E enjte, 14.11.2024, 05:34 PM (GMT)

Mendime

Milazim Kadriu: Komunikatë për shtyp e SHBP, dega në Besianë

E hene, 31.08.2009, 04:14 PM


Mbajtja në burg e aktivisteve të Vetëvendosjes, nuk i kontribuon stabilizimit, apo ndryshimit të opinionit publik

Nga Milazim Kadriu

Në një komunikatë për media të Shoqatës së Burgosurve Politik, Dega në Besianë ndër tjera thuhet se "Mbajtja në burg e aktivisteve të Lëvizjes Vetëvendosje, nuk i kontribuon stabilizimit, apo ndryshimit të opinionit publik se ata kanë bërë diçka që mund të kualifikohet si krim, sepse ashtu siç edhe e mendon populli i Kosovës, se nënshkrimi i protokollit për gjoja shkëmbimin e informatave në mes të EULEX-it dhe shtetit serb është shkelje e sovranitetit të Kosovës, edhe ashtu të cenuar rëndë nga strukturat paralele serbe dhe nga nderhyrja e shtetit serb. Aktivistet e Lëvizjes Vetëvendosje të cilët bëjnë luftë të drejtë politike për ta krijuar sovranitetin e mirëfilltë të shtetit të Kosovës, gjë që është edhe me kushtetutë, kanë shkaktuar një dëm fare të vogël material, të riparueshëm, ndërsa strukturat paralele dhe paramilitarët serb në veriun e Kosovës kanë shkaktuar dëme të pariparueshme dhe kjo ndaj ndërkombëtarëve duke vrarë polic dhe askush nuk është përgjigjur për këtë.
Ne shqiptarët kemi bërë shumë vite burgje, madje me shekuj, për ta sendërtuar ëndërren e Lirisë dhe pavaresisë, e edhe atëherë për ne shqiptarët thuhej se po i shkelin ligjet dhe kushtetuten. Pra ashtu siç po trumbetohet edhe tani me rastin e arrestimit dhe burgosjes së aktivisteve të Lëvizjes Vetevendosje, se gjoja kanë shkelur kushtetutën dhe lidhet pozitive. Kjo është një gjë fare e thjeshtë! Përse këto ligje po i shkel EULEX-i duke anashkaluar vullnetin e popullit?
Aktivistet e Lëvizjes Vetevendosje, as që do të ndermerrnin një aksion të tillë, nëse do të sëndertohej vullneti i popullit për shtetin funksional dhe me sovranitet të pa cenuar. Shkaqet janë tek EULEX-i, e jo te Lëvizja Vetevendosje, andaj dega e Shoqatës së të Burgosurëve politik në besianë kërkon lirimin e aktivistëve Lëvizjes Vetevendosje të arrestuar ditë më parë dhe ndërprerjen e çfardo lloj procedure ndaj tyre,thuhet në fund të komunikatë stë nënshkruar nga sekretari i degës së SHBP, Bajrush Behrami..


(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora