Gani Pllana: Prof. Dr. Agni Dika, informatikani dhe profesori me vlera europiane
PROF. DR. AGNI DIKA-STRUGANI ATDHETAR, INFORMATIKAN DHE PROFESOR ME VLERA EUROPIANE

Prof. dr. Agni Dika, lindi më 21 shkurt
1950 në Strugë. Shkollimin fillor dhe të mesëm i kreu në vendlindje, kurse
Fakultetin Elektroteknik e përfundoi në Universitetin e Prishtinës (1973).
Studimet e shkallës së tretë i ka vijuar në Fakultetit Elektroteknik të
Universitetit të Zagrebit, në fushën e Shkencave Kompjuterike, ku edhe e ka
mbrojtur punimin e magjistraturës, me titull: “Procedurat për transformimin e adresave te memoriet hierarkike” (1979).
Gjatë kësaj kohe, duke punuar si asistent në fakultet, për shkak të mungesës së
kuadrove, është dashur t'i mbajë orët e mësimit sa trefishi i normës së
zakonshme.
Studimet e doktoratës i ka regjistruar
në fushën e Shkencave Kompjuterike, pranë Fakultetin Elektroteknik të
Universitetit të Zagrebit. Duke u mbështetur kryesisht në rezultatet e punës
kërkimore-shkencore, gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e ka
mbrojtur me sukses disertacionin e doktoratës në Zagreb, me titull: “Vlerësimi i algoritmeve për analizën e
qarqeve digjitale komplekse” (1989). Në këtë mënyrë, prof. dr. Agni Dika
bëhet doktori i parë shqiptar, në Fakultetin e Elektroteknikës në Universitetin
e Kosovës në Prishtinë, nga lëmia e Shkencave Kompjuterike.
Puna
në Universitetin e Kosovës në Prishtinës
Pas përfundimit të studimeve bazike,
prof. dr. Agni Dika është zgjedhur asistent për lëndë të ndryshme që ndërlidhen
me fushën e Kompjuterikës, pranë Fakultetit Elektroteknik të Universitetit të
Kosovës në Prishtinë. Gjatë punës në fakultet, pas titullit fillestarë akademik
asistent, është zgjedhur me radhë në titujt universitar: Ligjërues, Docent,
Profesor Inordinar (prof. i ascocuar)
dhe Profesor Ordinar (prof. i rregullt).
Në studimet bazike, prof. Diks ka
ligjëruar lëndët të cilat ndërlidhen me "Gjuhët
Programuese", "Qarqet Digjitale", "Algoritmet dhe Strukturat e të Dhënave" dhe "Programimi i Orientuar në
Objekte".
Në studimet master prof. dr. Agni Dika
ka ligjëruar lëndët: "Analiza e
Algoritmeve", "Teknikat e Zhvillimit të Programimit të Avancuar"
dhe "Dizajnimi i Avancuar i Logjikës
Kompjuterike".
Për studentët në studimet e doktoratës
në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në Prishtinë, i ka
ligjëruar lëndët: "Algoritmet e
Avancuara dhe Strukturat e të Dhënave" dhe "Njohja e të Folurit dhe Gjuhës".
Udhëheqës në
Qendrën Kompjuterike të Fakultetit Teknik
Për shumë vite, prof. dr. Agni Dika, ka udhëhequr
Qendrën Kompjuterike të Fakultetit Teknik, si dhe në disa mandate edhe
Departamentin e Kompjuterikës pranë Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe
Kompjuterike, në Prishtinë.
Udhëheqës
shkencor për punime të diplomave, magjistraturave dhe të doktoraturave
Gjithashtu, gjatë punës në Universitet, prof. dr. Agni Dika ka mentoruar (udhëheqës shkencor) një
numër të madh kandidatësh në punimet e tyre të diplomave, në punimeve të
magjistraturës, si dhe disa kandidatë në punimet e doktoraturave.
Kualifikime
dhe specializime jashtë vendit
Me qëllim të avancimit profesional dhe
shkencorë, prof. Dika ka qëndruar nëntë muaj për kërkime shkencore në
Universitetin George Washington, School
of Engineering & Applied Science - Computer Sciences, në Washington
D.C. Aty, mes tjerash i është mundësuar shfrytëzimi i laboratorëve për
eksperimentim me qarqe digjitale, programim në gjuhën e mikroprocesorëve dhe
simulim të punës së tij në kompjuter. Gjatë kthimit nga Shtetet e Bashkuara të
Amerikës, prof. dr. Agni Dika ka sjellë me veti mbi treqind libra nga fusha e
Shkencave Kompjuterike, të blera, dhe të dhuruara nga profesorët, e disa të
fotokopjuara në bibliotekën e fakultetit, si edhe në Bibliotekën e Kongresit
Amerikan.
Nën përkrahje të fondacionit Tempus, dhe
në bashkëpunim me profesorë nga Université de La Rochelle të Francës, si dhe
Institute of Technology Carlow të Irlandës, prof. dr. Agni Dika është angazhuar
në procesin mësimor të studimeve master në Universitetin e Prishtinës
(2005-2009). Gjatë kësaj kohe ka qëndruar për shkëmbim përvojash në universitet
e përmendura më sipër, në Irlandë dhe në Francë, duke përfituar kështu edhe një
eksperiencë të veçantë ndërkombëtare.
Angazhimi
i prof. dr. Agni Dikës gjatë themelimit të Universitetit të Tetovës në Maqedioninë
e Veriut

Vizitat
në Evropë dhe Amerikë
Duke i pasur parasysh problemin e
pengimit të zyrtarizimit të Universitetit të Tetovës nga Qeveria e Maqedonisë,
si dhe financimin e tij nga popullata arsimdashëse shqiptare, prof. dr. Agni
Dika ka qëndruar në disa shtete europiane (Zvicër, Gjermani, Austri) me qëllim
të njohjeve nga universitetet tjera, si dhe për apelim te bashkatdhetarët tanë
për përkrahje financiare të Universitetit. E një rëndësie të veçantë për
Universitetin ka qenë kryesimi i delegacionit nga Maqedonia, gjatë një qëndrimi
në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me qëllim të zhvillimit të takimeve me
zyrtarë të Departamentit Amerikan të Shtetit, si dhe me përfaqësues të
Kongresit Amerikan.
Delegacioni, gjatë kohës së qëndrimit
në Amerikë, u shoqërua nga përfaqësues të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane,
të udhëhequr nga kryetari Joseph J. DioGuardi. Përmes tyre, u realizuan takime
me përfaqësues të lartë të administratës amerikane në Departamentin Amerikan të
Shtetit, si dhe me kongresistë në Kongresin Amerikan.
Gjatë kësaj vizite, para ndërtesës së
Kombeve të Bashkuara në New York u organizua një protestë e madhe kundër
burgosjeve dhe dhunës policore në Universitetin e Tetovës. Protestuesve u janë
drejtuar antarët e delegacionit nga Maqedonia, si dhe kongresistë nga New
Yorku, të cilët ishin pjesëmarrës në protestë.
Prof. dr. Agni Dika: Konferenca për shtyp në selinë e
Kombeve të Bashkuara
Pas përfundimit të protestës, prof. dr.
Agni Dika bashkë me Arbën Xhaferin (tani i ndjerë) i kanë njoftuar të
pranishmit me diskriminimin që u bëhet shqiptarëve në Maqedoni, përfshirë edhe
pengimin e hapjes së Universitetit të Tetovës duke përdorur forca të mëdha
policore, burgosur zyrtarë të Universitetit, studentë, si dhe vrasjen e një
qytetari.
Angazhime në Universitete tjera
Prof. dr. Agni Dika, prej themelimit të
Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë (2001), ka mbajtur mësim në
Fakulteti i Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore, në gjuhën shqipe,
maqedonase dhe në gjuhën angleze, si në studimet bachelor, ashtu edhe në
studimet master dhe ato të doktoratës.
Pas hapjes së Universitetit të
Prizrenit (2010), për disa vite prof. dr. Agni Dika është angazhuar si profesor
në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, duke kontribuar në organizimin e
ligjëratave, si dhe aktivizimin e ushtrimeve laboratorike në këtë fakultet.
Prof. dr. Agni Dika ka qenë edhe anëtarë i Komisionit Amë për
themelimin e Universitetit “Nënë Tereza” (2016) në Shkup, si dhe profesor për
lëndët nga fusha e Kompjuterikës, në studimet bazike të këtij universiteti.
Aktivitetet
e rëndësishme kombëtare në Kosovës, gjatë kohës së para luftës në Kosovë
Prof. dr. Agni Dika ka qenë pjesëmarrës
aktiv në ngjarjet e rëndësishme kombëtare në Kosovës. Mes tyre, duhet veçuar
angazhimin e tij për themelimin e Shoqatës Humanitare Bamirëse të Kosovës "Nënë Tereza" (1990), ku për
gati dhjetë vjet ka qenë anëtarë i Kryesisë së saj. Gjithashtu, në kohën kur
objektet e Universitetit të Prishtinës ishin nën okupimin e plotë serb, prof.
dr. Agni Dika është angazhuar për themelimin e Shoqatës së Arsimtarëve
Universitar dhe Punëtorëve tjerë Shkencorë (1991). Duke qenë anëtarë i Kryesisë
së saj, kur kryetar i saj ka qenë Prof. dr. Eshref Ademaj, si dhe anëtarë
profesorët e mirënjohur Fehmi Agani, Fatmir Sejdiu, Nexhat Daci dhe të tjerë,
ka dhënë një kontribut të veçantë në funksionimin e Universitetit në kushte të
jashtëzakonshme.
Gjatë kohës së para luftës së Kosovës
(1998-1999), prof. dr. Agni Dika është angazhuar për themelimin e Komitetit
Kosovar të Helsinkit (1990), si anëtar i rregullt i Federatës
Ndërkombëtare të Helsinkit, me seli në Vjenë. Deri në vitin 2006 kur edhe është
mbyllur Federata, prof. dr. Agni Dika ka qenë në pozitën e sekretarit të këtij
Komiteti. Përmes tij janë përgatitur dhe dërguar dokumente për dhunën
sistematike mbi popullatën e pafajshme të Kosovës, në institucione
ndërkombëtare, përfshirë edhe në “Human Rights Watch”, si dhe janë pritur shumë delegacione
nga jashtë, të cilat e kanë vizituar Kosovën.

Prof. dr. Agni Dika në Kuvendin
Themelues të Lidhjes Demokratike të Kosovës (1989)
Prof. dr. Agni Dika ka qenë edhe në
mesin e intelektualëve të njohur të Kosovës të cilët e kanë nënshkruar
dokumentin që njihej si “Apeli 215” (1989), me të cilin kundërshtohej rrënimi
me forcë i autonomisë së Kosovës. Përmes këtij dokumenti është njoftuar bota
për gjendjen e vështirë të popullatës shqiptare në Kosovë, si dhe me kërkesat
për eliminimin e dhunës shtetërore dhe mbrojtjen e të drejtave kombëtare të
popullatës shqiptare.
Me qëllim të kthimit në objektet e
okupuara shkollore dhe universitare, në vitin 1992 u organizua një protestë e
madhe gjithë popullore në Kosovë, në të cilat morën pjesë qindra mijëra
protestues. Kryesia e Shoqatës së Arsimtarëve Universitarë e kishte emëruar
prof. dr Agni Dikën si udhëheqës të këtyre protestave, për profesorët dhe
studentët e Universitetit të Prishtinës.
Në
Ceremoninë e lumturimit dhe shenjtërimit të Nënës Terezë
Si anëtarë i Kryesisë të Shoqatës
Humanitare Bamirëse "Nënë Tereza", prof. dr. Agni Dika është
përfshirë në delegacionin e Kosovës në Vatikan, për pjesëmarrje në Ceremoninë e
Shenjtërimit të Nënës Terezë (19 tetor 2003). Gjithashtu,
nën organizimin e Shoqatës "Nënë Tereza", Agni Dika me bashkëshorten
e tij Luniken, ka qëndruar në Vatikan për ta ndjekur ceremoninë e shenjtërimit
të Nënës Terezë (4 shtator 2016).
Prof. dr. Agni Dika me bashkëshorten Luniken, ka qëndruar në Vatikan për ta ndjekur ceremoninë e shenjtërimit të Nënës Terezë (4 shtator 2016).
Gjuhët e huaja: turqisht, maqedonisht, serbokroatisht dhe anglisht.
Autor
i librave nga fusha e Kompjuterikës
Prof. dr. Agni Dika, në kohën kur në
gjuhën shqipe nuk kishte libra, është angazhuar në shkruarjen e librave kryesisht
nga fusha e Kompjuterikës. Librat universitarë të cilat janë të ruajtur edhe në
versionin e tyre elektronik, i ka publikuar në internet dhe si të tilla mund të
shkarkohen lirisht nga të gjithë, pa asnjë pagesë: https://www.researchgate.net/profile/Agni_Dika
Disa
nga librat e publikuara
Në vijim prezantojmë disa nga librat të
shkruara nga prof. dr. Agni Dika, të cilat kanë shërbyer për marrjen e
njohurive bazike nga fusha e kompjuterikes. Libri i parë të cilin prof. dr.
Agni Dika e ka shkruar titullohet “Programimi me Kompjuter në Gjuhën
Fortran IV”, i cili ndërlidhej me programimin në
kompjuterin e quajtur IBM 1130, i vendosur në Fakultetin Teknik në Prishtinë.
1.
Dika, A.: “Programimi me Kompjuter në Gjuhën Fortran IV-Përmbledhje detyrash të
zgjidhura”, Fakulteti Teknik Universiteti i Prishtinës, Botues ETMM,
Prishtinë, 1983.
2.
Dika, A.: “Bazat e informatikës dhe të kompjuterikës”, Botues Comtrade,
Prishtinë, 1992.
3.
Dika, A.: “Sistemi Operativ MS-DOS”, Prishtinë, 1996.
4.
Dika, A.: “Gjuha Programuese Pascal - procedurat dhe funksionet”, Fakulteti
Elektroteknik Universiteti i Prishtinës, Prishtinë, 1996 (ribotim 1997).
5.
Dika, A.: “Algoritmet - njohuri themelore me programe në gjuhën programuese
PASCAL”, Prishtinë, 1998.
6.
Dika, A.: “Gjuha programuese Pascal - principet e programimit”, Prishtinë,
1998 ( ribotim 2003).
7.
Dika, A.: “Qarqet Kompjuterike Kombinuese 1”, Prishtinë, 1999 (ribotim 2003).
8.
Dika, A.: “Bazat e Programimit në C++”, Prishtinë, 2004 (ribotim 2005).
9.
Dika, A.: “Algoritmet, njohuri themelore, me programe në C++”, Prishtinë,
2004.
10.Dika,
A.: “Microsoft Access”, Prishtinë,
2003 (ribotim 2005, 2006).
11. Dika,
A.: “Programimi i Orientuar në Objekte”,
Prishtinë, 2005.
Publikimi
i librave për nxënës të klasave të ndryshme për shkollat e mesme të Kosovës
1.
Dika,
A.; Rodiqi, S.: “Kompjuteri për të gjithë-DOS, WINDOWS,
WORD, EXEL”, Prishtinë, 1998, ribotim 2000.
2.
Dika, A.; Caka, N.; Rodiqi, S.: “Fjalori i Informatikës Anglisht-Shqip
Shqip-Anglisht”, Botues ASHAK, Prishtinë, 2005.
Punime
profesionale-shkencore
Prof. dr. Agni Dika, ka publikuar
punime profesionle-shkencore në vend dhe në botën e jashtme. Shkarkimi i tyre
mund të bëhet prej platformës researchgate.net.
1. Dika, A.: “Procedure za transformaciju adresa u memoriji sa hierhijskom
organizacijom”. (Punim magjistrature), Elektrotehnicki Fakultet -
Zagreb, 1979.
2.
Dika, A.: “Simulation of Work of Microcomputer With
Microprocessor MC6800”, in collaboration with Prof. Abd-Allah,
George Washington University, School
of Engineering & Applied Science - Computer Sciences, Washington DC, 1982.
3.
Dika, A.: “Kodi Optimal për Alfabetin e Gjuhës Shqipe”, në
“Përmbledhje punimesh”,
Fakulteti Teknik, Prishtinë, 1985.
4.
Dika,
A.: “Vrednovanje algoritama analize složenih digitalnih sklopova” (Disertacion o
doktoratës), 229 f., Elektrotehnicki Fakultet
- Zagreb, 1989.
5.
Dika, A.: “Frekuenca e distribuimit të shkronjave dhe grafemave në tekstet e
shkruar shqipe”, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, Studime 13, Prishtinë, 2006. ISBN KUD 908 (496.51).
6.
Dika, A.: “Comparison of Frequency Distributions of Graphemes
in Albanian and English Texts”. A Periodical for Society, Science and Culture, Vol.
V, No. 8, Forum for Society, Science and Culture
Universitas, ISBN 1727-0138, Tetovë, 2006.
7.
Dika, A.: “Frekuenca e fjalëve në gjuhën shqipe”,
Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Studime 15, Prishtinë,
2008. ISBN
KUD 908 (496.51).
8.
Hamiti, M.; Agni Dika, A.: “Analyses of Same Content Texts
Written in Different Languages”, In Proceedings of the ITI 2019, 31st International
Conference on Information Technology Interfaces,
Cavtat/Dubrovnik, Croatia, 2009. ISBN 978-953-7138-15-08.
9.
Dika, A.; Hamiti, M.: “Options for Converting Albanian
Written Texts into Speech”, Proceedings of the Fourth Balkan Conference in Informatics, A.T.E.I.
Thessalonikis Publishing House, Thessaloniki, Greece, 2009. ISBN 978-960-287-127-0.
10.Simov,
O.; Agni Dika, A.; Percinkova, B.: “Modeling and
Simulation of Genetic Regulatory Network”, In The 2010 International Congres on Computer
Applications and Computational Science. IRAST, Singapore, 2010. ISBN ISSN 1738-7906.
11. Dika,
A.; Stojanovska, I.: “Graphical
Representation of GA Fitness Value Improvement for Variable Number of
Chromosomes and Generations”, IADIS International Intelligent Systems and Agents Conference.
MCCSIS 2010, Freiburg, Germany, 2010.
12. Dika,
A.; Hamiti, M.: “Algoritmet për
Gjenerimin e të Folurit Shqip nëpërmjet Kompjuterit”, Akademia e Shkencave
dhe Arteve të Kosovës, Studime
16-17, Prishtinë, 2010.
13. Hamiti,
M.; Dika, A.: “Learning
Opportunities Through Generating Speech From Written Texts”, Procedia-Social and Behavioral Sciences Journal,
Vol. 2, Issue 2, pp. 4319-4324. ELSEVIER, Istanbul, Turkey, 2010. ISBN 1877-0428.
14. Hamiti,
M.; Shehu, V.; Dika, A.: “Automatic Syllable Identification for the Albanian
Language”, In SEEU Review, SEE
University, Tetovo, 2010. ISBN 1409-7001.
15. Stojanovska,
I.; Dika, A.: “Visualization of GA Progress and Improvement while
Resolving Standard Optimization Problems”, International
Conference on Artificial Intelligence and Pattern Recognition, Orlando, Florida, 2010. ISBN 978-1-60651-015-5.
16. Dika,
A.; Mentor Hamiti, M.: “The Inability
of Establishing a Universal Code of Ethics In the Field of Information
Technology in Education”,
International
Conference on Bioethics Education: Contents, Methods, Trends, UNESCO
Chair in Bioethics, ISAS International Seminars, Israel, 2010.
17. Dika,
A.; Blerta Prevalla, B.: “The Impact of
Memory and Processor in Determining the Performance of Programs”. IEEI 26-th Convention of Electrical and Electronics
Engineers, IEEE Conferences, Eilat, Israel, 2010. ISBN
978-1-4244-8681-6.
18.Shehu,
V.; Dika, A.: “Using Real
Time Computer Vision Algorithms in Automatic Attendance Management Systems”, 32nd International Conference on
Information Technology Interfaces ITI2010. Cavtat/Dubrovnik, Croatia,
2010. ISBN
978-953-7138-18-9.
19. Hamiti,
M.; Dika, A.: “Speech
Generation for Albanian Written Texts”, Proceedings of the ITI 2010, 32nd
International Conference on Information Technology Interfaces, Cavtat/Dubrovnik,
Croatia, 2010. ISBN 978-953-7138-18-9.
20.
Simov, O.; Dika, A.; Percinkova, B.: “Computer Application for
Simulation of Gene Regulatory Networks”, In International Journal of Computer Science and
Network Security, Vol. 10, No. 8, IJCSNS 2010, Seoul, South Korea, 2010.
ISBN ISSN 1738-7906.
21. Sylejmani,
K.; Dika, A.: “A Taboo
Search Algorithm for Touristic Trip Planning”, Workshop of The Journal of Information Technology
and Tourism – JITT. International Federation for IT and Travel & Tourism –
IFITT, Queen Margaret University, Edinburgh, Scotland, 2010.
22.
Sylejmani, K.; Muhaxhiri, A.; Dika, A.;
Ahmedi, F.: “An Online
e-Learning System for Driver’s License Test”, In International Journal of Arts & Sciences
Conference. IJAS 2011, Prague, Czech Republic, 2011.
23.
Dika, A.; Shehu, V.: “Scene
Recognition Using Multiple Object Classifiers”, 10th WSEAS International Conference on Applied
Computer and Applied Computational Science, ACACOS
2011, Venice, Italy, 2011. ISBN 978-960-474-28.
24.
Shehu, V.; Dika, A.: “Object Class Recognition Using a
Range of Multiple Classifiers”, 34th International Convention MIPRO 2011, MIPRO,
Cavtat/Dubrovnik, Croatia, 2011.
25.
Sylejmani, K.; Dika, A.: “A survey on Online Tourist Trip
Planning Systems”, Conference
of the International Journal of Arts and Sciences.
International Journal of Arts and Sciences, Gottenheim, Germany, 2011.
26.
Shabani, I.; Çiço, B.; Dika, A.: “Web Services Oriented Approach for
Data Synchronization”, In 6th Annual South - East European Doctoral Student
Conference Programme DSC 2011, South - East European Doctoral Student
Conference, Thessaloniki, Greece, 2011. ISBN 978-960-941-04-7.
27.
Sylejmani, K.; Dika, A.: “Solving Touristic Trip Planning
Problem by Using Taboo Search Approach”, In International Journal of Computer Sciences Issues,
Volume 8, Issue 5: Paper IJCSI-2011-8-5-250, IJCSI
Press Country, Mauritius, 2011. ISBN ISSN 1694-0814.
28.
Dika, A.; Hamiti, M.: “Ethical Dilemmas Related to the
Use of Facebook”, Book of
Abstracts “International Conference & Courses 2011".
UNESCO Chair in Bioethics, International Conference & Courses 2011,
Singapore, 2011.
29.
Dika, A.; Hamiti, M.: “Challenges of Implementing the
Ethics through the use of Information Technologies in the University”, Procedia-Social and Behavioral Sciences Journal,
Volume 15, ELSEVIER, Istanbul, Turkey, 2011. ISBN 1877-0428.
30.
Sylejmani, K.; Dika, A.: A Survey on
Online Tourist Trip Planning Systems. International Journal of Arts & Sciences, International Journal of Computer Science
Issues, Doolar Lane, Mahebourg, Mauritius, 2011. ISBN 1944-6934.
31. Hamiti,
M.; Dika, A.: “Challenges of
Computers and IT the Coming Decade, Case Study: SEEUniversity in Macedonia”, Proceedings of the ITI 2011, 33rd International
Conference on INFORMATION TECHNOLOGY INTERFACES, Cavtat/Dubrovnik,
Croatia, 2011. ISBN 978-953-7138-20-2.
32.
Shabani, I.; Çiço, B.; Dika, A.: “Solving Problems in Software
Applications Through Data Synchronization in Case of Absence of the Network”, International Journal of Computer Sciences Issues,
Volume 9, Issue 1, No 3. Paper-2012-9-1-1428_3.
IJCSI Press Country, Mauritius, 2012.
33.
Rexhepi, A.; Rexha, B.; Dika, A.: “Assessment of success factors of
e-Government project implementation: Challenges for the Kosovo e-Government
perspektive”, Proceedings
of the 6th International Conference on Theory and Practice of Electronic
Governance (ICEGOV2012). ACM Press, Albany, USA, 2012. DOI 10.1145/2463728.2463790
34.
Rexhepi, A.; Rexha, B.; Dika, A.: “A comparatory analysis of
e-Government success factors in Kosovo”, Proceedings of the 11th Conference on Electronic
Government (EGOV2012). Trauner Verlag, Kristiansand, Norway, 2012.
35.
Dika, A.; Shehu, V.: Shfrytëzimi i
Vizionit Kompjuterik Gjatë Kategorizimit Automatik të Objekteve. Studime 18/2011, Akademia
e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2012. ISBN KUD 811.18-26.
36.
Dika, A.; Halili, F.: “Integrated Orchestration of Web
Services and the Impact of the Query Optimization”, Proceedings of the 8th International Conference on
Computing Technology and Information Management (NCM & ICNIT), ICCM
2012 - IEEE, Seoul, Korea, 2012.
37.
