Mendime
Sabile Keçmezi-Basha: Gratë në fushatë
E marte, 03.11.2009, 07:24 PM
Gratë në fushatë
Nga Prof. Dr. Sabile Keçmezi-Basha
sabile_basha@hotmail.com
Në zgjedhjet e para të pasluftës (1999), dhe duke ecur nëpër vite, deri tek zgjedhjet e tanishme, nuk di si dhe pse, por kur afrohej koha e zgjedhjeve, ndjeja një lloj dileme dhe drejtë të shprehem, kisha një lloj paragjykimi të pajustifikueshëm për to. Ndoshta edhe kisha të drejtë, ngase listat ishin të mbyllura, dhe në një farë mënyre ata (deputetet), dihej se i zgjidhte partia. Me kalimin e viteve, ndryshoi gjithçka, andaj evoluova edhe unë (kjo është e drejta e ime, apo jo). Ndërsa, sivjet diçka ka ndryshuar, listat janë të “hapura”, respektivisht gjysmë të hapura, nga se duhet të votohet partia (ndoshta edhe nuk është e thënë që të votohet partia), dhe se një individi i lejohet që të rrumbullakoj dhe të japi deri në dhjetë vota, pak po me duket si demokraci e tepruar, por nejse. Megjithatë, për çudi, prapë se prapë këtë lloj fushate e shikojë me një simpati, bile-bile shpesh e shohë veten të relaksuar kur vërej se si rendin liderët nëpër rrugë të fshatrave e qyteteve të Kosovës, vetëm e vetëm për të qenë sa më afër votuesve, dhe mundësisht për të fituar një votë, ama një votë të sigurt nga ata.
Në tërë këto ecejake të partive, më shqetëson vetëm një gjë, gratë dhe prezenca e pozicioni i tyre. Mundohem më kot, që të gjejë në ndonjë stacion televiziv ku debatojnë gratë apo përfaqësojnë partitë e tyre. Shqetësuese është, se ato nuk janë ose fare pakë prezantohen për të paraqitur synimet, planet dhe projektet e tyre dhe të subjektit të cilit i përkasin. Falë tri-katrave pretendente, që i kam parë që dalin në foltoret dhe iu drejtohen elektoratit të nivelit lokal dhe nacional shumica e tyre në të shumtën e rasteve zbukurojnë rendet e para të ulëseve, apo edhe sfondet e tubimeve elektorale me ndonjë fotografi . Ç‘është e vërteta edhe tek-tuk paraqiten në billbordetë, që janë vendosur si me ngut në rrugët e Prishtinës (në shumicën e rasteve në stacionet e autobusëve urban, por ndodhë që të paraqiten edhe me ndonjë fotografi në faqet e mesme apo të fundit në gazetat ditore, me formate të ndryshme, “varësisht nga xhepi”...). Është e habitshme, por mjerisht është e vërtetë, herë-herë kandidatet e mundshme për deputete të Parlamentit të Kosovës thonë edhe nga një fjali në reklamat e fushatës të ndonjë partie.
“Nejse...”, do të thoshte një mike e imja, por, kur diskutojmë për angazhimin e gruas në politik e vendimmarrje, ashtu pa dashur na imponohet realiteti ynë i hidhur, se të jetosh në Ballkanin e trazuar dhe në Kosovën me këtë status të pazgjidhur, është absurde dhe alogjike që të mos përballësh edhe me problemet e angazhimit të gruas në sferën politike, dhe atë të qeverisjes. Historikisht, gruaja shqiptare ishte pjesë e pandashme dhe përkrahëse e denjë e proceseve dhe luftërave për liri dhe pavarësi të vendit. Do të filloja nga mbretëresha Teuta (230-228, p.e.s), dhe do të ecim nëpër kohë, kur gruan shqiptare e gjejmë aktive edhe në vitet e më vonshme të ngjarjeve historike.
Mendojë, dhe me të drejtë pohojë se, gruaja e jonë meriton një trajtim më ndryshe, duhet qenë të vetëdijshëm se barazia e burrit me gruan nuk mund të jetë vetëm barazi brenda ndryshimit natyror, ose barazi në mundësitë për tu avancuar në nivelet shoqërore vendimmarrëse. Parimisht, duhet kuptuar se gruaja është e aftë po aq sa edhe burri, për të zënë një pozicion të caktuar të vendimmarrjes, e këtë e ka dëshmuar, por për të ndodhur një barazi e tillë në të gjitha sferat e jetës e aq më tepër në politikë e vendimmarrje, paraprakisht ajo duhet vet të angazhohet, që të vij me meritë në vendin e dëshiruar. Shoqëria e jonë ka nevojë të programojë një ndryshim të të menduarit të saj për gratë, por ato me punën e tyre duhet të imponojnë një qëndrim të tillë me angazhim dhe aftësi si tek burrat njashtu edhe te vet gratë. Se, në këtë mënyrë krijohet edhe një kuptim i ri për rolin dhe rëndësinë e saj për të qenë pjesëtare e vendimmarrjeve të mëdha e të rëndësishme si profesionale njashtu edhe tek ato politike e të tjera.
Sigurisht se duhet pasur parasysh të arriturat pozitive që patën gratë pas luftës së fundit (1999) që ndodhi në Kosovë. Dhe, pa hezituar dot thosha se këtë që gëzojmë sot, ishte lufta permanente që bënë gratë si për barazi gjinore, njëherë edhe për pavarësi të Kosovës. Pjesëmarrja e saj në skenën politike dhe në luftën e fundit, dëshmoi edhe një herë se ajo ishte dhe është e zonja të udhëheqë dhe të vendos vetë për të ardhmen e vet dhe të vendit.
Andaj, edhe 30% i propozuar nga OSBE-ja për pjesëmarrjen e gruas në zgjedhjet lokale e kombëtare, nuk ishte i rastësishëm, por, poqese kjo përqindje ngel vetëm si numër, pa nivelin dhe cilësinë e duhur të përfaqësimit të tyre, pa hapësirën dhe angazhimin e saj të vërtet në organet e vendimmarrjes, edhe kjo përqindje është e kot. Dhe është kjo, nëse edhe më tej vazhdojmë që gratë të mbeten vetëm dekor në sfondet partiake, atëherë çfarë rëndësie ka 30%. Nëse ajo, në të ardhmen angazhohet, vepron dhe, e jep maksimumin e vlerave të veta pozitive, çdo kush do të arsyetonte pjesëmarrjen e saj, dhe nuk do të quaja esesi synim megaloman që në të ardhmen, pse jo të mëtonim një përqindje më të madhe si 40 e 50%, se edhe ashtu përbëjmë gjysmën e popullsisë, apo gjysmën e trurit kombëtar.
Nga e tërë kjo që cekëm, mund të konkludohet se, sa i përket numrit të grave të propozuara nga ana e partive, listat e tyre janë lakmuese, por angazhimi i tyre në fushata për të marr ndonjë votë është simbolike. Do të thosha se, duhet vetëdijesuar, vetë pjesëmarrja e saj në institucionet e Kosovës, do të sillte shumëllojshmëri zgjedhjesh, natyrshmëri sjelljesh dhe më shumë demokraci në shoqërinë tonë.
Në një anketim të kryer disa vite më parë në 22 vende të botës nga ana e Instituti Amerikan të Paqes, në pyetjen: A do të ishte bota më e mirë, nëse do ta drejtonin gratë..., të pyeturit e 21 vendeve (burra e gra), janë përgjigjur: ”Po, do të ishte më e mirë”. Mund të themi se gratë për politikë dhe qeverisje janë të prira për të ndjekur politika më fisnike që nxisin shëndetin publik, arsimimin e përgjithshëm dhe të çdo kategorie njerëzish, familjen dhe moshën e tretë. Ato janë më të lidhura me problemet që janë të lidhura drejtpërdrejt me mirëqenien dhe jetën në familje, shoqëri dhe,do të ndikonin në përmirësimin e tyre. Luftërat dhe padrejtësitë i tmerrojnë ato, në shumicën e rasteve.
