Gėzim Marku: Intervistė ekskluzive me shkrimtarin, mėsuesin dhe veprimtarin e ēėshtjes kombėtare, Hamza Halabaku

INTERVISTĖ ME SHKRIMTARIN, MĖSUESIN DHE VEPRIMTARIN E ĒĖSHTJES KOMBĖTARE, HAMZA HALABAKU
EKSKLUZIVE NGA GĖZIM MARKU
Hamza Nazif Halabaku lindi nė fshatin
Pozharan tė Vitisė nė vitin 1947. Shkollėn fillore e kreu nė vendlindje, ndėrsa
tė mesmen nė Gjilan dhe nė Prizren. Studimet i pėrfundoi nė Fakultetin Juridik
tė Universitetit tė Prishtinės. Pėr njė kohė punoi si mėsues nė fshatin
Ballancė - Pozharan, ndėrsa mė pas edhe nė Gjykatėn Komunale nė Viti.
Prej vitit 1973 punoi nė Sekretariatin
Krahinor pėr Arsim, Shkencė dhe Kulturė tė Kosovės. Nė qershor tė vitit 1982 u
emėrua ndihmės i sekretarit tė Kuvendit tė Kosovės.
Mė 2 korrik 1990 mori pjesė nė mbledhjen
historike tė Kuvendit tė Kosovės, nė rolin e sekretarit, pasi nė atė kohė
ushtronte funksionin e ndihmėssekretarit tė Kuvendit tė Kosovės.
Nė vitin 1990, pas 7 shtatorit, u detyrua tė
emigronte nė Gjermani.
Qė nė shkollėn fillore nisi tė botojė punimet
e tij nė revistėn e shkollės Ideali, si dhe mė pas nė revistėn e shkollės sė
mesme nė Gjilan Shprehja e tė rinjve.
Ėshtė anėtar i Lidhjes sė Shkrimtarėve tė
Kosovės. Ka marrė pjesė nė Takimet e vendlindjes nė Gjilan, nė Takimet e Don
Mikel Tarabulluzit nė Stubėll tė Vitisė, nė Takimet e Gjeēovit nė Zym, si dhe
nė Karvanin e Shkrimtarėve pėr fėmijė nėpėr Kosovė etj.
Ėshtė prezantuar nė Libri qė po shkruhet,
panoramė letrare e Luginės sė Moravės sė Kosovės (1979); nė Leksikonin e
Shkrimtarėve Shqiptarė 1501-2001, tė Hasan Hasanit; nė Orėt e
duartrokitjeve, tė Agim Devės e Xhevat Sylės (2001); si dhe nė Antologji e
poezisė moderne shqipe - Antologie der modernen albanischen Lyrik tė autorit
Ferdinand Laholli nė Gjermani etj.
Pjesė nga krijimtaria e tij letrare janė
pėrkthyer nė gjuhėn gjermane, arabe, serbokroate etj. Qė nga viti 1995 e deri
mė 30 shtator 2010 ishte mėsues nė shkollėn shqipe tė mėsimit plotėsues nė
Bavarinė Veriore. Nga 1 tetori 2010 deri mė 30 shtator 2012 ishte nė fazėn e
parapensionit, ndėrsa u pensionua mė 1 tetor 2012.
Krijimet letrare tė Hamza Halabakut janė
botuar nė gazeta dhe revista tė ndryshme nė Prishtinė, Shkup dhe nė diasporė,
si: Rilindja, Bujku, Gėzimi, Bota sot, Pionieri, Doruntina etj.
Lidhja e Krijuesve Shqiptarė nė Mėrgatė i ka
dhėnė ēmimin PENA E ARTĖ pėr vitin 2021.
Deri tani ka botuar:
1. A ka zot, poezi, 1993, Asdreni, Shkup;
2. Testamenti, tregime pėr tė rritur, 1997,
Shkėndija, Prishtinė;
3. Kosovėn e kemi nė zemėr, tregime pėr
fėmijė, 2000, Iliriku, Prishtinė;
4. Vrunduj kujtimesh, monografi e shkollės
shqipe nė Bavarinė Veriore, 2003;
5. Emra qė nuk harrohen arsimtarė
shqiptarė nė diasporė IV, me bashkėautorė Tahir Z. Berishėn dhe Ēerkin
Bytyēin, 2006;
6. Njė ditė midis dy epokash (2 Korriku dhe
dokumente tė tjera qė ēuan te pavarėsia), 2012, Anton Pashku, Prishtinė;
7. Rrjedhė motesh takime, kujtime,
ditar..., Prishtinė, 2017 botim i autorit me rastin e 70-vjetorit tė lindjes;
8. Tahir Z. Berisha - njė jetė nė mision tė
dijes dhe tė idealeve kombėtare (bashkautor me Mujė S. Berishėn), 2018, Faik
Konica, Prishtinė;
9. Ecje rrathėve tė ferrit, tregime, 2019,
Lena Graphic Desing, Prishtinė;
10. Rrugėtim interesant, rrėfenja, 2021,
DritaPress, Prishtinė;
11. U bėftė Arbėria, poezi, 2022, Rozafa,
Prishtinė;
12. Kosovėn e kemi nė zemėr (ribotim i
plotėsuar), tregime pėr fėmijė, 2023, Rozafa, Prishtinė;
13. Letra mikut nė amshim (Letra imagjinare
mikut tim, shkrimtarit tė ndjerė Zejnullah Halilit), 2024, DritaPress,
Prishtinė;
14.Imja luleborė, poezi pėr fėmijė dhe tė
rinj, 2025, Rozafa, Prishtinė.
Kjo intervistė ekskluzive pėr Zemra
Shqiptare me shkrimtarin, mėsuesin dhe veprimtarin e ēėshtjes kombėtare, Hamza
Halabaku, sjell njė rrėfim tė gjerė jetėsor qė shtrihet nga fėmijėria nė
Pozharanin e Vitisė, nė vitet e vėshtira tė pasluftės dhe skamjes, e deri te
formimi i tij intelektual nė Universitetin e Prishtinės dhe angazhimi nė
institucionet kyēe tė arsimit, kulturės dhe shtetndėrtimit tė Kosovės.
Nėpėrmjet njė bashkėbisedimi tė detajuar,
Halabaku rikthen kujtime nga rruga e tij e hershme arsimore, pėrvojat si mėsues
dhe jurist, si dhe angazhimin nė administratėn shtetėrore nė periudhat mė tė ndjeshme
historike pėr Kosovėn. Njė vend i veēantė i kushtohet rolit tė tij nė ngjarjet
e vitit 1990, veēanėrisht mbledhjes historike tė 2 korrikut dhe rrethanave qė
pasuan deri te shpallja e Kushtetutės sė Kaēanikut.
Intervista ndalet gjithashtu te pėrvoja e tij
nė mėrgim, puna shumėvjeēare nė shkollėn shqipe nė Bavari, si dhe krijimtaria
letrare qė shtrihet nė poezi, tregime, monografi dhe shkrime dokumentuese.
Pėrmes kėsaj bisede, del nė pah jo vetėm rrugėtimi i njė krijuesi dhe
intelektuali, por edhe dėshmia e njė epoke tė tėrė, e pėrjetuar dhe e rrėfyer
nga brenda.
Kjo ėshtė njė bisedė qė ndėrthur kujtesėn personale me historinė kolektive, duke e vendosur figurėn e Hamza Halabakut nė njė hapėsirė ku jeta, letėrsia dhe veprimtaria kombėtare bėhen njė tėrėsi e pandashme.
GM: Z. Halabaku, ju keni
lindur nė Pozharan tė Vitisė nė njė kohė qė historia e mban mend si 'vitin e
urisė dhe tė skamjes' pėr shkak tė ligjeve tė rėnda tė grumbullimit. Kur ktheni
kokėn pas nė atė periudhė tė mjegullt, cilat janė imazhet e para qė ju vijnė nė
mendje nga fėmijėria juaj dhe si do ta pėrshkruanit shkollėn fillore tė asaj
kohe - atė strehė ku, pėrkundėr vėshtirėsive ekstreme, nisi rrugėtimi juaj
drejt dijes?
HH: Po
historia dhe kujtesa e popullit tonė vitin 1947 nė Kosovė e mban mend si vit tė
skamjes dhe urisė, pasi pushteti popullor i Jugosllavisė sė Re qė doli pas
Luftės sė Dytė Botėrore, me njė urdhėr tė veēantė tė asaj kohe, kinse nė emėr
tė tepricės, e detyronte popullatėn shqiptare tė dorėzonte tė gjitha tė mirat
materiale (drithin e bukės, kafshėt e shpezėt pėr mish, pemėt dhe perimet). Ligji pėr
grumbullimin e tepricave pėr shqiptarėt ishte ogurzi, sepse nė emėr tė atij
ligji u fshiheshin magjet, u merrej ēdo gjė ushqimore, kėrcėnoheshin se kush
nuk jep tepricat ėshtė armik i popullit. Ata qė rezistonin pėrfundonin nė burg.
Nė
kėtė vit tė skamjes dhe tė urisė, kur pjesa dėrmuese e popullatės shqiptare po
luftonte me vdekjen pėr shkak tė urisė, nė njė shtėpi karakteristike tė Lagjes
sė Halabakėve, nė Pozharan tė komunės sė Vitisė, mė 10 shtator 1947, erdha nė
jetė unė, duke u bėrė pjesėtar i familjes edhe me dy vėllezėr e tri motra. Unė
u rrita nė familjen e madhe tė gjyshit, Qerim Halabaku, i cili njihej pėr burrė
bujar jo vetėm nė fshatin Pozharan, ku jetonin 10 familje tė Halabakėve, por
edhe nė rrethinė tė Anamoravės. Nė atė anė ishte e njohur oda e Qerim
Halabakut. U rrita me rrėfimet e trishta pėr vuajtjet e shqiptarėve para dhe
pas Luftės sė Dytė Botėrore nėn pushtimin serbo-jugosllav dhe e them pa modesti
se edhe unė, si shumė fėmijė shqiptarė tė Kosovės, u burrėrova para kohe, pasi
shpeshherė duhej ti ndihmoja babait nė punėt e shtėpisė dhe tė tokės.
Nė ato
rrethana nisa dhe mbarova shkollėn fillore nė vendlindje dhe isha me fat qė e
kisha pėrkrahjen e familjes, e sidomos tė babait, i cili nuk kursente asgjė pėr
shkollimin tim. Rrugėtimi im drejt dijes vazhdoi pastaj nė shkollimin e mesėm
nė Gjilan. Meqė nė Kosovė ndihej nevoja pėr numėr mė tė madh tė mėsuesve, pas
pėrfundimit tė shkollės ekonomike, u regjistrova nė Prizren nė kursin pėr
rikualifikim, tė cilin e kreva dhe u bėra mėsues. Nė vjeshtė tė vitit 1967
fillova punėn e mėsuesit nė fshatin Ballancė, nė njė shkollė tė vogėl me pak
nxėnės. Nė atė shkollė, qė ishte paralele e ndarė e Shkollės Fillore tė fshatit
tim tė lindjes Pozharanit, u detyrova tė punoj me klasa tė kombinuara, me
klasėn e dytė dhe tė katėrt pėrnjėherė.
GM: Pėr shkollimin e mesėm
u larguat drejt Gjilanit e mė pas nė Prizren. Sa sfiduese ishte pėr njė tė ri
tė asaj kohe tė shkėputej nga familja nė Pozharan pėr tė studiuar nė qytete tė
tjera, dhe si e kujtoni sot pėrvojėn tuaj tė formimit tuaj tė parė intelektual
larg shtėpisė?
HH: Gjilani nuk ishte edhe aq
larg nga vendlindja ime, por sfiduese ishte ngarendja e ēdo tė shtune pėr t'u
kthyer nė shtėpi, qė krahas mėsimit, tė ndihmoja edhe nė punėt e shtėpisė.
Ndėrkaq, sa i pėrket Prizrenit, duhet tė pranoj se ishte njė mjedis qė dallonte
jo vetėm nga vendlindja ime, por edhe nga vetė Gjilani. Aty kishte kursistė nga
mjedise tė ndryshme tė Kosovės; ishte njė gėrshetim kulturash e mentalitetesh
qė ndikoi shumė nė formimin tim intelektual. Nuk mund tė lihet pa pėrmendur
edhe fakti se me ne punonin kuadro tė zgjedhura tė kohės.
GM: Megjithėse kishit
filluar tė botonit shkrime qė nė bankat e shkollės fillore dhe asaj tė mesme,
ju zgjodhėt tė studionit Drejtėsinė. Pse ky vendim? A ishte ky njė rrugėtim
drejt idealit tuaj pėr tė mbrojtur tė drejtat e popullit shqiptar, apo e
shihnit si njė profesion 'tė sigurt' pėr tė pėrballuar sfidat e asaj kohe?
HH: Sikurse te shumė krijues
letrarė, shkrimet e mia datojnė qė nga bankat shkollore; ato botoheshin nė
fletushkat Ideali dhe Shprehja e tė rinjve. Kėtė pasion timin e vazhdova
edhe mė vonė. Sa i pėrket studimit tė Drejtėsisė, e kam thėnė edhe herė tė
tjera se ėndrra ime rinore ka qenė tė bėhesha njeri qė ndan drejtėsi, pasi edhe
si fėmijė asnjėherė nuk e duroja tė padrejtėn. Jo rrallė mendoja se, nėse nuk
do tė bėhesha gjykatės, do tė bėhesha mėsues.
Nė
vitin 1973 mė buzėqeshi fati dhe u punėsova nė Pleqėsinė e Arsimit tė Kosovės.
Kėshtu iu afrova edhe Universitetit tė Prishtinės dhe, pa shkėputje nga puna,
mė 1979 mbarova Fakultetin e Drejtėsisė. Tani dėshira pėr tu bėrė jurist mu
plotėsua, por dėshira pėr tė qenė njeriu qė ndan drejtėsinė kishte filluar tė
mė venitej. Gjatė atyre viteve studimi e pune nė Prishtinė, kisha vėrejtur se
gjyqtarėt po punonin sipas diktatit politik, sidomos kur kishin tė bėnin me
shqiptarėt, tė cilėt dėnoheshin rėndė me akuza ideologjike.
Nė
vitin 1975, nė Kosovė ndodhi burgosja e dy grupeve tė mėdha tė shqiptarėve qė
akuzoheshin pėr veprimtari kundėr shtetit. Ndaj kėtyre tė burgosurve politikė,
gjatė procesit tė hetuesisė, u ushtrua dhunė e madhe nga hetuesit e pushtetit
serbo-komunist, ndėrsa dėnimet ishin drakonike. Kjo la vragė tė madhe te unė
dhe pėrfundimisht hoqa dorė nga ėndrra pėr tu bėrė gjykatės njeriu qė do tė
ndante drejtėsi nė mėnyrėn siē e idealizoja unė atė profesion.
GM: Si e kujtoni atmosferėn
nė Universitetin e Prishtinės gjatė viteve tuaja tė studimeve, nė atė periudhė
kur ai po kthehej nė vatrėn kryesore tė dijės dhe qėndresės sonė? Kush ishin
disa nga profesorėt apo kolegėt qė lanė gjurmė tė pashlyeshme te ju dhe qė
ndikuan nė formimin tuaj si jurist e intelektual?
HH: Dekada
e viteve 70 ishte njė nga dekadat mė tė frytshme pėr prosperitetin dhe
barazinė e shqiptarėve tė Kosovės. Ishte periudha kur lulėzoi arsimi e kultura
nė pėrgjithėsi. Ndryshime pozitive po bėheshin edhe nė jetėn shoqėrore,
politike dhe institucionale tė Kosovės. Shoqėria kosovare po organizonte dhe
drejtonte me efikasitet jetėn e saj tė brendshme, ritmet e zhvillimit tė sė
cilės ishin domethėnėse dhe premtuese nė kushtet e njė trashėgimie tė varfėr,
tė pakrahasueshme me republikat e tjera. Me ndryshimet kushtetuese qė po
bėheshin, shqiptarėt nė Kosovė po e forconin pozicionin e popullit komb nė
Jugosllavinė e atėhershme, me tė gjitha cilėsitė dhe aftėsitė shtetformuese.
Universiteti
i Prishtinės nė atė periudhė po kthehej nė vatrėn kryesore tė dijes dhe
qėndresės sonė kombėtare, prandaj nuk ishte e rastėsishme pse gjatė dy dekadave
nė vazhdim, nė vitet 80 e 90, do tė hidheshin gjithė ato shigjeta helmuese
mbi Universitetin, profesorėt dhe studentėt e tij nga forcat
nacional-shoviniste e hegjemoniste serbe.
Tė gjithė profesorėt qė ligjėronin nė Fakultetin e Drejtėsisė tė Universitetit tė Prishtinės ishin tė shkėlqyer. Ata qė te unė kanė lėnė gjurmė tė pashlyeshme ishin: Akademik, prof. dr. Gazmend Zajmi, prof. dr. Ejup Statovci, prof. dr. Zejnullah Gruda, prof. dr. Ismet Salihu, prof. dr. Bardhyl Ēaushi, prof. dr. Esat Stavileci e tė tjerė. Sa herė takohemi me kolegėt e studimeve dhe bisedojmė pėr profesorėt tanė, themi se jemi krenarė pėr profesorėt qė kishim. Me disa prej tyre kam mbajtur dhe mbaj komunikim edhe sot e kėsaj dite.

GM: Ju e nisėt karrierėn si
mėsues nė fshatin Ballancė. Si e kujtoni pėrballjen e parė me nxėnėsit dhe
cilat ishin sfidat e arsimit nė atė kohė nė zonat rurale tė Vitisė?
HH: Siē theksova edhe mė parė,
nė vjeshtė tė vitit 1967 fillova punėn e mėsuesit nė fshatin Ballancė. Pėr mua
ishte gėzim i veēantė, se nė radhė tė parė do tė bėhesha krah i ndihmės edhe
financiare i familjes dhe, nė radhė tė dytė, po mė jepej rasti qė atė qė kisha
mėsuar gjatė shkollimit ta bartja te brezat e rinj. Sfidė e veēantė pėr mua
ishte se u detyrova tė punoja me klasa tė kombinuara, me klasėn e dytė dhe tė
katėrt pėrnjėherė, por edhe kushtet nė tė cilat punonim ishin tejet tė
pavolitshme, duke filluar nga objekti shkollor, inventari dhe mjetet mėsimore.
Mirėpo, ishte kėnaqėsi e veēantė tė punoje me ata nxėnės, ndonėse shumica ishin
tė varfėr, por shumė tė sjellshėm dhe me edukatė shembullore.
GM: Pas pėrvojės nė arsim,
nisėt punėn nė Gjykatėn Komunale nė Viti. Sa ju ndihmuan studimet juridike pėr
t'u pėrballur me realitetin e drejtėsisė nė praktikė dhe ēfarė ndjesie ishte tė
shėrbenit nė vendlindjen tuaj, nė njė institucion me peshė kaq tė madhe pėr
jetėn e qytetarėve?
HH: Edhe nė Gjykatėn Komunale
tė Vitisė nuk punova kohė tė gjatė. Aty u punėsova ngase i plotėsoja kushtet e
parapara me konkurs, sepse nė Shkollėn e Mesme Ekonomike kisha mbaruar
drejtimin administrativ. Ishte maji i vitit 1969 kur e fillova punėn nė kėtė
gjykatė. Aso kohe kėrkohej njė pėrmirėsim i strukturės nacionale nė dobi tė
shqiptarėve nė tė gjitha organet administrative dhe organizatat punuese nė tėrė
Kosovėn. Aty isha njė administrator, por punėn e bėja me njė entuziazėm tė
madh, sepse fundi i dekadės sė viteve 60 ishte periudha kur shqiptarėt po
merrnin frymė pak mė lirshėm pas rėnies sė Aleksandar Rankoviqit dhe UDB-sė sė
tij famėkeqe nė Plenumin IV tė Komitetit Qendror tė Partisė Komuniste tė
Jugosllavisė, i njohur si Plenumi i Brioneve i korrikut tė vitit 1966, nė tė
cilin iu dha njė goditje me pėrmasa jugosllave shovinizmit e hegjemonizmit serb.
Pas
kėtij plenumi Kosovės iu hap njė dritare e perspektivės dhe nga fundi i viteve
60 shqiptarėt filluan tė bėhen mė tė zėshėm pėr kėrkimin e tė drejtave tė tyre
kombėtare. Nė kėtė vazhdė ishin diskutimet pėr deformimet, diskutimet pėr
ndryshime kushtetuese dhe kėrkesat e demonstratave gjithėpopullore tė vitit
1968, tė organizuara nė Kosovė kryesisht nga studentėt dhe rinia. Kėto rrethana
ēuan nė pėrmirėsimin e statusit tė shqiptarėve nė Jugosllavinė e Titos. Nė
vitin 1969 gjuha shqipe u sanksionua me ligj si gjuhė e dytė zyrtare, pas asaj
serbo-kroate; u legalizua pėrdorimi i flamurit kombėtar shqiptar, ndėrsa nė
shkurt tė vitit 1970 u themelua edhe Universiteti i Prishtinės.
GM: Gjatė viteve tė punės
nė Gjykatė, a kishte raste apo personazhe qė ju lanė mbresa aq tė forta sa tė
shndėrroheshin mė vonė nė personazhe tė tregimeve tuaja? Apo, pėr ju, bota
juridike mbetej krejtėsisht e ndarė nga universi juaj letrar?
HH: Krijimtaria ime letrare
personazhet i ka nga jeta dhe nuk pėrjashtohet mundėsia qė ndonjė personazh nė
tregimet e mia tė jetė edhe nga praktika ime nė gjykatė.
GM: Nė vitin 1973 filluat
punėn nė Sekretariatin Krahinor pėr Arsim, Shkencė dhe Kulturė. Si erdhi kjo
lėvizje nga niveli komunal nė atė krahinor dhe ēfarė pėrfaqėsonte pėr ju tė
ishit pjesė e qendrės ku hartoheshin politikat arsimore e kulturore tė Kosovės?
HH: Nė vitin 1973 fillova punėn
nė Sekretariatin Krahinor pėr Arsim, Shkencė dhe Kulturė, respektivisht nė
Pleqėsinė e Arsimit tė Kosovės. Pleqėsia e Arsimit e Kosovės miratonte, pra
lejonte tekstet shkollore dhe plan-programet mėsimore pėr tė gjitha nivelet e
arsimit fillor e tė mesėm. Pėr mua ishte privilegj i veēantė tė punoja nė atė
institucion me njerėz tė zotė, intelektualė tė kalibrit tė lartė tė kohės. Aty
mėsova se njė njeri ėshtė intelektual nėse kudo qė gjendet nuk qėndron
indiferent ndaj situatave e rrethanave nė tė cilat ndodhet e vepron dhe se nuk
duhet tė heqė dorė pėr asnjė ēmim nga pėrkushtimi pėr tu bėrė i dobishėm pėr
vetveten dhe kombin tė cilit i takon.
Aty pata
fatin tė punoj me ish-profesorin tim, Tahir Z. Berisha, i cili kaherė kishte
filluar tė cilėsohej MISIONAR I ARSIMIT KOMBĖTAR. Profesor Tahiri kishte edhe
meritėn kryesore qė unė u punėsova aty. Ndėrkaq, fati im ishte se pėr afro njė
dekadė bashkėpunova me profesor Tahirin, qė asokohe ishte inspektor e
kryeinspektor krahinor i Arsimit. Tė punosh me profesor Tahirin ishte e
pamundur tė mos e kalitėsh shėmbėlltyrėn e njė intelektuali qė nuk duhej tė
dorėzohej, si dhe tė njė humanisti arsimdashės qė nuk kurseu asgjė pėr
zhvillimin e sistemit arsimor. Krahas prof. Tahirit kishte edhe personalitete
tė tjera me tė cilėt ishte kėnaqėsi tė punoje, si bie fjala: Stathi Kostari,
Salih Nushi, prof. dr. Fali Syla e tė tjerė.
GM: Kjo periudhė njihet si
"vitet e arta" tė zhvillimit kulturor dhe arsimor nė Kosovė
(themelimi i Universitetit, rritja e botimeve). Si ishte tė punoje brenda kėtij
institucioni nė njė kohė kur entuziazmi pėr dijen dhe kulturėn shqiptare ishte
nė kulm?
HH: Nė vitet 70 tė shekullit tė kaluar nė Kosovė
ishin bėrė ndryshime tė mėdha nė fushėn e arsimit, tė kulturės, tė shkencės, po
edhe tė lėmive tė tjera.
Nuk
kishte si tė mos i gėzohesha kėtij avancimi tė pozitės kushtetuese tė Kosovės,
avancim ky qė mė motivonte edhe mė shumė tė jem njė punėtor ambicioz i
administratės sė Kosovės, i rrethuar nga juristė e pedagogė me pėrvojė, me tė
cilėt punoja.
Shumė
herė kryeinspektori Berisha mė caktonte edhe mua nė komisione pėr ti
verifikuar kushtet e nevojshme pėr hapjen e shkollave tė ardhshme tė mesme
dhe atyre tė larta, si dhe fakulteteve nė Kosovė, qė ishin pėrcaktuar me ligjet
e atėhershme tė Kosovės.

GM: Nė Sekretariat u angazhuat nė fushėn e
arsimit dhe kulturės. Si ju ndihmoi kjo pozitė pėr t'u lidhur mė ngushtė me
botėn e shkrimtarėve dhe intelektualėve tė kohės, duke marrė parasysh qė edhe
ju kishit filluar tė afirmonit emrin tuaj si krijues?
HH: Gjithsesi, pėr mua ishte privilegj i
veēantė tė punoja me njerėz elitarė tė fushave tė arsimit e tė kulturės. Prania
ime nė ambiente ku silleshin e vepronin kuadro tė njohura tė nivelit
intelektual, nė mesin e tyre edhe shkrimtarė, gjithsesi ishte nxitje dhe
motivim pėr punėn time edhe nė lėmin e krijimtarisė letrare.
GM: Nė qershor tė vitit
1982, u emėruat ndihmės i sekretarit tė Kuvendit tė Kosovės. Kjo lėvizje erdhi
vetėm njė vit pas demonstratave tė vitit 1981, nė njė kohė kur situata politike
ishte tejet e tensionuar dhe mbi Kosovėn rėndonte pasiguria. Si e kujtoni
atmosferėn brenda korridoreve tė Kuvendit nė ato vite tė para tė punės suaj dhe
si ndihej presioni i sistemit mbi zyrtarėt shqiptarė?
HH: Emėrimi
nė kėtė pozitė ndikoi qė pėrditė tė kisha nė dorė akte tė ndryshme normative,
kode, ligje e dekretligje, konkluzione, rezoluta e marrėveshje, vendime e
aktvendime, tė cilat nuk pėrfilleshin ēdo herė kur ishte fjala pėr shqiptarėt,
sidomos diku nga mesi i viteve 80.
Pas
demonstratave tė studentėve e tė rinisė shkollore tė vitit 1981, tė pėrkrahura
nga mbarė popullata shqiptare, filloi njė fushatė e egėr antishqiptare, e
sulmit tė programuar nga Akademia e Shkencave dhe Arteve tė Serbisė dhe e
pėrkrahur nga inteligjencia e strukturat e pushtetit serb dhe Kisha Ortodokse
Serbe. Serbia shtoi terrorin shtetėror me gjendje tė jashtėzakonshme, me
ekspedita ndėshkimore nėpėr fshatra, me pėrndjekje, biseda tė ashtuquajtura
informative, burgosje e vrasje. Pėr ta arsyetuar fushatėn e egėr antishqiptare
dhe sulmet e programuara, aparati shtetėror serb shpiku dhunimet e shpėrnguljet
me dhunė ndaj serbėve e malazezėve, tė cilat vazhdimisht pėrsėriteshin nė
fjalime politike, si dhe nė mjetet e informimit tė Serbisė, si nė shtyp ashtu
edhe nė radio e televizion. Me kėtė Serbia arriti ta indoktrinonte njė pjesė tė
popullatės serbe, e cila po i jepte mbėshtetje kėsaj politike tė Serbisė me
lėvizjen e ashtuquajtur populiste jogurt revolucioni, lėvizje kjo qė do tė
organizonte marshe protestuese qė pėrshpejtuan edhe zhbėrjen e Jugosllavisė sė
atėhershme. Kėshtu hap pas hapi Serbia arriti tė siguronte rolin dominues ndaj
aparatit shtetėror tė Kosovės dhe organeve politike e administrative tė saj.

GM: Nė mbledhjen historike
tė 2 Korrikut 1990, ju ushtruat rolin e Sekretarit tė Kuvendit tė Kosovės. Mund
tė na tregoni se si rrodhėn ngjarjet deri te ky vendim dhe cilat ishin detyrat
tuaja specifike nė pėrgatitjen, administrimin dhe dokumentimin e protokollit tė
asaj dite, kur ēdo rresht i shkruar po vuloste vullnetin politik tė njė
populli?
HH: Nė pėrfundim tė viteve 80
dhe nė fillim tė viteve 90 tė shekullit tė kaluar, dhuna shtetėrore serbe nė
Kosovė sa vinte e shtohej, por edhe rezistenca e forcave patriotike shqiptare
shkonte nė rritje. Nė pozitėn e ndihmėsit tė sekretarit tė Kuvendit tė Kosovės,
unė isha njėri nga dėshmitarėt e disa ngjarjeve qė u zhvilluan atėherė nė
organin mė tė lartė legjislativ tė Kosovės. Nė kėtė pozitė mora pjesė edhe nė
mbledhjen historike tė Kuvendit tė Kosovės mė 2 korrik 1990, nė tė cilėn u
miratua Deklarata Kushtetuese.
Pozita
e ndihmėsit tė sekretarit tė Kuvendit tė Kosovės ma kishte mundėsuar tė isha
njė vrojtues i drejtpėrdrejtė i situatės qė u zhvillua atė ditė brenda dhe
jashtė ndėrtesės sė Kuvendit tė Kosovės. Atė ditė ndėrtesa e Kuvendit ishte nėn
njė shtetrrethim tė paparė policor, pasi delegatėve nuk iu lejua hyrja nė
ndėrtesė pėr ta mbajtur seancėn e paralajmėruar disa ditė mė parė. Mua mė takoi
ta mbaj me besnikėri procesverbalin nga ajo mbledhje historike e Kuvendit tė
Kosovės, ndėrsa tekstin e miratuar tė Deklaratės Kushtetuese, bashkė me
nėnshkrimet e 111 delegatėve tė Kuvendit tė Kosovės, i dėrgova pėr botim nė Gazetėn
Zyrtare tė Kosovės, e cila tė nesėrmen pa dritėn e botimit.
GM: Kur delegatėt u
mblodhėn para dyerve tė mbyllura tė Kuvendit, si u menaxhua situata nė rrafshin
teknik dhe administrativ? Ishte frika e pranishme, apo mbizotėronte vendosmėria
pėr tė shpallur Deklaratėn Kushtetuese pavarėsisht rreziqeve?
HH: Delegatėt ishin mbledhur
para dyerve tė mbyllura tė Kuvendit, ndėrsa vetė ndėrtesa e Kuvendit ishte nė
njė shtetrrethim, siē nė tė vėrtetė ishin edhe delegatėt. Ndonėse kishte frikė,
te delegatėt mbizotėronte vendosmėria pėr tė shpallur Deklaratėn Kushtetuese tė
Pavarėsisė sė Kosovės. Pozita e ndihmėsit tė sekretarit tė Kuvendit tė Kosovės
mua ma mundėsoi tė jem njė vrojtues i drejtpėrdrejtė i situatės qė u zhvillua
atė ditė brenda dhe jashtė ndėrtesės sė Kuvendit tė Kosovės. Mbledhja e
delegatėve u zhvillua sipas protokollit, pa asnjė anashkalim.
GM: Ju keni shkruar librin
"Njė ditė midis dy epokash". A e kishit mbajtur njė ditar apo shėnime
gjatė atyre ditėve, duke e ditur se po jetonit momente qė do tė mbeteshin nė
histori?
HH: Nė librin tim Njė ditė midis dy epokash jam munduar
qė nė mėnyrė besnike ta prezantoj rrjedhėn e asaj mbledhjeje, bashkė me
atmosferėn qė mbizotėronte brenda dhe jashtė ndėrtesės. Libri ėshtė pritur mirė
si nga lexuesit, ashtu edhe nga kritika.
GM: Pas asaj mbledhjeje, ju
vazhduat punėn nė rrethana jashtėzakonisht tė rėnda deri nė shtator. Si u
trajtua administrata e Kuvendit nga regjimi i asaj kohe dhe a e ndjenit
rrezikun e arrestimit apo pėrndjekjes sė drejtpėrdrejtė?
HH: Pikėrisht tri ditė mė vonė,
mė 5 korrik tė vitit 1990, okupatori serb mbylli dhunshėm nė mbrėmje Radio
Televizionin e Prishtinės dhe qė nga dita e nesėrme praktikisht ishin tė
okupuara tė gjitha institucionet e Kosovės, pėrfshirė edhe Kuvendin e Kosovės.
Serbia ishte e vetėdijshme se Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut tė vitit 1990
shėnonte njėrėn nga hallkat mė tė rėndėsishme tė shtetėsisė sė Kosovės dhe tri
ditė mė vonė, mė 5 korrik, vendosi gjendjen e jashtėzakonshme nė Kosovė, duke
suprimuar me forcėn e tankeve tė gjitha institucionet e Kosovės, qė nga Kuvendi
e Kėshilli Ekzekutiv i tij e deri te tė gjitha institucionet e tjera shkencore,
arsimore e kulturore. Ligji pėr suprimimin e autonomisė sė Kosovės dhe shpallja
e Kuvendit tė Kosovės joekzistent ishte veprim sa antikushtetues, po aq edhe
antinjerėzor.
Ne,
njė pjesė e shėrbimit tė Kuvendit tė Kosovės, ishim nė mision bashkė me
delegatėt dhe me anėtarėt e Komisionit pėr Ēėshtje Kushtetuese tė Kuvendit tė
Kosovės, tė cilėt po punonin nė hartimin e Kushtetutės sė Republikės sė
Kosovės, qė ndryshe njihet si Kushtetuta e Kaēanikut.
Nė
ndėrkohė, mua inspektorėt e Sigurimit Shtetėror tė Serbisė mė ftuan nė bisedė informative,
diku nė fillim tė gushtit 1990. Pas bisedės njėorėshe, u detyrova tė shkruaja
deklaratėn me titull: Pse e kisha botuar nė Gazetėn Zyrtare tė Kosovės
Deklaratėn Kushtetuese tė 2 Korrikut 1990. Ishte kjo biseda e parė
informative, por jo edhe e fundit.
Nė
rrethana jashtėzakonisht tė rėnda, ne vazhduam angazhimin deri mė 7 shtator
1990, kur delegatėt u tubuan nė Kaēanik, miratuan Kushtetutėn e Republikės sė
Kosovės dhe e shpallėn Kosovėn Republikė.

GM: Shpallja e Kushtetutės
sė Kaēanikut mė 7 shtator 1990 ishte kulmi i rezistencės sonė institucionale.
Sa e vėshtirė ishte pėr ju, si njė nga arkivuesit e asaj historie, tė pranonit
se rruga e vetme pėr t'i shpėtuar pėrndjekjes ishte braktisja e atdheut, tė
cilin sapo e kishit shpallur tė pavarur?
HH: Dua ta pranoj se brenda
qenies sime ndodhi tronditja e madhe, pasi u detyrova ta braktisja Kosovėn dhe
tė merrja rrugėn e mėrgimit, siē e morėn delegatėt e Kuvendit tė Kosovės, tė
cilėt mė 2 korrik 1990 miratuan Deklaratėn Kushtetuese dhe mė 7 shtator 1990 e
shpallėn Republikėn e Kosovės dhe e miratuan Kushtetutėn e saj.
GM: Cilat ishin sfidat dhe
ndryshimet mė tė mėdha qė pėrjetuat gjatė fillimit tė jetės nė Gjermani?
HH: Tė them tė drejtėn, fillimi
i jetės sė mėrgimtarit nė Gjermani m'u duk shumė i rėndė. Pėrditė mendoja si tė
bėhesha i dobishėm pėr veten dhe pėr mėrgatėn tonė nė Gjermani. Asokohe, nė
Gjermani ishte shtuar numri i mėrgimtarėve shqiptarė dhe me kėtė ishte rritur
edhe numri i nxėnėsve shqiptarė. Mė shkoi mendja se mė i dobishėm nė ato
rrethana, pėr veten dhe kombin tim, do tė ishte tė punoja si mėsues i shkollės
me mėsim plotėsues nė gjuhėn shqipe, ndaj pėrpjekjet i orientova nė atė drejtim.
Mė buzėqeshi fati dhe u angazhova nė procesin mėsimor nė Bavarinė Veriore, ku
edhe kam punuar nga maji i vitit 1995 e deri nė pensionim, mė 1 tetor tė vitit
2012.

Nė 25-vjetorin e Kėshillit tė Arsimtarėve Shqiptarė N. Frashėri nė Gjermani
GM: Gjatė 15 viteve si mėsues nė Bavari, ju ndihmuat
fėmijėt e mėrgatės tė ruanin
gjuhėn dhe lidhjen me Kosovėn. Cilat ishin sfidat mė tė mėdha nė shkollėn
shqipe tė mėsimit plotėsues dhe, bazuar nė pėrvojėn tuaj tė gjatė, si e shikoni
aktualitetin e arsimit shqip nė diasporė dhe rrezikun e asimilimit?
HH: Organizimi i mėsimit
plotėsues nė gjuhėn shqipe nė diasporė nė pėrgjithėsi, kurse nė Bavari tė
Gjermanisė nė veēanti, ndonėse i pėrcjellė me sfida tė mėdha, pa dyshim ėshtė
dėshmuar si digė e fortė kundėr asimilimit tė brezit tė ri tė bashkėkombėsve
tanė. Rėndėsia e kėtij mėsimi konsiston nė faktin se deri mė tash shkollėn me
mėsim plotėsues nė gjuhėn shqipe e ndoqėn shumė breza nxėnėsish, tė cilėt u
pasuruan me njohuri nga gjuha amtare, historia e gjeografia kombėtare, arti dhe
kultura shqiptare nė pėrgjithėsi. Nė mesin e kėtyre nxėnėsve nė vitet 90
kishte edhe prej atyre qė kanė lindur nė vend tė huaj, por shumica ishte prej
atyre qė, ndonėse tė lindur nė trojet tona etnike, ishin rritur larg
vendlindjes dhe vetėm me ėndrrat pėr ta parė njė ditė atdheun e tyre.
Aktualisht brezi i nxėnėsve tanė, mė tepėr se 90%, ėshtė i lindur nė diasporė.
Dhe ky fakt ėshtė njė obligim mė shumė pėr ne mėsuesit, sepse atyre nxėnėsve
duhet tua ngjallim ndjenjėn e atdhedashurisė, dashurinė mė tė madhe pėr
vendlindjen e prindėrve tė tyre.
Tė
flitet pėr rolin dhe rėndėsinė e mėsimit plotėsues nė gjuhėn shqipe pėr fėmijėt
e mėrgimtarėve tanė nė botė, mjafton tė kujtohet fakti se arsimimi dhe edukimi
kombėtar janė njė nga ēėshtjet mė madhore pėr kombin. Janė pėr t'u ēmuar lart
pėrpjekjet e mėdha, sfidat e pareshtura, sakrificat e vetėmohimet e atyre
bashkatdhetarėve tanė pėr formimin e shkollės me mėsim plotėsues nė gjuhėn
shqipe, e cila tashmė ka njė traditė tė mirė dhe mbi rrėnjėt e forta e tė
thella tė saj mund tė priten suksese edhe mė tė mėdha. Ėshtė pėr t'u ēmuar edhe
kontributi i subjekteve arsimore tė shteteve pėrkatėse dhėnė shkollės me mėsim
plotėsues nė gjuhėn shqipe, tė cilat pėr njė kohė tė gjatė krijuan parakushte
tė volitshme duke ofruar lokalin shkollor, mjetet mėsimore, madje edhe pagesat
(jo kudo) pėr kuadrin tonė arsimor.
Tė
jesh mėsues i pėrkushtuar nė diasporė ėshtė baras me njė hero qė e mund terrin
dhe e pėrhap dritėn, duke e kultivuar atatdhedashurinė dhe duke e luftuar
asimilimin e brezave qė po lindin e po rriten jashtė atdheut tė tyre. Prandaj,
ruajtja e gjuhės shqipe dhe ndėrgjegjėsimi i prindėrve shqiptarė mbi rėndėsinė
e ruajtjes sė gjuhės e zakoneve ishin pėrherė nė qendėr tė vėmendjes sime,
sepse identiteti kombėtar qė ruan diaspora ėshtė qėllim i madh i yni.
GM: Krijimtaria juaj ka njė
shtrirje gjeografike, duke u botuar rregullisht nė faqet e shtypit letrar dhe
periodik nė Prishtinė, Shkup e diasporė. Sa ka shėrbyer ky komunikim i
vazhdueshėm pėrmes gazetave dhe revistave si njė 'urė' e gjallė mes jush dhe
lexuesit shqiptar, dhe si ia dolėt ta mbanit tė ndezur kėtė lidhje shpirtėrore
me vendlindjen edhe gjatė viteve tė gjata tė mėrgimit?
HH: Krijimtaria ime letrare
thuajse pėrherė ka nota tė theksuara autobiografike. Shumica e poezive tė mia,
por edhe e tregimeve, sidomos tė atyre pėr fėmijė, janė autobiografike. Lulet e
fshatit tim tė lindjes mė duket se i kanė tė gjitha ngjyrat qė ekzistojnė nė
kėtė botė. Edhe ėndrrat i shoh nė katundin tim tė lindjes dhe kėnaqem me to.
Po edhe
nė mėrgim pėrpiqem tė shkruaj ndonjė varg, por mė duket se edhe kėtu mė ndjek
ai frymėzimi i vendlindjes. Lidhja shpirtėrore me vendlindjen edhe gjatė viteve
tė gjata tė mėrgimit ishte shumė e fuqishme. Vetėm nė Prishtinė, aty ku e
kalova pjesėn mė tė mirė tė rinisė dhe pjekurisė sime, mė duket se e shoh tėrė
botėn si nė shuplakė tė dorės. Thėnė shkurt, nė Kosovė mė duket se e kam peshėn
e natyrshme fizike... Ndėrkaq, bota e emigrantėve ėshtė diēka e veēantė. Ata,
sado qė ta kenė mirė, ndihen tė huaj nė vendin ku punojnė e jetojnė.
GM: Duke parė rrugėtimin
tuaj nga faqet e fletushkės 'Ideali' nė Pozharan te 'Shprehja e tė rinjve' nė
Gjilan, a mund tė themi se kėto dy botime ishin 'kushtetuta' e parė e shpirtit
tuaj krijues?
HH: Natyrisht qė po. Ishte, si
tė thuash, dashuria ime e parė me krijimtarinė letrare. Mirėpo, duhet ta pranoj
se krijimtaria ime letrare mė serioze ėshtė gjatė dekadės 19731982, kur punoja
nė Pleqėsinė e Arsimit tė Kosovės. Aty shefi im ishte Stathi Kostari, nxėnės i
brezit tė dytė tė Normales sė Elbasanit, qė krenohej me mėsimdhėnėsit e tij nė
pėrgjithėsi, e nė veēanti me profesorin Aleksandėr Xhuvani. Prej tij mėsoja
shumė; madje, si thuhet, e kisha njė derė tė hapur pėr ēdo konsultim qė kisha
nevojė.
GM: Anėtarėsimi nė Lidhjen
e Shkrimtarėve tė Kosovės pėrbėn njė vlerėsim tė lartė tė krijimtarisė suaj. Si
e kujtoni momentin kur u bėtė pjesė e kėsaj familjeje tė madhe krijuesish dhe
ēfarė mbresash ruani nga ky rrugėtim i pėrbashkėt me elitėn tonė letrare?
HH: Anėtarėsimi nė Lidhjen e
Shkrimtarėve tė Kosovės ishte njė moment i veēantė pėr mua dhe njė pikė kthese
pėr nxitje edhe mė tė madhe nė krijimtarinė time letrare e publicistike. Fjalėn
e kam pėr atė Lidhjen e Shkrimtarėve qė e adhuronin tė gjithė, ku anėtarėsimi
ishte mė shumė se mburrje.

GM: Rrugėtimi juaj letrar
ka nisur dhe vazhdon me poezinė. Si ka evoluar vargu juaj gjatė kėtyre dekadave
- nga hapat e parė nė Kosovė deri te pjekuria nė mėrgim - dhe cila mbetet pika
e palėkundur e frymėzimit tuaj poetik qė ju shoqėron edhe sot?
HH: Nė poezitė e mia
gėrshetohen tema e motive tė shumta, tė cilat, nė njė mėnyrė gati tė pandashme,
i lidh tema e atdhedashurisė; brenda saj gjakimi pėr identitetin kombėtar,
rikujtimi e himnizimi i personaliteteve e ngjarjeve tė ndryshme nga e kaluara
dhe e tashmja jonė historike, arsimore e kulturore. Prandaj, brenda tekstit dhe
nėntekstit tim poetik, ėshtė preokupimi im, qoftė si realitet, qoftė si
imagjinatė krijuese.

GM: Nė tregimet tuaja pėr
tė rritur, ju prekni shpesh tema tė rėnda njerėzore, herė si dėshmitar i
dhimbjes e herė si rrėfimtar i qėndresės. Sa sfiduese ėshtė pėr ju qė
realitetin e vrazhdė tė 'rrathėve' tė jetės ta shndėrroni nė njė prozė qė,
pėrtej rrėfimit, lė njė mesazh tek lexuesi?
HH: Qėllimi i secilit autor
ėshtė qė me shkrimin e tij letrar tė lėrė njė mesazh te lexuesi. Prandaj, unė
jam pėrpjekur qė nė shkrimet e mia letrare, qofshin ato poezi apo tregime, por
edhe nė ato publicistike, tė ketė thirrje pėr mendim, unitet e punė tė
pėrkushtuar nė dobi tė atdheut, por edhe mesazhe se si duhet vepruar nė situata
tė caktuara nė jetėn e pėrditshme. Nė kėto shkrime jam pėrpjekur tė pėrcjell
nėntekstin se intelektualėt shqiptarė duhet tė jetojnė me problemet e kohės dhe
tė bėhen zė i artikuluar qartė i kėrkesave kombėtare tė bashkėmoshatarėve, kudo
qė ata jetojnė e veprojnė.

GM: Njė pjesė e rėndėsishme
e krijimtarisė suaj u kushtohet fėmijėve dhe tė rinjve, duke i mbajtur ata
lidhur me rrėnjėt e tyre. Sipas pėrvojės suaj, cila ėshtė 'gjuha' mė e mirė pėr
t'u folur fėmijėve pėr atdheun dhe dashurinė pėr vendlindjen, veēanėrisht kur
ata rriten larg saj?
HH: Malli dhe dashuria pėr
vendlindjen dhe atdheun shprehen me njė dozė shumė mė tė theksuar kur njeriu
ndodhet larg vendlindjes, atdheut. Unė, nė njė pjesė tė madhe tė krijimeve
letrare pėr fėmijė e tė rinj, shpreh mallin dhe dashurinė e fėmijėve tanė pėr
vendlindjen e tyre, Kosovėn, ndonėse shumė fėmijė, protagonistė tė shkrimeve,
nuk mund ta quajnė Kosovėn vendlindje, sepse fati e deshi qė ata tė lindnin
jashtė saj. Mirėpo, Kosova ėshtė vendlindja e prindėrve tė tyre dhe fėmijėt atė
e quajnė atdhe. Dhe kjo ėshtė gjuha mė e mirė pėr t'u folur fėmijėve pėr
atdheun dhe dashurinė pėr vendlindjen, veēanėrisht kur ata rriten larg atdheut.

GM: Pėrveē letėrsisė
artistike, ju i keni kushtuar rėndėsi tė madhe dokumentimit tė historisė,
shkollės shqipe dhe figurave tė shquara kombėtare. Pse e shihni si detyrim tė
pandashėm tė shkrimtarit qė, krahas imagjinatės, tė shėrbejė edhe si arkivues i
fakteve dhe ngjarjeve qė shėnuan rrugėtimin tonė drejt pavarėsisė?
HH: Ėshtė pėrgjegjėsi e secilit
intelektual tė shėrbejė edhe si arkivues i fakteve dhe ngjarjeve qė shėnuan
rrugėtimin tonė gjatė historisė, duke veēuar edhe ndonjė nga figurat e shquara
qė lanė gjurmė nderi e krenarie nė periudhat nė tė cilat jetuan e vepruan.

GM: Nė botimet tuaja tė
viteve tė fundit vėrehet njė dėshirė pėr t'u kthyer te kujtimet, ditarėt dhe letrat
imagjinare drejtuar miqve qė nuk janė mė. Sa ju ndihmon ky lloj shkrimi pėr tė
bėrė njė 'bilanc' jetėsor dhe sa shėrbejnė kėto letra si njė urė komunikimi mes
brezit tuaj dhe atyre qė do tė vijnė pas?
HH: Secili shkrimtar synon tė
zgjedhė rrugėn dhe mėnyrėn qė ai e konsideron mė tė mirė pėr tė krijuar ura
komunikimi me lexuesit. Unė nė kėtė pėrpjekje kam prekur nga pak, siē thatė ju,
edhe kujtimet, ditarėt dhe letrat imagjinare pėr tė krijuar disa vėllime, tė
cilat mund tė them se janė pritur mirė nga lexuesit dhe kritika.

GM: Ju keni qenė pjesė e
pandarė e hartės sonė kulturore, duke u angazhuar nė takime e manifestime tė
shumta ndėr vite. Cilat prej kėtyre ngjarjeve do tė veēonit si mė mbresėlėnėse
dhe sa i rėndėsishėm mbetet organizimi i tyre, jo vetėm pėr gjallėrinė e artit,
por edhe pėr konsolidimin e identitetit tonė kulturor, kudo ku frymohet shqip?
HH: Misioni ynė si mėsues tė
mėsimit plotėsues nė gjuhėn shqipe ishte edhe organizimi i manifestimeve tė
ndryshme kulturore e sportive. Obligim dhe pėrgjegjėsi ishte edhe angazhimi ynė
pėr hapjen e shkollave tė reja, pėr mirėvajtjen e punės sė Kėshillit tė
Arsimtarėve Shqiptarė "Naim Frashėri" dhe kėshillave tė bashkėsisė sė
prindėrve tė Shkollės Shqipe tė Mėsimit Plotėsues.
Nė
shkrimet e mia informative gazetareske kam afirmuar pėrpjekjet pėr zhvillimin e
mėsimit plotėsues nė gjuhėn shqipe, duke propaganduar domosdoshmėrinė e
mbajtjes sė tij nė ēdo mjedis ku ka nxėnės shqiptarė. Gjithashtu, nė shkrimet e
mia gazetareske kam pasqyruar edhe mbajtjen e manifestimeve tė ndryshme
kulturore e sportive dhe, nė pėrgjithėsi, punėt qė bėhen pėr ruajtjen e gjuhės
dhe tė traditės shqiptare, por edhe pėr integrimin e bashkatdhetarėve nė
shtetin gjerman pa e dėmtuar identitetin kombėtar dhe gjuhėn e tyre amtare.
Janė disa orė letrare dhe ekspozita individuale tė piktorėve tanė qė veprojnė
nė diasporė, tė cilat janė organizuar me sukses, por kishte edhe ekspozita me
fotografi qė pasqyronin zhvillimet e rėndėsishme historike dhe kulturore
shqiptare qė nga kohėt mė tė vjetra e deri sot. Pjesėmarja nė manifestime tė
ndryshme letrare e kulturore shfrytėzohej pėr tė pėrkujtuar tė kaluarėn e lavdishme,
por edhe pėr tė shprehur krenarinė dhe pėr tė forcuar edhe mė shumė ndjenjėn
kombėtare dhe dashurinė ndaj atatdheut.
Nga
manifestimet e shumta, gjithsesi mbresėlėnėse do tė veēoja "Kampionatin e
diturisė" qė ishte njė manifestim tradicional, pastaj Festivalin e kėngėve
dhe valleve tė nxėnėsve tė shkollave shqipe, si dhe garat sportive qė
organizoheshin ēdo vit. Mendoj qė organizimi i kėtyre manifestimeve mbetet i
rėndėsishėm, jo vetėm pėr gjallėrinė e artit e kulturės, por edhe pėr
konsolidimin e identitetit tonė kulturor, kudo ku frymohet shqip, si dhe pėr
krijimin e urave brenda komunitetit shqiptar nė diasporė dhe integrimin e
mirėfilltė me komunitetin vendor.

GM: Prezantimi i
krijimtarisė suaj nė vepra referenciale si 'Leksikoni i Shkrimtarėve Shqiptarė
1501-2001' apo 'Antologji e poezisė moderne shqipe', si dhe pėrkthimet nė gjuhė
tė huaja, janė dėshmi e njė rrezatimi qė i kalon kufijtė tanė. Si e perceptoni
rėndėsinė e kėtyre pėrfshirjeve pėr dokumentimin e vlerave tė veprės suaj nė
histori dhe sa kanė ndikuar pėrkthimet nė komunikimin e botės suaj letrare me
lexuesin e huaj?
HH: Afirmimi i krijimtarisė
letrare pėr secilin shkrimtar ka rėndėsi tė veēantė dhe, para sė gjithash,
ėshtė njė satisfaksion moral pėr punėn e tij. Sė kėndejmi, mė ka gėzuar dhe mė
gėzon ēdo prezantim i krijimtarisė sime nė antologji, leksikone e panorama tė
ndryshme, por edhe nuk kam asnjėherė hatėrmbetje pse nė ndonjė rast jam
anashkaluar. Bie fjala, shumė nga miqtė e mi kanė shprehur habi se si ka
ndodhur qė unė, me mbi 14 vepra letrare e publicistike tė botuara, tė mos
pėrmendem fare nė Fjalorin Enciklopedik tė Kosovės, me kryeredaktor Mehmet
Krajėn, botim i Akademisė sė Shkencave dhe Arteve tė Kosovės (Prishtinė, 2018).
GM: Duke parė kėtė rrugėtim
tė pasur qė nis nga fletushkat shkollore,
kalon pėrmes sfidave tė institucioneve tė Kosovės, dekadave tė
mėsimdhėnies nė mėrgatė, e deri te vėllimet tuaja mė tė reja poetike tė vitit
2025 - cili ėshtė 'testamenti' qė dėshironi t'i lini lexuesit tuaj sot?
HH: Unė mendoj se letėrsia i
jep shpirt kulturės sė njė populli. Fuqia e letėrsisė ėshtė e pazėvendėsueshme;
ajo tejkalon tė gjitha format e tjera tė shkrimit, sepse nė vetvete ka fuqinė e
shpirtit. Ajo flet edhe nė gjuhėn universale. Angazhimi im permanent ka qenė
dhe mbetet qė nė ēdo shkrim timin letrar, publicistik, por edhe gazetaresk, tė
lė njė mesazh, testament, tek
lexuesi. Ky mesazh mund tė pėrmblidhet me pak fjalė: nė mbijetesėn tonė
kombėtare pėrherė ka spikatur qėndresa e njeriut, nga e cila shkėlqen burrėria,
besa, trimėria dhe mosnėnshtrimi. Qė njė komb tė mos vdesė kurrė, nė ēdo ēast
duhet tė mbajė tė ndezur kujtesėn pėr tė djeshmen, tė sotmen dhe tė ardhmen.
GM: Sot, kur shihni
shoqėrinė shqiptare nė vitin 2026, a mendoni se kemi arritur ta ndėrtojmė atė
"Arbėrinė" qė keni ėndėrruar nė vargjet tuaja, apo liria solli sfida
tė reja qė po na zbehin vlerat tona tradicionale?
HH: Shkrimtarėve u lejohet tė
kenė kėrkesa mė avangarde dhe tė mos pajtohen me realitetin ekzistues nė asnjė
rrethanė kohore. Unė kam pėrshtypjen se si shoqėri shqiptare, edhe pse tashmė e
kemi kaluar njė ēerekshekull pas luftės sė fundit nė Kosovė, ende jemi shumė
larg asaj qė ta ndėrtojmė atė Arbėrinė qė e kam ėndėrruar nė vargjet e mia.
Dhe, ēuditėrisht, shpeshherė po ballafaqohemi edhe me sfida qė duken tejet
banale dhe pėr emėrues tė pėrbashkėt kanė dobėsitė tona tė brendshme.
GM: Gjatė rrugėtimit tuaj
keni bashkėpunuar me figura tė mėdha tė lėvizjes sonė kombėtare. Sipas jush,
cilat janė ato virtytet e "shqiptarit tė vjetėr" qė duhet t'i mbajmė me
ēdo kusht, dhe cilat janė ato "vese" qė duhet t'i lėmė pas pėr t'u
integruar si komb dinjitoz nė familjen evropiane?
HH: Pėrpjekja ime pėr tė qenė
afėr disa, siē thoni ju, figurave tė mėdha tė lėvizjes sonė kombėtare, jo pėr
krekosje, por pėr ta dhėnė kontributin tim sado modest, nuk ka qenė pa
rezultate. Sipas vlerėsimit tim, edhe nė kėtė kapėrcim tė shekujve, nė
periudhėn prej 56 dekadash, vėrtet kemi pasur figura tė mėdha tė lėvizjes sonė
kombėtare, tė cilat i karakterizonte vizioni pėr tė ardhmen, burrėria, besa,
trimėria dhe mosnėnshtrimi, qė ishin virtyte denbabaden tė popullit tonė
liridashės. Mirėpo, nuk ishin tė pakta edhe veset tona tė dobėta qė na
pėrcjellin si popull, duke filluar nga bajraktarizmi, smira e xhelozia, deri te
inati primitiv.

GM: Sot po pėrballemi me
njė valė tė re tė ikjes sė rinisė. Ju qė ikėt nga dhuna, si e pėrjetoni sot
ikjen e tė rinjve nė liri? Cili ėshtė apeli juaj kombėtar pėr ta: si mund ta
duash atdheun pa u bėrė "viktimė" e vėshtirėsive tė tij?
HH: Braktisja e atdheut, sidomos nga
tė rinjtė pėr kushte mė tė mira jetese, ėshtė njėri nga problemet mė serioze me
tė cilat po ballafaqohet Kosova. Kjo ėshtė tragjedia mė e madhe qė po i ndodh
atdheut tonė. Dyshimi i bazuar ėshtė se nuk kemi tė bėjmė me lėvizje tė lirė,
por me njė agjendė tė shpopullimit tė trojeve shqiptare. Ky plan ogurzi, i
gatuar nė kuzhinat antishqiptare dhe i mbėshtetur nė heshtje nga qeveritarėt
tanė tė pasluftės, ka pėr qėllim tė pėrzė shqiptarėt nga Kosova. Ikja nga
atdheu shkatėrron familjen, dhe shkatėrrimi i familjes shkatėrron kombin.
Tė gjitha segmentet e
organizuara tė shoqėrisė sonė, e sidomos institucionet kushtetuese tė kombit,
kėto probleme duhet ti trajtojnė e tė merren seriozisht me to! Kėto ēėshtje
duhet tė trajtohen me urgjencė. Ata qeveritarė qė nuk e shohin dhe nuk e
ndiejnė kėtė problem serioz, nuk punojnė nė interes tė kombit dhe tė atdheut.
Mirėpo, nevojitet edhe njė vetėdijesim i tė rinjve qė ta kuptojnė se braktisja
e atdheut nuk ėshtė zgjidhje, sidomos tash qė ata nuk ndiqen nga pushteti
okupues serb, siē ndodhte nė vitet 80 e 90. Atyre pėrherė duhet rikujtuar ai
proverbi i vjetėr popullor: "Guri
rėndė peshon nė vend tė vet", ose ajo shprehja e njohur shqiptare qė
thekson dashurinė pėr atdheun dhe vendlindjen: "Njeriut nė vend tė vet i duket mė e ėmbėl balta, se nė vend tė huaj
mjalta".
GM: Si e shihni sot idenė e
njė bashkimi mė tė afėrt kulturor, ekonomik e ndoshta edhe politik mes
shqiptarėve nė Ballkan?
HH: Asnjėherė nuk kanė qenė
kushtet mė tė mira pėr njė bashkim tė kėtillė, por, fatkeqėsisht, ende jemi
larg realizimit tė ėndrrės sė shumė brezave pėr shkak tė veprimit tė
paskrupullt tė shqiptarėve antikombėtarė, tė cilėt ende e mbajnė kokėn nga
Beogradi dhe Athina.
GM: Cili ėshtė mesazhi juaj
pėr lexuesit tanė dhe pėr shqiptarėt kudo qė ndodhen?
HH: Ta ruajmė gjuhėn, kulturėn
dhe traditat tona, duke qėndruar tė bashkuar e duke kontribuar pėr njė tė
ardhme mė tė mirė, me zemėr e shpirt. Ėshtė ky njė mesazh bashkimi, krenarie
dhe dashurie pėr atdheun pėr tė gjithė shqiptarėt, kudo qė ndodhen.




