Mendime
Anton Berisha: Politika e idesë së sëmurë që po izolon Kosovën
E hene, 21.12.2020, 11:46 AM
POLITIKA E IDESË SË SËMURË QË PO IZOLON KOSOVËN
Nga
Anton Berisha
“Arritja
e lumturisë duhet t'u lihet përpjekjeve tona private", thoshte filozofi i
madh Karl Popper.
Prandaj,
shtonte ai, se “ racionalizmi utopik
është një racionalizëm vetmundues, dhe pavaresisht se qëllimet e saj janë
dashamirëse, ajo nuk sjell lumturi, por vetëm mjerimin e njohur të dënimit për
të jetuar nën një qeveri tirane.”
Me
një fjalë, problemi i mendësisë komuniste, nuk ishte vetëm në aplikimin e saj
të gabuar por sëmundja ishte sistematike, në vet idenë e saj.
Kush
më mire se kombi shqiptar nuk e ilustroi ne keto 80 vite, këtë murtajë qe solli
mjerimin kolektiv dhe krijoi dy mure artificiale ne emer te sjelljes se
lumturise kolektive:
-
murin artificial me kontinentin amë europian dhe me kulturen e saj
-
murin artificial brenda shqiptar, sidomos Kosovë-Shqipëri, ku u tentua qe kjo
ide te dominoj mbi historinë, gjuhën, kulturën e identitetin tonë t?
përbashkët.
Mendimtari,
filozofi e politikani dr. Ibrahim Rugova, gjithe jeten ia kushtoi kapercimit te
ketyre dy mureve duke arritur mrekullueshem te bind boten perendimore se
arbnorët iu kthehen vetes në traditë, në vizionin e idesë së lirë, siç thoshte
Albert Camus: “lirinë jo vetem per vete, por per te gjithe”, qe ne thelb
ishte promovim kulture bashkimi,
solidariteti e humanizmi brenda popullit të vet, per ta zgjeruar edhe me popuj
tjere, si nje parakusht ne idenë e integrimeve europiane, ku vlera e lirisë,
dinjitetit njerezor dhe e bashkimit ne dallime janë sipërore.
Dhe,
ky percaktim per vlerat e demokracise perendimore beri qe ajo bote t’i mundësoj
kombit shqiptar ne Kosove, te fitoj lirine dhe shtetin e vet per t’i hapur
rrugen e perparimit brendakombetar me Shqiperine dhe me kombet e Europes.
Pas
vdekjes se dr. Rugoves e deri me sot, politika kosovare dominohet nga
politikanë te mendesise se idese se semure te prototipit enverian, duke e
‘pasuruar’ me zhvillimet e kohes, siç thoshte filozofi Pascal Bruckner, të një
bashkedyzimi ideologjik te ekstremeve te majta ateiste e fetare lindore, qe
synim te perbashketa kanë luftimin e sistemit dhe kultures perendimore, qofte
ne modelin e saj ekonomik, demokratik dhe humanist.
Kjo
kategori politikanesh, ne gjithe kete periudhe eshte duke ricikluar dhe
promovuar konfliktet artificiale ndermjet Kosoves dhe Shqiperise, qe tashme
jane bere publike, si dhe eshte duke e izoluar Kosoven si asnjehere me pare nga
bota perendimore, qe nga renia e Murit te Berlinit.
Një
iluzion i lumturise se promovuar nga keta politikane, deshmon se ndonese
historia nuk perseritet, ngjarjet perseriten, dhe NE, jo per here te pare, ne
vend te rruges se trasuar politike që nga rilindasit e deri te dr. Rugova,
rruges se perparimit dhe integrimit europian, jemi kthyer ne mendesinë
ideologjike te popujve qe na kane roberuar ne shekuj, që na kanë lene me te
varferit dhe me te mjeret ne kontinent.