Kulturë
Agim Gashi: Zambaku i Strellcit
E diele, 20.12.2015, 02:07 PM
AGIM GASHI
ZAMBAKUT TË STRELLCIT
(Kushtuar Donjeta Pajazitajt që u vra mizorisht nga dora kriminale)
Donjetë lule, e lumja gjanë
Kujtim nanës çka i ke lanë?
Ta kam lanë e lumja nanë
Gjakun tim derdhun nën thanë.
Po pse gjak moj bi dhe n´zemër
Krimineli mos past emen!
Skemi ndi as skemi pa
Me pre burri vasha e gra.
Ah moj bijë Ty të pastë nana
Kush të vrau nën` geshtaja?
Kush ta ndau rriten Ty,
N´male t´Strellcit nën` lajthi?
Ta ban nana vorrin shtrat
E të veshim me duvak,
N´vend t´xherdekut vorr´ i zi
Me u ba dhe në këtë rini.
Donjetë bijë, e lumja nanë
Ti ngjyn nana duert me kanë,
Vinë krushqit e lotojnë
N´vorre t`Strellcit nuse t´qojnë.
Fli moj bijë nëpër jehona
Stë harrojnë ma malet tona,
Të panë mirë, stë humbi nderi
Andaj të vrau krimineli.
Vorri yt për sot e jetë
Pikë takimi na ka mbetë,
Të vjen nana mall` me mbytë
Me lotë lulet me ti ujitë.
20.12.2015
Düren