Shteti. I ka dënuar edhe vetë Zoti, në podrume. Natë e ditë ua shuan dhe ndez dritat të dalin në sipërfaqe, mbi tokë. Përmes të vdekurve u dërgon shenja. Yllit të mëngjesit. Diellit t’i dalin për mejdani. Natës, që i ka kapur në grusht. Mureve, që i shtrëngojnë natë e ditë mes librave. Hënës, kur del mbi mal pas mesnate. Pulës me zogj në qiell, që e thërret Gjelin të hip në gardh. Heret, ende pa zbardh agimi, ta thirrë me këngë mëngjesin. Diellin, që zbret më këmbë nga Çelvjollca.
Tekefundit, ne bëjmë luftë kulturore me poezi: Truri me B-në e Madhe të shtypit. Brez pas brezi në luftë me B-në e Madhe të shtypit. Të mos keqkuptohemi, ne bëjmë luftë me tru dhe penë. Vdesim në fushën e betejës me armë në dorë. Ringjallemi. Muza na jep gji mes maleve. Fuqi për luftë.
Përfundimi: Truri e vazhdon luftën me B-në e Madhe të shtypit.
Patriotët e vonuar e kanë gjetur Lëmë. E në Lëmë fshi edhe Kali edhe Gomari. E rëndësishmja është: Kali dhe Gomari nuk fshijnë njësoj në lëmë. Era nuk fryn nga malet e Drenovës për ta hedhur grurin në ajër Nusja me pashterkë të kuqe, pastrojë nga byku. Halli?! Halla, edhe kësaj radhe, përsëri do burrë mejdani.
O burra, nxirreni Gomarin nga Lëma se, na latë pa grurë në Dimër!...

Komentoni
Artikuj te tjere
Dibran Demaku: Në shërbim të djallit
Blerim Rrecaj: Për lirinë e gazetarëve dhe për lirinë e shtypësve
Gazetarët, jo vetëm këmbëzbathur!
Isa Mulaj: Ditëzia e vonuar dhe koincidenca me trafikantët serbë të drogës
Mentor Kikia: Liria e fjalës dhe fenomeni Mero Baze
Besnik Prishtina: LPK dhe AKSH përsëri në këmbë!
Agim Bacelli: Mbrojtja e Kadaresë është mbrojtje e Demokracisë
Aleksander Frangaj: Rrihet shpifesi me i madh i medias shqiptare
Gëzim Mekuli: Letër e hapur drejtuar dy Presidentëve Shqiptarë
Faik Krasniqi: Tendencat e Matoshit, per krijimin e kombit ''kosovar''
Xhevat Rexhaj: Të dilet - medoemos të dilet në zgjedhje me 15 nëntor
Gani Mehmeti: Vushtrria, më afër me Amerikën sesa me Prishtinën!
Sabile Keçmezi-Basha: Gratë në fushatë
Zef Mulaj: Kufinjtë e Shqipërisë nuk janë produkt ''gradash shkencore e ushtarake''
Blerim Rrecaj: Endërr politike me sy hapur
Adnan Abrashi: Të dal, apo të mos dal në zgjedhje...?!
Selim Hasanaj: Mashtrimet me tru akademik
Shaban Peraj: “Haberin” z. Muhamet Nika në reagimin- “Sa poshtë paska rënë Shabani”
Faik Krasniqi: Martesa me djallin
Jeta e Re: Dhjetë gafa të një diletanti