E shtune, 21.12.2024, 12:38 PM (GMT)

Editorial

Skender Korça: Maqedonia me “kokë të ngritur”, provokuese në Ballkan

E merkure, 23.09.2009, 09:30 PM


Maqedonia me “kokë të ngritur”, provokuese në Ballkan

Nga Skender KORÇA

Konfliktet janë  po aq të vjetra sa edhe njerëzimi , ato janë një fenomen i përgjithshëm, i cili ndeshet në të gjitha rrafshet e jetës. Nuk është ekzistenca e konflikteve ajo, që është problematike apo deri edhe përbën rrezik për paqen, por janë format dhunë-favorizuese të zgjidhjes së një konflikti, të cilat mbartin padrejtësinë e u japin një përparësi të dukshme në dëm të tjerëve atyre palëve, që orientohen për nga realizimi i njëanshëm i interesave si dhe përfaqësojnë idenë, se vetëm njëra palë disponon „të vërtetën“ dhe „të drejtën“.  Ide të tilla përfundojnë shumë lehtë në mënyra veprimi dhe mendimi, që janë të orientuara për nga lojërat e shumës zero: Humbja e njërit është fitimi i tjetrit. Fituesi, kështu vijon zinxhiri i asociacioneve, është më i forti dhe ky ka të drejtën në anën e tij, por kjo lojë do ketë si rezultat gjakun në vend të “fitores” apo kërkim “fitores së nisur të maqedonasve”.
Një mjet ndihmë në konceptimin e konflikteve janë analizat e konflikteve. Ne po themi  një pyetje se do ketë apo nuk do ketë konflikt në Maqedoni me rastin e fundit të botimit të një të ashtuquajture “ Enciklopedi e Maqedonisë”?
Një konflikt vetëm se ka filluar. Është konflikti për gënjeshtrën maqedonase se çfarë ka thënë në përmbajtjen e këtij botimi që po vjellë më shumë se vrer, më shumë se ultra nacionalizëm primitiv maqedonas, më shumë problematikë edhe për rajonin, jo vetëm për shqiptarët andej. Provokimi nuk ishte vetëm në diçka që ka nxitur reagime për këtë pseudo vepër të tyre, por ka turbulluar edhe ujërat e fqinjëve si dhe bashkësisë ndërkombëtare. Reagimet e BE për këtë provokim si duket kanë nisur me papajtueshmërinë e parë të tyre. Konfliktet nuk duan që të shikohen nga larg, por ato duhet studiuar nga lindja e tyre dhe deri në menaxhimin e tyre. Reagimet e fqinjëve lindën pas provokimit të maqedonasve  kundrejt shqiptarëve, qoftë në Maqedoni qoftë kudo në Ballkan dhe gjetkë.
Të kujtojmë një konflikt të kaluar në këtë (jo) shtet, të kujtojmë atë të vitit 2001 që rezultoi më një luftë që mori përmasa sa që tronditi edhe Ballkanin dhe politikat ndërkombëtare të paqes, që në fund fare rezultoi më një fare lloj marrëveshje që kurrë nuk u jetësua ashtu si është nënshkruar e ashtuquajtura Marrëveshja e Ohrit.
Zinxhiri provokues së pari zuri fill në këtë mos jetësim marrëveshje, ngase çdo herë “sugjerohej se kjo gjë do kohë” dhe duhet të bëhet një “jetësim” i saj ngadalë.
Në këtë mënyrë lindën shumë probleme delikate: mos lejimi përdorimit i gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në këtë “shtet”, mos lejimi i përdorimi të simboleve kombëtare shqiptare, kalkulimi dhe statistika demografike që flasin për një përqindje të ulët të popullit shqiptarë në “Maqedoninë shtet”, gjëra të cilat kinse u rehabilituan më ndërmjetësit ndërkombëtar pas luftës së 2001 atje, sikur një përrallë që nuk e pa kush në realitet.
Politika maqedonase dhe zinxhiri i saj nuk po këndellën me veprimet e veta as pas nënshkrimit të asaj “Marrëveshje” që shumë herë thirret në te në politikën ndërkombëtare dhe asnjëherë nuk merr fuqinë të aplikojë atë në segmentet për çfarë lindi lufta dhe si “përfundoi” ajo. “Përfundimi i luftës” në Maqedoninë, apo më mirë të themi në një Republikë ish jugosllave e trajnuar mirë në shovinizëm serbo-maqedonas kundrejt shqiptarëve, tash një garniturë e re sikur kjo e Qeverisë Gruevski, qeveri kjo që po stimulon edhe më shumë këtë urrejtje nacionale kundër shqiptarëve atje, është rrjedhim i një skenari sllavo maqedonas për shqiptarët e asgjë më shumë.....
Bota e ndërkombëtarëve, madje Bashkësia Evropiane japin shansin integrimeve një “shteti” sikur ky që futet një ditë në Eurozonë, me këtë mentalitet kur një qeveri përkrahëse e Akademisë së Maqedonisë jep një pasqyrë gënjeshtër të një “Enciklopedie” sikur kjo e fundit kundrejt një populli, popullit shqiptarë.
Mundësia për kalim në një situate jashtë kontrolli, për një konflikt të ri po troket në dyert e këtij “shteti”, sepse të luhet me historinë e një kombi tjetër dhe identitetin e tij, nuk do lejojmë asnjë nga gjeneratat tona, sikur kjo gjenerata që jemi ne dhe ata që po vijnë pas nesh.
Gjenerata politike sllavo maqedonase e ditëve të sotme sikur kjo e Gruevskit, nuk premton më shumë tolerancë,na bënë të bindemi se të gjithë të rinjtë sikur Gruevski kryeministër qenkan më se të helmuar në urrejtje nacionale sepse në këtë akt më se barbar kanë nxitur edhe rajonin shqiptaro-ilir, trojet shqiptare ilire kodo qofshin ato, sepse ka bërë bastardim historik që është evident në këtë fare “Enciklopedi maqedonase”
Nevoja për të reaguar po lind si pasojë provokimi nga një “shtet” që lirisht të themi se nuk ka krijuar ende as identitetin kombëtar e as atë shtetëror, sikur që është Maqedonia, ku kjo “histori e tyre” ka për të ngritur sikur ka ngritur fillimisht tensione të reja ndër etnike, sepse mos gatishmëria e kësaj qeverie sllavo maqedonase dhe kinse një akademie shkencore, një “elite” për revidim gabimi, asgjësimi të kësaj “Enciklopedie” , do ikën në një ekstrem që nuk do i pëlqejë askujt, direkt në luftë të re ndëretnike, por tash për tash jo të një përmase të brendshme por të një konflikti edhe më të gjerë, qoftë për nga raportet me shtet fqinje shqiptare (që mjerisht nuk janë të bashkuara), por me të gjithë faktorët që quhen shqiptaro-ilir.
Teoritë e reja( shumë të vjetra në fokus dhe përpjekje) për bashkim kombëtar do janë tejet më të arsyeshme edhe më shumë, kjo do ju bëjë me dije të gjithë atyre që nuk kanë idenë se si bashkohen kombet do jetë një shenjë se duhet pranuar gabimin që paskan quar në mullinjtë e fqinjëve ujin për të shpërlarë edhe historinë kombëtare. Këso ka mjaftë në Ballkan që flasin shumë për shumë shtete të ndara shqiptare...mjerisht që kemi...
Akademia shkencës së Maqedonisë në të cilën janë edhe tre emra shqiptarë(mjerisht qëlluan anëtare të saj), është më malok dhe më e pa gdhendur kur ka bërë këtë akt, ngase civilizimet moderne nuk fshijnë me gënjeshtra assesi historinë dhe kulturën e tjetrit.
Një shembull shumë interesant do jetë sikur maqedonasit të kishin në përkufizimin administrativ të kufijve të tyre Piramidat egjiptiane apo sikur do i kishin vizituar shumë herë ato,vetë ata, do thonë se edhe ato janë maqedonase...Sa keq është të sulmosh tjetrin në historinë e tij..Kjo është më se revoltë, më se tmerr, më se luftë, më se ndjellje e më të keqes.

Ideja për të rishqyrtuar gabimet, është duke u vonuar nga pala maqedonase dhe po bëhet shumë e vonë, sepse ajo as që po qanë kokën se çfarë gabimi fatal ka bërë bashkë me akademinë e vet. Kjo flet më së miri se çfarë do rrjedhë në këtë situatë.
Kujdesi më primar, duhet kuptuar në reagimin e faktorit shqiptarë atje, të janë të gjithë me një zë, të mos bien pre e skenarit sllavo-maqedonas ngase “Enciklopedia” nuk është shkruar vetëm kundër njërës nga partitë politike, ngase kushdo që të ishte në pushtet, një Enciklopedi nuk shkruhet brenda një nate...
Kur kemi thënë në fillim titullin, kemi të drejtë të themi se Maqedonia me kokë të ngritur lartë, ka ngritur kokën kësaj radhe për të provokuar luftë, që me këtë rast vërtetë do ndërrohet historia, por një histori që do i takoj gjakut sepse faktet e një populli të lashtë nuk mundet të i ndryshojë askush e lëre më një “shtet” sikur Maqedonia që ka probleme më se serioze, jo vetëm me vetën e vet qoftë për emrin e saj, por tash më ka hyrë në rrugën e konfliktit më të gjerë...


(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora