Speciale
Alfred Papuçiu: I madhi Ismail Kadare i përket jo vetëm Shqipërisë por dhe mbarë njerëzimit
E hene, 31.08.2009, 07:00 PM
Ismail Kadare - Alfred Papuçiu
I madhi Ismail Kadare i përket jo vetëm Shqipërisë por dhe
mbarë njerëzimit
Përgatitur nga Alfred
Papuçiu
Isha i ftuar para një muaji,
pas kthimit tim nga Shqipëria, nga profesori i shquar zviceran, mik i
shqiptarëve, Jean-Philippe Assal. Në bisedë e sipër i thashë i entuziazmuar se
pata fatin të takohem dhe të bisedoj edhe me shkrimtarin Ismail Kadare.
Profesori i nderuar më foli me dashamirësi për shkrimtarin tonë mbarëkombëtar
që e kishte takuar gjatë vizitës së tij, para disa vitesh në Shqipëri. Më pyeti
si është me shëndet ? Ju përgjigja që m’u duk tepër mirë, megjithë
ngarkesën e madhe që përballon. Vetëm gjatë qëndrimit tim prej gjysëm ore, u
bënë disa telefonata dhe bashkëbiseduesve të shumtë, ai u përgjigjej me respekt
e dashuri. Sapo kishte marrë çmimin e Princit të Prof. Jean-Philippe Assal dhe Alfredi
Isha para një njeriu të madh
dhe të them të drejtën e ndjeja veten pak ngushtë, pasi më dukej se po i merrja
nga koha e tij e çmuar. Por ai me fjalët e tij të përzemërta më bënte të
përgjigjesha, pak me ndrojtje. Me
autografin e tij karakteristik, mora dy libra të tij të rinj. I dhashë edhe unë
dy librat e mij të fundit, në të cilat kam shkruar edhe për të dhe më falenderoi.
Por duke i parë ato në dy gjuhë, m’u drejtua ashtu thjesht : « Është
punë e madhe, Alfred, të shkruash në dy gjuhë ». Nuk po zgjatem në
hollësitë e bisedës sonë, pasi ajo lidhet me botimet, botuesit, vendin e
letërsisë sonë në Shqipëri por dhe jashtë saj. Me dashamirësi për shkrimtarët
bashkëkohës të vendit të tij, por edhe të huaj. Cdo gjë që shprehte për mua
mbetet postulatë për brezat e tanishëm dhe të ardhshëm. Përpara kisha Ismail
Kadarenë që konsiderohet me të drejtë si shkrimtari më i madh shqiptar dhe një
nga shkrimtarët më të mëdhenj të gjallë të botës.
Ndërkohë, bie zilja tek dera
e apartamentit të Ismailit, ai shkon vetë atje të hapë derën dhe hyjnë dy
zonja. Më kërkoi falje disa minuta, por gjithmonë unë isha pranë tij. Biseda me to kaloi tek realizimi i një filmi për
fisnikun tonë Ismail Kadare. Me shumë modesti, ai u përgjigj se ai është akoma
në fazat e para. Megjithëse po atë ditë ai po përgatitej të shkonte për
pushime, e vazhdoi bisedën me dy zonjat dhe dëshirës së tyre për të realizuar
një intervistë, ai ju përgjigj pozitivisht, natyrisht pas mbarimit të
pushimeve. Pas ikjes së tyre, e vazhduam bisedën në tavolinën e tij të madhe,
ku nuk kishin asnjë sekretar që ta ndihmonte në morinë e gjithë atyre letrave
që ai kishte marrë nga dashamirët e shumtë shqiptarë, por edhe të huaj. E
vetmja “sekretare” e tij, është bashkëshortja Ismail Kadare në studio
edhe në bibliotekat e shumta jo vetëm në
Gjenevë, por edhe në qytete të tjerë, si në bibliotekat e organizatave
ndërkombëtare, ku kam punuar, emri i Ismail Kadaresë zë një vend të veçantë. Në
Bibliotekën madhështore të Pallatit të Kombeve në Gjenevë, ku kam patur fatin
të punoj në fillimet e viteve 90, kërkoheshin dhe lexoheshin me kënaqësi veprat
e shkrimtarit Ismail Kadare. Dhe unë isha krenar që vija nga « vendi i
Kadaresë ». Edhe sot, shkoj kohë pas kohe tek Biblioteka e Kombeve të
Bashkuara, ku miqtë dhe ish kolegët e mij më japin disa botime lidhur me
Shqipërinë dhe shqiptarët, si edhe shkrime për kombin tonë, Kadarenë dhe
shkrimtarë të tjerë…Selia e Bashkimit Europian
E bëra këtë hyrje, të dashur
lexues, jo për t’ju përgjigjur polemikës boshe të ndonjë pene shqiptare që “do
të vrasë larg”. Duam a s’duam ne, Ismail Kadare nuk i përket vetëm Kombit tonë,
por botës letrare europiane dhe ndërkombëtare. Ai i përket mbarë njerëzimit.
Është pararendës i njohjes së letërsisë shqiptare në botë. “Gjenerali i
ushtrisë së vdekur” dhe veprat e tjera të tij, hyjnë në fondin e artë të
letërsisë botërore. Qysh i ri ishte ambicioz dhe energjik dhe me penën e tij
shumë shpejt u imponua për të rezatuar letërsia shqiptare në Europë, megjithë
censurën e diktaturës enveriane. Gazetarë të shquar, veteranë të televizionit
zviceran, si Pjer Bardë, që ka realizuar me qindra e qindra emisione përfshirë
edhe për etruskët, në bibliotekën e tij të pasur, ka radhitur në një vend
ballor, të gjitha veprat e Ismail Kadaresë, të botuara në frëngjisht, por
gjithashtu edhe në gjuhë të tjera të huaja. Ai flet gjithmonë me respekt të
veçantë për figurën dhe talentin e veçantë të shkrimtarit tonë mbarëkombëtar. Flet
me respekt edhe për Gjirokastrën e Ismail Kadaresë, kur vite më pare ishte i
ftuar në Festivalin Folklorik Mbarëkombëtar, bashkë me muzikologun Marcel
Cellier.
Enkas, në udhëtimet që kam
patur fat të bëj në botë, si rezultat kryesisht i punës me organizatat
ndërkombëtare, si në Nju Jork, Nju Xhersi, Paris, Vjenë, Kajro, Nairobi,
Athinë, Limasol, Rhodes, Romë, Bazel, Dubai, Singapur, Budapest, Florida, Palma
de Majorka etj., “gërmoj” në libraritë dhe bibliotekat e këtyre vendeve dhe
shoh se librat e Ismail Kadaresë zenë një vend nderi në raftet e tyre. Shpesh
pyes për aksh libër të Ismailit që nuk ndodhet aty dhe librashitësja thotë me
dashamirësi se tanimë është blerë.
Deri më sot nuk kam gjetur
asnjë libër te Kadaresë në kioskat apo tezgat e shumta të librave tashmë të
lexuar e stërlexuar, pasi ato ruhen në bibliotekat e njerëzve të thjeshtë, të
atyre të kulturës, të artit, por edhe të personaliteteve më të larta të vendeve
të botës.
Nuk dua të bëj polemikë këtu
në këtë shkrim të shkurtër me ndonjë bashkëkombas, apo edhe ndonjë
“qoftëlarg”, pasi nuk ja vlen të merresh me ta. Askush nuk mund ta përlyejë
figurën madhore të Ismail Kadaresë dhe të letërsisë shqiptare. Për Ismail
Kadarenë nuk mjaftojnë as disa qindra faqe të tëra për të shkruar për veprën e
tij, për jetën e vrullshme, për karakterin tepër njerëzor, maturinë, pjekurinë,
inteligjencën dhe bonsensin e tij. Ato i gjen të shkruara në qindra e qindra
botime kudo në botë. Kemi fat që një "Doctor honoris causa" është
shqiptar, kemi fat që vepra e tij ndodhet kudo: në Kongresin amerikan, në
Bibliotekën më të vjetër të botës, themeluar në shekullin e XII-të në Oksford
të Anglisë, në Universitetin Jale (SHBA), tek "Payot",
"FNAC". Një akademik francez ka thënë për Ismailin tonë: "Toujours
vous porterez l'Albanie et toujours l'Albanie vous portera" (Ju do të
mbani gjithmonë Shqipërinë dhe Shqipëria do t'u mbajë). Shqiptarët, siç
është shprehur vetë shkrimtari ynë, "e humbën Europën" dy herë, në
radhë të parë në shekullin e XV-të, si popujt e tjerë nga zgjedha otomane;
radhën e dytë, pas Luftës së Dytë Botërore, kur ranë nën thundrën komuniste;
herën e tretë, megjithëse jetojnë akoma nën "ankthin" se mos e
shohin akoma veten jashtë Europës, Ismail Kadare, ithtar europian i shqiptarëve
dhe ata që e pasojnë, do ta vënë në jetë aspiratën e bashkëkombasve të tyre, me
veprat e tyre, për ta parë edhe Kombin tonë në Brukselin e të 27-tëve.
Japonezët, Norvegjezët, Baskët, Italianët, Britanikët, Grekët, Amerikanët,
Portugezët, Zviceranët dhe natyrisht Francezët kanë qënë lexuesit e parë të
Ismailit tonë dhe janë besnikë ndaj tij, do apo s'do ndonjë Akademik
shqiptarofolës, apo ata që për dy kacidhe hedhin anatema ndaj tij. Lexuesit e
shumtë të veprës së Ismailit në botë janë mësuar të deshifrojnë qysh në kohën e
diktaturës së E.H., mesazhet që përmbanin veprat madhore të Ismail
Kadaresë. Francezi i shquar Moris Dryon (Maurice Druon) ka deklaruar për
Ismailin fisnik: "dëshmitar i Shqipërisë për Shqipërinë, ju u kthyet në
universal" (botëror). Përsëris: jam i mendimit se figura e Ismail
Kadaresë, këtij shkrimtari të shquar të kombit tonë, por edhe të botës moderne,
të shekullit të njëzetë, nuk duhet të përlyhet, as nuk duhet të denigrohet,
pasi nëpërmjet tij dhe veprave të tij, shumë qytetarë të botës, zviceranë, amerikanë,
francezë, anglezë, afrikanë, të Amerikës Latine, australianë, kanë mundur të
njohin edhe Shqipërinë e vogël, me njerëz të mirë, mikpritës, me karakter,
luftëtarë trima, por edhe që e kanë dashur dhe e duan paqen dhe fqinjësinë e
mirë. Ismail Kadareja ka bërë shumë edhe për Kosovën. Mjafton të përmendim
letrën që i ka dërguar para disa vitesh ish Presidentit Francez lidhur me
masakrat e serbomëdhenjve. Ai shkroi aq bukur parathënien e librit të Ibrahim
Rugovës “Ceshtja e Kosovës” që u botua nga shtëpia botuese me prestigj
“Fayard”. Anatemat kundër Ismail Kadaresë godasin indirekt dhe çdo shqiptar të
ndershëm kudo qoftë. Kadareja nuk i përket vetem kombit tonë, por edhe kombeve
të tjerë, ku ai ka fituar zemrat e miliona njerëzve me shkrimet e tij për
Shqipërinë dhe shqiptarët. Midis të tjerëve mund të përmendim lexuesit e veprës
së Kadaresë, etnologët e huaj, veçanërisht francezë, të cilët janë magjepsur
nga romanet e tij, në të cilat ata kanë gjetur tema që për ta janë të
shtrenjta: nderi dhe fjala e dhënë, mikriptja, martesa, por gjithashtu
identiteti kombëtar, transmetimi gojor, epopeja. Vepra e tij shpesh duket, për
këtë arsye, si një dritare mbi një shoqëri dhe një kulture që më parë ishin të
mbyllura për etnologët e huaj, deri në 1990 dhe që për shkak të “hermetizmit”
të shoqërisë shqiptare deri atëhere, ishin të panjohura në krahasim me vendet e
tjera të rajonit. Ismail Kadare është cilësuar me të drejtë nga studjuesit e
letërsisë botërore si “antikonformist”, “rezistues i heshtur”, “një kundërshtar
i heshtur i regjimit”, deri sa u kthye në një aktivist i palodhur kundër
tiranisë. Ai është një shkrimtar gjeni, vepra e të cilit u kthye në një
simbol shprese. Le të kujtojmë, të dashur lexues, se gjatë lëvizjes së
studentëve dhe manifestimeve të mëdha antikomuniste të viteve 1990-91,
demostruesit mbanin në duar pankarta, me portretet e patriotit të shquar
shqiptar Fan S. Noli dhe të Ismail Kadaresë, si dhe të dy personalitete që
simbolizonin Europën, humanizmin dhe një kulturë të vërtetë kombëtare. Veprat e
Kadaresë tanimë ishin bërë pjesë përbërëse e shpirtit të të rinjve, të atyre
mësuesve atje në fshatrat e thella dhe në malet tona që lexonin veprat e tij
dhe mësonin gjuhë të huaj, në vend që të ktheheshin në saharoshë kafenesh.
Ismaili ishte simbol i emancipimit dhe formimit të tyre kulturor. Ai u kthye në
një idhull për një numër krijuesish të rinj që guxonin të shprehnin disa
mendime antikonformiste në veprat e tyre. Ismail Kadaresë ju desh të përballojë
me dinjitet thëniet kërcënuese: “Dëgjo Ismail! Partia dhe populli të ngritën në
Olimp. Në rast se ti nuk qëndron besnik idealeve tona, ata do të të hedhin në
humnerë”. Kërcënim i hapur në praninë e gruas së Diktatorit. Por Ismail Kadare
nuk ishte më një shkrimtar modest i viteve 60-të dhe veprat e tij tanimë ishin
botuar jo vetëm në Francë, por edhe në vende të tjera. Inteligjenca dhe pena e
tij e mprehtë ishin mbi diktaturën, o ju kritizerë qaramanë që shpini pa dashur
ujë tek mulliri i serbomëdhenjve dhe atyre që duan të na denigrojnë me “mashat”
tona mjerane!
Akuzuesit pseudo-intelektualë
të sotëm dhe të djeshëm, nuk kanë të drejtë morale ta gjykojnë Ismail Kadarenë
dhe letërsinë shqipe që ai përfaqëson sot në botë, bashkë me pasardhës të tij
të denjë që po shtohen në numër, pasi ata në fakt me heshtjen e tyre ose me
entuziazmin e tyre finok, i kanë shtuar jetën regjimit diktatorial në Shqipëri.
Vepra e tij gjigande, siç është shprehur shkrimtari dhe miku i mirë Vasil
Qezari, do të kishte humbur po të përfundonte Ismail Kadare në “gulaget” shqiptare,
siç deshën ta linçonin nostalgjikët atë, pas botimit të “Dimrit të vetmisë së
Madhe”, apo të poemës “Pashallarët e Kuq”. Pra ne duhet të krenohemi nga prania
e një gjeniu si Ismail Kadare, talenti i të cilit është një thesar në serinë e
veprave të tij, të cilat konsiderohen me të drejtë, jo vetëm “krenaria e
kultures shqiptare, por edhe e kultures europiane dhe si pasojë e gjithë
botës”.Kosova dhe Europa
Nuk dua të përmend akoma më
tepër titujt që ka marrë Kadareja në Francë apo gjetiu, përveç atyre që
përmendëm më sipër, apo sa kryetarë shtetesh njohin më mirë Ismail Kadarene dhe
veprën e tij, se sa një president republike të çdo vendi qoftë. Duam a
nuk duam ne, ai nuk ka nevojë per ne, ne kemi nevojë për të, për gjithçka ai do
të shkruajë edhe tani edhe në të ardhmen për kombin e tij të lashtë, për
Gjirokastrën e tij, apo për Tiranën, Shkodrën loce, Durrësin, Lezhën e Krujën e
Skënderbeut, Tropojën dhe Valbonën, Sarandën, Vlorën, Fierin e myzeqarëve
punëtorë e të ndershëm, Korçën, Pogradecin e njerëzve mikpritës, Prishtinën e
Gjakovën.
Për respekt të atyre që e
vlerësojnë letërsinë shqipe dhe Ismail Kadarenë, po ju jap lexuesve vetëm disa
pasazhe të vlerësimeve që ju bënë atij, më 28 tetor 1996, trembëdhjetë përpara,
kur ai u pranua si anëtar bashkëpunëtor i huaj i Akademisë së Shkencave Morale
dhe Politike të Francës. Ismail
Kadare zuri atëhere vendin e filozofit dhe moralistit të madh Karl Popper.
Presidenti i asaj Akademie Zoti Alain Plantey, ndër të tjera u shpreh atë ditë:
“Zoti President i nderuar i
Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha, e konsideron pranimin e shkrimtarit të
madh Kadare në Akademinë e Shkencave Morale dhe Politike, si një ngjarje të një
rëndësie të veçantë për gjithë kulturën shqiptare dhe si një dëshmi e
përpjekjeve fisnike që bën Franca për të bërë të njohur kulturën dhe historinë
shqiptare. Shqipëria do t’i jetë atij gjithmonë mirënjohëse”.Pavarësia e Kosovës: piktura e Dolor Hasanaj
Dhe Presidenti i Akademisë,
lidhur me këtë vlerësim të Presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha tha: “Duke e
vlerësuar autorin e shquar të këtyre fjalëve, Akademia është e ndjeshme ndaj
kësaj dëshmie“.
Pastaj Zoti Alain Plantey
përmendi tiparet kryesore të personalitetit të Ismail Kadaresë dhe të veprës së
tij, cilësitë e të cilave vlerësohen kudo. “Në rast se ju jeni në mënyrë të
pakundërshtueshme një shkrimtar, tha ai, veprat tuaja kanë, në gjithë botën,
një kuptim të fuqishëm…Duke ju zgjedhur juve, ne caktojmë natyrisht një
Europian të një soji të veçantë, një Ballkanik, që për më tepër është shqiptar,
përfaqësues i shquar i një prej Kombeve dhe prej kulturave më autentike
ballkanike. Në rast se sot, si për shumë në Europën Qëndrore dhe Ballkanike,
Shqipëria sheh drejt Perëndimit liberal, ky Perëndim, nga i cili në të vërtetë
komunizmi kishte frikë, kjo është pikërisht në sajë tuajën. Ju keni treguar
fuqinë etike dhe politike të mesazhit letrar, kur ai mbështetet në kurajon dhe
talentin. Vendi juaj është ashtu si duket midis nesh.
Pastaj, ai ja dha fjalën
anëtarit tëi Akademisë, Zotit Henri Amouroux, i cili ndër të tjera theksoi:
“Cilin po pranojmë ne sot: romancierin
Ismail Kadare, njërin nga më të mëdhejtë të kohës sonë…Por në 1989, Ismail
Kadare ka qënë zgjedhur anëtar korespondent i seksionit të histories dhe
gjeografisë të Akademisë sonë. Një romancier në seksionin tone të histories dhe
gjeografisë? Më kujtohet atëhere, Ismail, se u thashë kolegëve të mij, i
bindur menjëherë se e gjithë vepra juaj ishte e pandarë nga gjeografia e një
vendi që Ptolemeu, i pari, e quajti Albanoï, emër që mendohet se ai i referohej
në këtë mënyrë maleve, këtyre maleve, që zënë dy të tretat e territorit, që
ishin strehë jo vetëm e të gjitha rezistencave ndaj të gjithë pushtuesve, por
gjithashtu e muzikës, valleve, kostumeve, dhe ajo që është kryesorja e gjuhës
shqipe”.
Mariam M’Raihi, në studimin e
vet „Ismail Kadare apo frymëzimi prometheian“, ndër të tjera shkruan: „Ismail
Kadare, shkrimtar humanist dhe progresist, ka zgjedhur për të ilustruar
mendimin e tij, për të rilindur një zot më njerëzor se sa njerëzit: Prometheun“.
Ismail Kadare, më tepër se
kushdo, në çdo rast, ka mbrojtur çështjen e ligjshme të Kosovës dhe s’ka shumë
kohë, në një intervistë në emisionin „Rubikon“, më 8 qershor 2009, kur vizitoi
për herë të parë, Kosovën, shtetin më të ri në Europë, pas shpalljes së
Pavarësisë e ka cilësuar atë „luani“ i Europës. „Shqipëria dhe Kosova, theksoi
ai me forcë, duhet të ndjehen mirë në këtë kohë. Europa ka bërë luftë për ta,
ata e merituan plotësisht, ata tërhoqën vëmendjen e këtij kontinenti dhe ata
duhet ta ruajnë këtë simpati. Këtë simpati duhet ta ruajnë mbi të gjitha për
veten e tyre, sepse jetojnë në këtë kontinent, në këtë familje dhe duhet të
jemi mirë me ta“.
Mjafton kaq për të respektuar
Ismail Kadarenë, i cilësuar „fenonem“, një shqiptar bashkëbesëlidhës i yni,
pasi duam as nuk duam, ai është i respektuar nga njerëz modestë, letrarë,
shkrimtarë, historianë, shkencëtarë, por edhe Presidentë të botës mbarë.
Të heq Kapelen miku im i
mirë, modest, por penë artë, Ismail dhe ty Helenë që ke qëndruar gjithmonë
pranë tij në Shqipëri, Francë e gjetiu, ku ju kanë shpënë rrugët e jetës,
si në Guernessey për Hygoin ka qënë Zhulieta dhe për Soljeniçinin ka qënë
Matriona. Ju keni qënë për të "një mbështetje edhe në çastet më të
errëta të vetmisë dhe të braktisjes" por edhe në çastet dhuratë të lavdisë
së tij të merituar të sotme. Së bashku ne do bëjmë çmos dhe do ndikojmë që
Njeriu ynë i Madh, Ismail Kadare të marrë faktikisht çmimin "Nobël"
që e ka merituar prej kohësh.