Rastet e injorimit që paraqiten në fushatën zgjedhore ndaj kandidateve, nuk janë raste të rralla edhe në shtetet më pak të zhvilluara. Vetëm për një moment do të ndalesha në të dhënat statistikore që dëshmojnë se vetëm në vitin 1999, vetëm 3% të punëve në kabinetet ministrore të botës i kryenin gratë. Gratë ishin më pak se 5% të pozitave më të larta të Organizatave ndërkombëtare duke përfshirë edhe Kombet e Bashkuara dhe Bashkësinë Evropiane. Në vitin 1991, vetëm 7% gra ishin kryeministre të shteteve në botë.
Përfaqësimi i grave në qarkun më të lartë (shtetëror), të qeverive anë e mbanë botës ishte më pak se 10%. Gratë edhe kur janë në resorë të larta, atyre edhe ashtu iu epin resorë të caktuara, siç janë arsimi, shëndetësia, mirëqenia sociale, ngase ato trajtohen si resorë të grave.
Unë mendojë se pozicioni i gruas në politikë dhe në qeverisje, me thekës të posaçëm në Kosovë, dhe në vendet tjera në përgjithësi, fundja është edhe pasqyrë reale e mentalitetit dhe kushteve të caktuara të jetës e të veprimit shoqëror. Rrjedhimisht, problemi i pranisë së gruas në strukturat dhe në proceset e vendimmarrjes shndërrohet në problem të krijimit të kushteve që dot bëjnë të mundur përparimin e statusit të gruas shqiptare.
Duhet qenë vetëkritike, se për të arritur të gjitha këto, së pari duhet qenë të zonja për tu përball me realitetin dhe duhet punuar më shumë, por duhet me vlerat tona të mirëfillta kombëtare, morale e profesionale që të ndikojmë në ndërrimin e mentaliteteve të vjetra në mentalitetin e ri demokratik. Do të shtoja edhe këtë se angazhimi i ynë varet edhe prej investimit tonë në këtë segment të jetës, andaj është e udhës dhe e nevojshme që të epim maksimumin e angazhimit tonë që të ndodhemi aty, që të vendosim për të ardhmen tonë dhe të gjeneratave që do të vijnë pas nesh. Dhe krejt në fund do të shtoja sentencën e Sokratit se vërtet burrat bëjnë veprat, por gratë bëjnë burrat do të thosha.

Komentoni
Artikuj te tjere
Zef Mulaj: Kufinjtë e Shqipërisë nuk janë produkt ''gradash shkencore e ushtarake''
Blerim Rrecaj: Endërr politike me sy hapur
Adnan Abrashi: Të dal, apo të mos dal në zgjedhje...?!
Selim Hasanaj: Mashtrimet me tru akademik
Shaban Peraj: “Haberin” z. Muhamet Nika në reagimin- “Sa poshtë paska rënë Shabani”
Faik Krasniqi: Martesa me djallin
Jeta e Re: Dhjetë gafa të një diletanti
Kushtrim Kastrioti: U zbulua shtriga antishqiptare Tano Shejtan Turku
Selim Hasanaj: Pushtetarët e Kosovës kriminelë të paturpshëm
Arbën Xhaferi: Sfida Osmane
Agim Vuniqi: Asamblea komunale e Tuzit, preokupim i shqiptaro-amerikanëve
Isa Mulaj: Thirrje mbarëkombëtare dhe ndërkombëtare për distancim publik nga shpifarakët UDBasho-çetnik dhe islamistët ekstrem
Baki Ymeri: Provokime antiamerikane të spiunazhit rus në Ballkan
Sami Islami: Përvjetori i RTK-së dhe anashkalimi i traditës televizive
Faik Krasniqi: Pse duhet bojkotuar zgjedhjet lokale?
Selim Hasanaj: Agim Rexhaj jep dorëheqje nga posti i Kryetarit të Degës së LDD-së për New York
Kalosh Çeliku: Kokat e huaja në qafë
Shaban Peraj: Zgjedhjet lokale në Kosovë dhe tragjedia e ndodhur në kufirin Serbi-Hungari
Mentor Nazarko: Prishtina, më mirë se Tirana
Xhevat Rexhaj: LDK po i kthehet antarësisë dhe popullit, po i kthehet realitetit