Kulturë » Kozeta
Kozeta Zylo: Adem Jashari - Burri që lindi në Ditën e Flamurit dhe u bë Flamur i Lirisë
E shtune, 20.02.2021, 06:12 PM
Adem Jashari
Burri që lindi në Ditën
e Flamurit dhe u bë Flamur i Lirisë
Nga
Keze Kozeta Zylo
Zoti
kishte planifikuar që në Ditën tonë të Shenjtë të Flamurit të sillte Ëngjëllin
mbrojtës të trojeve tona etnike. Dhe e
solli. Ai ishte Adem Jashari. Babai i tij dhe familja shtin me pushkë, kur
në familjen e tyre erdhi djali. Gëzim më
të madh nuk kishte. Ai erdhi në Ditën e
shenjtë të Kombit. Babai e uroi: “U
bëfsh Lis për Atdhe!
Janë
të rastësishme, por ja që më duhet te besoj tek mistikja, tek legjendat e
Kombit tim, se 28 Nëntori është Dita e Flamurit, por është dhe dita e lindjes
së një Heroi, është dhe dita publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më 28
nëntor 1997.
Historitë
mahnitëse të luftës së tij të jashtëzakonshme për Kosovën do të tregohen brez
pas brezi, historitë e tij do të jenë frymëzuese.
Personalisht e vizitova Kosovën në vitin e Lirisë në korrik të vitit 2008-të dhe u pritëm nga Presidenti i parëi Kosovës Prof.Dr.Fatmir Sejdiu. Vizita e parë ishte në Kompleksin “Adem Jashari”. Unë jam rritur me jetën e heroit Asim Zeneli i cili e derdhi gjakun në tokën e prindërve te mi në arën e Gjonajve, aty ku ra heroikisht duke luftuar kundër ushtrisë fashiste italiane. Ne gjithmonë jetonim ngatë parët tanë me heroizmin e tij dhe të popullit mezhgoranas.
Natyrisht
qëndrimi im para Kompleksit “Adem Jashari” ishte e një gruaje të pjekur dhe
ndjesitë ishin gati si në një çmenduri me hone të zeza që pret të rrëzohesh, por
akoma je nën torturë në ajër e pa rrëzuar, e pakallur, kur sheh qindra vrima
plumbash në mure, në pemë, në furrë të bukës e kudo…
O
Zot, ç’pamje heroike të shfaqet para syve!
Si lis i papërkulur qëndron heroi Adem Jashari përpara shtëpisë së tij,
ne Prekaz aty ku ra heroikisht!
Para
asaj pamje të pushton një ndjenjë, si rrallë herë!
Aty
prek me dorë heroizmin e vërtetë, abstraktja të kthehet në konkrete. Aty të përshëndet hijerëndë dhe krenar, ai që
i dha Kosovës 58 vetë nga familja e tij!
Qëndrojmë
përpara varreve, një heshtje dhe kotka lotësh të mblidhen në grykë, ndërsa dy
ushtarë të përhershëm bëjnë roje duke nderuar heronjtë që derdhën gjakun lumë
për Lirinë e shtrenjtë.Pasi vendosim buqeta me lule, ciceroni Rifat Bejta, një
mësues mjat i apasionuar na tregoi me detaje luftën epope të legjendarit
Jashari. Ndërkohë në fushat me hektarë
të tërë, pronë e Jasharëve nipi i mbetur gjallë nga lufta, koloneli ushtarak
korrte grurin me kombajnë, dhe të gjitha të ardhurat nga kjo tokë kalonin për
të vobektit.
Kudo
që të hidhje sytë, do të ndesheshe me objekte lufte, oda të mëdhaja miqsh, me
oxhaqe, por që kishin parë shumë gjak, vrima plumbash, furrë buke që gatuhej
për familjen e madhe të Jasharëve, etj…
Lart
në kodër në vijë ajrore dukej pika ku kishin qëndruar serbët, kuçedra me shtatë
kokë për të vezhguar gjithë veprimet heroike të Jasharëve, ndërsa përballë
ishte bunkieri ku Adem Jashari ishte fshehur për vite me radhë nga shkjau!
Duke
u ngjitur në kështjellën e tyre, brenda ishte dhoma shpuar nga plumbat, ku më
parë mblidheshin komandantët e UCK-së për organizimin e Luftës kundër serbëve!
Kompleksi
“Adem Jashari” është një vend pelegrinazhi për luftën e Kosovës, është një legjendë
e gjallë, në një vend me qiell të lirë kosove.
Në
këtë kompleks takuam dhe ushtarakë të KFORIT, si A.Ryon nga Austria i cili
ishte tepër krenar që shërbenin për Kosovën dhe popullin e saj.
Kjo
legjendë e jashtëzakonshme e një familjeje të tillë është e palexuar në ndonje
libër ose histori botërore, pasi aty ranë heroikisht burra, gra dhe fëmijë duke
luftuar kundër Hitlerit të Ballkanit Sllobodan Millosheviç. Ata u flijuan familjarisht për trojet etnike.
Ai
është si një Ant? dhe do të mbetet
legjenda më e rrallë në fondin e artë të historisë kombëtare, ai e sfidoi
kuçedrën serbe me 7 kokë, sepse nuk i shkëputi lidhjet kurrë me tokën e
Drenicës, me tokën e Kombit te tij, ai vazhdon të marrë fuqi prej saj.
Kjo
fuqi që merrte nga toka Anteu i Kosovës, të kujton ideologun dhe profesorin
ballëndritur Sami Frashërin i cili ka thëne: “Dashuria për Atdhe është topi që
shkatërron kalatë më të forta dhe kalaja që mund t’ju qëndrojë topave më të
forte”.
Ai
kishte ndërtuar kalane e tij si të Krujës së Skënderbeut për t’i bërë ballë
genocidit serb, por me dallim se ushtarët e Anteut ishin familja e tij e madhe.
Me
të drejtë Bernard Kouchner kryeadministratori i Parë i Kosovës i njohur me
historinë e jashtëzakonshme të Jasharëve ka thënë: “Nëse do të kishte çmim
Nobel të Lirisë familjes Jashari i takon të parës”.
Ndërkohë
befasohem qe nuk ka çmim për Lirinë nga Nobel, ku për Lirinë vazhdon të derdhet
gjaku oqean ndërkohë pa Lirinë je thjesht një skllav.
Adem
Jashari është një institucion ushtarako-edukativ. Adem Jashari është strateg i Luftës
heroike. Ai nuk u dorëzua përballë
makinës serbe e cila ishte tejet e fuqizuar në armatim, ushtri, por motoja e
këtij Heroi rrënjosur në gjak ishte:
“Armët
nuk i kemi marrë që t’ia dorëzojmë armikut, por që ta luftojmë deri në fishekun
e fundit.”
Më
datat 5, 6 e 7 mars 1998, ranë si heronj dhe më pas u masakruan nga serbët
anëtarë të familjes Jashari, 20 prej tyre nga familja direkt e Adem Jasharit.
Në
këtë sulm nga më barbarët në histori i mbijetuan Bashkimi, djali i Rifatit, i cili
arriti t’i largohej rrethimit, si dhe Besarta, vajza e Hamzës qe pa tragjedinë
me sy si në veprat e Shekspirit. Unë jam
e sigurtë se Adem Jashari po të ishte gjallë do tëna thoshte të gjithëve ashtu
siç shkruan Euripidi: “O, kurrë mos u lodh për ndihmën që i jep Atdheut”!
Adem
Jashari e dinte mirë se mbrojtja e Atdheut kërkon sakrificën më sublime, kërkon
dashurinëmëhyjnore, sepse vetëm me këto bëhesh dalazot i Kombit. Ai para se të vritej në fushën e betejës
kishte thënë: “Nuk do të dorëzohem për së
gjalli, vrastarët nuk do të kalojnë veçse mbi trupin tim të vdekur”.
Qe
në orët e hershme të mëngjesit të 5 marsit 1998, në Prekaz u sulmua familja
Jashari nga kriminelët jugosllavë që përbëheshin nga transportues të blinduar
me rreth 7-8 mijë trupa. Sulmi zgjati 3 ditë dhe 2 netë dmth, më datat 5, 6 e 7
mars 1998. Një predhë e rëndë ra përmes
çatisë, duke vrarë një numër të anëtarëve të familjes. Bombardimet e
vazhdueshme për nja 36 orë ia mundësuan policisë më në fund të hyjnë në shtëpi.
Organizata
"Amnesty International", në një raport të bërë për luftën, tha se
sulmi kishte për qëllim eliminimin e të gjithë dëshmitarëve. Adem Jashari së
bashku me anëtarët e familjes së tij u vranë. Gjithsej 58 persona janë vrarë,
në mesin e tyre 18 ishin gra dhe 10 fëmijë nën moshën 16 vjeçare. Këtij sulmi i
mbijetoi vetëm Besarta Jashari (asokohe 11 vjeçare).
Heroizmi
i kësaj familje kombëtare do të dëgjohet dhe tregohet brez pas brezi, sidomos
në Ditën e Shenjtë të Flamurit, ngase Adem Jashari ishte burri që lindi në
Ditën e Flamurit dhe u bë Flamuri i Lirisë.
Për
heroizmin e Jasharëve në këtë ditë të Pavarësisë së Kosovës:
Dashkam
sonte ta trand botën,
Ngricën
e lotit ta bëj krua,
Për
Kombin, të ngre Flamurin,
Me
Kosovën mish e thua…
Autorja është shkrimtare, poete, publiciste, mësuese dhe
bashkëthemeluese e Shkollave Shqipe në New York “Alba Life” Ambasador i Kombit.
20 shkurt, 2021
Staten Island, New York