E marte, 29.04.2025, 06:51 PM (GMT+1)

Mendime

Lebit Murtishi: Në Kosovë diçka po ''zihet''

E enjte, 01.10.2009, 08:42 PM


Në Kosovë diçka po ''zihet''

Shkruan: Lebit Murtishi

- Qeveritarët,apo përfaqsuesit e institucioneve,siç kanë dëshirë të quhen,edhe kësaj radhe,si shumë herë të tjera,vepruan në stilin tashmë të banalizuar komunist; rrahën e sakatuan përfaqsuesit e rinisë shqiptare,që mbajnë për titull emrin prekës për shqiptarët „VETËVENDOSJE “,burgosen aq sa u duhet për të thënë se ja,shteti vepron,dhe u futen në birucat e zyreve që nuk e di kujt i sherbejnë,pa lëvizur asnjë milimetër nga pozitat e kurrizthyerve kur është në pyetje Mitrovica.


- …Dhe Mitrovica zotërinjë qeveritarë,do të thot Kosovë,do të thot Atdhe. Andaj nga ai krah i Kosovës,po dëbohen shqiptarët e pakët të mbetur nga lufta,po dëbohen në mes të ditës dhe me uniformat e Republikës së Kosovës,ndërsa ministri i brendshëm z.Pajaziti pret t`i raportohet  nga policia serbe e Millosheviqitse,çështë duke ndodhur në atë pjesë të „Globit“. Vërtet duket e pabesueshme hamendja e Pajazitit përpara kamerave,deri sa në anën tjetër,gjithashtu përpara kamerave,një polic-bandit serb,deklaron se shqiptarët duhet të marrin lejendertimi prej organeve komunale te“Veriut“ që do të thotë:te marrin leje nga serbia,ndryshe,nuk kishte nevojë të flasë më tepër serbi,flisnin vet policët e armatosur dhe me uniformat e Kosovës,por të gatshem për të vrarë shqiptarë si kohë më parë…

- Z.Pajazitit nuk i zihet edhe aq për të madhe për ate që u  nemit përpara kamerave,po ç`ti thuash belbzimeve të z.Bajram Rexhepit,te Hashim Thaçit,të cilët,secili nga pozita që ka,janë përgjegjësit dhe fajtorët kryesor për gjendjen e krijuar. Nukkërkohet heroizëm për të mbrojtur  popullin që të ka votuar;mjafto bijtë të mos ia rrahësh,dhe të lëshë detyrën për të cilën nuk ke kapacitet të mjaftueshëm për ta drejtuar. Nuk është koha që t`i kërcëllojmë dhëmbët përpara një grupi të rinjësh,të cilët po përpiqen,ndonj¨herë edhe duke përmbysur ndonjë makinë(pa u bërë kjameti)t`i tregojnë popullit hallexhi,se këtu ndër ne,diçka po „zihet“. Dhëmbë e dhëmballë duhet të kërcëllojnë gjetkë…

27.08.09
Bern
Lebit Murtishi



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx