E premte, 15.11.2024, 02:45 AM (GMT)

Mendime

Blerim Rrecaj: Për lirinë e gazetarëve dhe për lirinë e shtypësve

E enjte, 05.11.2009, 07:06 PM


Për lirinë e gazetarëve dhe për lirinë e shtypësve

Nga Blerim Rrecaj

Eshtë mjaft e çuditshme se si mbijetojnë sot mediat, e sidomos gazetat në Kosovë. Liria e ashtuquajtur liri e shtypit ose më mirë e gazetarëve është shumë e vogël, ndërsa liria e atyre, qofshin këta politikanë, a pronarë mediesh e me një fjalë nëse i përkufizojmë e në fakt janë shtypës të fjalës së lirë tmerrësisht vazhdon të jetë e madhe. Këtë do të mundohem ta ilustroj me dy shembuj. Në këtë fushatë të gërditshme e të neveritshme zgjedhore faqet e gazetave kanë shtuar kronikat shterpe nga ky aktivitet i mjerë zgjedhor, gjithashtu edhe reklamat politike dhe shpeshherë shkrimet e gazetarëve në kurriz të të cilëve kjo gazetari e coftë mbahet në këmbë duke i paguar ata me një rrogë mesatare prej 350 eurosh presin me ditë për t’u bërë publike për shkak të fushatës që na shpije në 15 nëntor. Pos kësaj në disa redaksi rrogat e gazetarëve vonohen edhe me muaj. Ka shembuj e shembuj se si rropaten e sorrollaten sot ata që punojnë nëpër media, shumica prej të cilëve ka kohë që kanë filluar ta shtyjnë me zor profesionin e tyre. Duke ia shtuar kësaj edhe censurën dhe vetëcensurën që mbretëron dhe ka zënë rrënjë të thella. Ja se çfarë më pat deklaruar për këtë problem Behxhet Shala Drejtori Ekzekutiv i KMDLNJ-së:
“Fatkeqësisht gazetaria sot nuk e kryen rolin e saj në kuptimin që duhej të ishte: krijuese e opinionit. Një pjesë e medieve është e ndihmuar politikisht dhe më shumë shërben si zëdhënëse e subjekteve të caktuara politike sesa një burim informativ. Pjesa tjetër është e ndihmuar nga donatorët ngase asnjë medium nuk është në gjendje të vetëfinancohet andaj ato janë të varura nga donacione financiare ndërkombëtare dhe vendore të partive politike. Gazetarët jo që censurohen nga të tjerët por e zbatojnë një vetëcensurë “vullnetare” dhe me përgjegjësi e them që në Kosovë mediat kurrë nuk kanë qenë më të kontrolluara se sot. Saktësisht dihet se cila gazetë cilat shkrime do t’i botojë dhe disa media të mundësojnë hapësirën e tyre vetëm nëse ke qasje kritike ndaj qeverisë aktuale pamarrëparasysh faktet. Ndërsa mediet tjera ta hapin derën nëse shkruan në mënyrë afirmative për qeverinë edhe kur ajo gabon. Pra kemi një bipolarizim afirmativ me dy skaje të kundërta të cilat si njëra ashtu edhe tjetra e ngulfatin demokracinë në Kosovë dhe më shumë dezinformojnë se sa informojnë. Në Këshillin tonë vijnë ankesa prej kërcënimeve e deri te përdorimi fizik i gazetarëve. Gazetarët janë të pambrojtur nga ligji dhe e jona është të informojmë opinionin dhe të gjitha organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Të protestojmë te organet përgjegjëse. Kjo protestë më tepër ka karakter moral dhe sensibilizimi i rasteve ndonjëherë mund t’u ndihmojë gazetarëve. Kosovës i mungojnë gazetarët e kualifikuar. Ndikimi i medieve për të zgjidhur probleme është shumë i vogël. Vetëm shihni se sa skandalet ndodhin p.sh., në Ministrinë e Shëndetësisë e ministri është ende bartës i postit. Kur një vend si Kosova është i kontrolluar politikisht është e pamundur të ketë pavarësi mediale”, shprehet Shala.


(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora