E marte, 29.04.2025, 06:34 PM (GMT+1)

Mendime

Lebit Murtishi: Me shkas…

E merkure, 30.09.2009, 09:09 PM


Me shkas…

Shkruan: Lebit Murtishi

Pluhuri i ngritur nga na e shqiptarëve,me rastin e botimit të enciklopedisë “maqedonase“ vepër antishqiptare,që më shumë përngjan me një pamflet politik,më duket se,më tepër i shërben uljes së gjakrave se sa dhënies së një përgjegjeje adekuate,sulmit të fundit që u bëhet shqiptarëve nga ana e pinjollëve të politikës pansllaviste…
Dëgjojmë pëmes ekranit akademikë e intelektualë të shumtë,duke mbajtur lekcione në veten e parë,domethënë,duke folur me vetveten. Nuk besoj se fjalët e bukura,sado bindëse që të jenë për ne shqiptarët,do ta detyrojnë“miniakademinë“ e Shkupit,të tërhiqet nga ky veprim antishqiptar dhe antihuman…
Sa i përket protestave të shqiptarëve,ato janë bërë e do të bëhën në të gjitha periudhat historike,por gjithnjë gjërat në vendin e vet i ka vendosur  veprimi konkret…
Protestuan shqiptarët në ato vise disa vjetë rresht,por u desht lufta e armatosur që t`ua sigurojë pak të drejta.Nga historia joë më kujtohen fjalët e Dedë Gjo Lulit,i cili,me rastin e formulimit të kërkesave të shqiptarëve,që do t`i dërgoheshin Portës së Lartë, i thot Luigj Gurakuqit: „nuk ma merr mendja se i kupton stamolli këto fjalë,pa i fishkëllue plumbi te veshi“…Kaq thjesht i tha luftëtari i lirisë,dhe po aq bindëse mbeti ajo thënie për të gjitha  kohët. Shqiptarët nuk duhet të „shtien fall“ se nëse bëhet kështu ne do veprojmë ndryshe. Të gjithë të bërat e të pabërat janë bërë mbi kurrizin tonë. Edhe nëse tërhiqet nga qarkullimi ajo farë enciklopedie,në krye të asaj miniakademie sllave, dhe në krye të atij shteti antishqiptar,mbeten të njejtit njerëz,mbeten të njetit armiq.Këtë të fundit neve nuk mundemi ta ndryshojmë.Njerëzit që e drejtojnë politikën e atij shteti,nëse u dështon ky hap për shkak të trysnive që mund t`u vijnë nga jashtë, do të kërkojnë vazhdimisht rrugë dhe mjete të tjera për të përmbushur planet e çubrilloviqeve.

             Prandaj është e udhës dhe e domosdoshme, jo të mendojmë se ç`të bëjmë,por, të organizohemi dhe t`i përvishemi  punës për ndarjen e hiseve të atij shteti.Sa i përket bashkësisë ndërkombëtare,duhet t`u tregohet me gisht Bosnje-hercegovina.Vet ata e zgjodhën për model ate,vet ata e krijuan ate. Kohë për hamendje nuk ka ,duhet vepruar.Përndryshe,çdo lloj varianti,ose edhe themelimi i një akademie shqiptare nën“Maqedoni“ vetem zgjidhje afatshkurtër do të ishte. Përse vallë intelektualët shqiptarë,të gjitha zgjidhjet e mundshme,nën ombrellën e sllave i shohin.Përtej kësaj kohe  dhe situate,përveç ndarjes,asnjë zgjidhje tjetër s`na ka mbetur…

Lebit Murtishi
25.09.09
Bern


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx