Gjon Keka: Vox populi, vox Dei dhe tre simptomat e jostabilitetit institucional apo politik nė Kosovė

28.04.2026, 06:55 PM (GMT+1)

Vox populi, vox Dei dhe tre simptomat e jostabilitetit institucional apo politik nė Kosovė

Nga Gjon Keka

Pėr tė patur stabilitet institucional njė shtet duhet tė ketė njė qeveri qė i kryen punėt e shtėpisė deri nė mandatin e fundit tė saj dhe qė pėrmbush pothuajse 90 % tė programit tė saj nė fushat tė pėrgjithshme tė shtetit duke e vendos kėshtu shtetin nė pozitėn mė tė mirė se sa qė e ka gjetė kur ka ardh nė pushtet apo se sa ishte nė mandatin paraprak.

Poashtu stabiliteti institucional ėshtė i rėndėsishėm kur parlamenti apo kuvendi e ka kryer punėn e tij me pėrkushtim dhe ka arritė me sukses tė miratoj ligjet e nevojshme brenda afatit tė pėrcaktuar.

Si dhe presidenti nėse e ka kreyermandatin e tij tė plotė dhe ka qenė njė rojtar i kushtetutshmėrisė dhe ka luajtur rolin e ndėrkombėtarizimit tė shtetit dhe forcimit tė politikės sė jashtem tė vendit duke e bėrė shtetin e Kosovės tė barabartė nė tryeza ndėrkombėtare dhe nė fusha tjera tė interesit tė pėrbashkėt tė shteteve.

Nėse njėra nga kėto nuk e ka kryer mandatin e plotė atėherė kjo ka treguar se ka mungesė tė stabilitetit institucional apo krizė politike. Institucionet pėr tė punuar pa pengesa deri nė fund tė mandatit tė tyre duhet t'u krijohen rrugėt apo kushtet e ato janė: bashkėpunimi pozitė -opozitė,interesi nacional pėrballė interesave tė ngushta partiake e egoiste etj.

Por nuk ėshtė vetėm kjo, por duke parė qė pas shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės dhe krizave institucionaal apo politike tė herėpashershme mund tė vijė nė pėrfundim se kemi tė bėjmė me tre simptome tė cilat janė tanimė tė shfaqura qė po prodhojnė jostabilitet instituiocnal.

E para ėshtė mungea e ndryshimeve kushtetuese tė cilat janė tani tė nevojshme pėr shkak se Kosova nė kėtė kohė ėshtė nė njė periudhė apo fazė tjetėr tė shtetndėrtimit tė saj, ajo gjendet mė sovrane, mė demokratike, mė afėr aspiratės sė saj integruese nė institucionet e familjes europiane, mė e pavarur se sa ishte nė kohėn e mbykqyrjes sė saj nga ndėrkombėarėt, e anėtarėsuar nė disa institucione ndėkrombėtare dhe e njohur nga shumė vende tė botės etj etj. Duhet ditur se ēėshtjet kushtetuese nuk janė vetėm apo ekskluzivisht ēėshtje thelbėsisht ligjore, por edhe ēėshtje pushteti. Kushtetuta e vėrtetė e njė vendi ekziston vetėm nė marrėdhėniet aktuale tė pushtetit qė mbizotėrojnė brenda atij vendi, kėshtu qė kushtetutat e shkruara kanė vlerė dhe qėndrueshmėri vetėm nėse janė shprehja e saktė e marrėdhėnieve aktuale tė pushtetit qė ekzistojnė nė shoqėri dhe se kėto janė parimet qė duhet tė mbėshten. Prandaj duke parė kėtė ka ardhė koha tė bėhen ndryshme kushtetuese qė e forcojnė jo pushtetin e dikujt, por, institucionet, pastaj e largojnė Kosovėn nga krizat e vazhdueshme dhe jostabiliteti institucional e politik.

E dyta pėr tė patur njė demokraci qė e tregon veten e saj tė gjallė e autentike duhet qė pragu zgjedhor qė ėshtė aktualisht nė republikėn e Kosovės 5% tė zbrit nė 3%, kjo do tė tregonte njė pėrfshirje mė tė madhe dhe tė ndryshme tė zėrit qytetar nė institucione dhe do tė krijonte mė shumė zgjidhje nė krijimin e koaliconeve qė do tė mund tė prodhonin edhe stabilitet institucional dhe nuk do tė kishte mė varėsi nga koalicione tė panatyrshme, dhe

E treta mungesa e bashkėpunimit tė ngushtė e serioz pozitė-opozitė sidomos nė tė mirėn e shtetit dhe tė ardhmes sė brezave. Opozita duhet ta kuptojė se ėshtė jo vetėm ajo qė i sheh gabimet e pozitės dhe kėrkon korrigjime ,por edhe bashkėpunuese pėrballė interesave partiake, sidomos nė rast se vendi gjendet nė krizė politike, ka mungesė stabiliteti apo ndonjė problem tjetėr qė duhet natyrshėm ta zgjidh bashkė me pozitėn, sepse fuqia e opozitės nuk mund tė jetė e njėjtė me atė tė pozitės ,prandaj edhe kontributi i saj nė zgjdhje tė krizaave dhe ta stabilitetit institucional duhet tė jetė nė pėrputhje me to.

Askujt nuk i ka faj Albin Kurti dhe Lėvizja Vetėvendosje pse i kanė fituar mbi 51 % tė votave nga qytetarėt, sepse jo rastėsisht ekziston proverba: „Vox populi, vox Dei", qė tregon se mendimi apo vullneti i shumicės ka njė rėndėsi nė demokraci dhe ai duhet tė njihet e tė pranohet edhe nėse nuk i pėlqen dikujt. Kėtė vullnet nuk mund ta ndryshoj askush,sepse ėshtė vullnet i njė shumice dhe se inatet apo zilit e pengesat nuk mund ta ndryshojnė kėtė shumicė, vetėm sa mund ta shtojnė shumicėn qė pėrkrahin atė dhe Lėvizjen Vetėvendosje. Nga kjo zėri i qytetarit e fton edhe opozitėn qė tė kontribojė nė tė mirė tė vendit dhe tė forcojė tė gjitha fushat e shtetit dhe institucionet sėbashku duke mos i hedh gur kėtij vullneti tė shumicės, por duke bashkėpunuar, arritė kompromise dhe duke menduar gjithnjė pėr tė mirėn e brezave dhe tė ardhmes sė shtetit dhe popullit tė Kosovės. Nė lidhje me kėtė duhet nėnvizaur kėtė sė fundi Albain Kurti dhe Lėvizja Vetėvendsoje e bėri njė propozim,pra e theu akullin pėr zgjedhjen e presidentit duke i dhėnė kėshtu mundėsin zgjidhjes sė kėsaj pune, duke i kėrkuar opozitės t'i vendosin tre figura unifikuese e tė pranueshmė nė tavolinė pėr tė arritė tė njė zgjidhje, Por kjo nuk ndodhi pasi qė ky propozim nuk u mor parasysh e seriozisht nga opozita dhe kėshtu vendi gjendet tani nė prag tė zgjedhjeve qė nuk zgjidhin asgjė, por e pėrsėritin veten me rezultatin pothuajse tė njėjtė dhe tė humbjes sė kohės e shansit qė Kosova tė kishte njė president unifikues.