Halili, F.; Dika, A.: “Choreography of Web Services and
the Impact of Estimation of Execution Plan”, Proceedings of the International Conference on
Information Technology and e-Services. ICITeS'2012 - IEEE, Sousse,
Tunisia, 2012.
38.
Rexha, B.; Raça, V.; Dika, A.: Enhancement
of String Matching Queries on Albanian Names for Kosovo Civil Registry. International Journal of Computers and
Communications, The World Scientific and Engineering Academy and Society,
United Kingdom, 2012.
39.
Dika, A.; Sylejmani, K.: “The Level of Impact on Student
Success Participation in Lectures and Laboratory Exercises”, WCES 2012, Procedia - Social and Behavioral
Sciences, Volume 46 (2012). 4th World Conference on Educational
Sciences, Barcelona, Spain, 2012.
40.
Rexhepi, A.; Dika, A.; Maxhuni, A.: “Genetic Algorithms - Case of
Kosovo”, Proceedings
of the 6th WSEAS Europian Computing Conference ECC '12.
Prague, Czech Republic, 2012.
41. Rexhepi,
A.; Dika, A.; Maxhuni, A.: Conversion of Numbers to Text and to Speech in
Albanian. Proceedings
of the 16th WSEAS International Conference on Computers ICCOMP12 - IEEE. Part
of the 16th CSCC / CSCC 2012, Paper No. 68104-217, Kos Island, Greece, 2012.
42.
Dika, A.; Caka, N.; Maxhuni, A.;
Rexhepi, A.; Sylejmani, K.; H. Lajçi, H.: “Principet
bazike për sintetizimin e të folurit përmes kompjuterit të teksteve të shkruara
në gjuhën shqipe”, Konferenca
Vjetore e Shkencës "Java e Shkencës 2012".
Prishtinë, 2012. ISBN 978-9951-16-045-2.
43.
Dika, A.; Halili, F.; Margita Kon
Popovska, K. M.: “Towards the
Composition of Web Services and the Role of the Query Optimization”, International Journal of Web Applications.
N&N Global Technology, IEEE ICITeS'2012, Tunis, 2012.
44.
Shehu, V.; Agni Dika, A.: “Curve Similarity Measurement
Algorithms for Automatic Gesture Detection Systems”, Proceedings of the International Convention on
Information and Communication Technology, Electronics and Microelectronics.
MIPRO 2012 - IEEE, Opatija, Croatia,
2012.
45.
Dika,
A.; Sadiku, V.; Sylejmani, K.: “Përcaktimi i mostrave
bazike të cilat shfrytëzohen gjatë ekstraktimit të vijave të gishtrinjëve prej
fotografive”.
Java e Shkencës, Prishtinë, 2013.
46.
Dika, A.; Maxhuni, A.; Imeraj, D.: “Algoritme për minimizimin e efektit të
diskontinuitetit gjatë bashkimit të sinjaleve të njësive elemtare akustike në
procesin e gjenerimit të të folurit”, Java e Shkencës, Prishtinë, 2013.
47.
Maxhuni, A. Dika, A.; Rexhepi, A.; Imeraj, D.: “The
development of algorithms for alleviating the problem of discontinuity in
speech synthesis from text written in Albanian”, IJCSI Vol.10, Issue 4,
No 1, 2013.
48.
Rexhepi, A.; Maxhuni, A.; Dika, A.:
“Analysis of the impact of parameters values on the
Genetic Algorithm for TSP”, IJCSI Vol. 10, 2013.
49.
Sylejmani, K.; Atdhe Muhaxhiri, A.;
Dika, A.; Ahmedi, L.: “Solving tourist
trip planning problem via a simulated annealing algorithm”, MIPRO, Opatija,
Croatia 2014.
50.
Shabani, I.; Kovaçi, A.; Dika, A.: “Possibilities Offered by Google App Engine
for Developing Distributed Applications Using Datastore”, CICSyN-2014, ACM Digital Library.
51. Dika, A.; Xhafa, V.; Sylejmani, K.: “Konvertimi në të folur i numrave që përfshihen në fotografi”, Java e
Shkencës, Prishtinë, 2014.
52.
Pucher, M.; Xhafa, V.; Dika, A.;
Toman, M.: “Adaptive Speech Synthesis of
Albanian Dialects”, TSD
2015, Telecommunications Research Center Vienna, Austria.
53.
Hamiti,
M.; Susuri, A.; Dika, A.: “Machine Learning and
the Detection of Anomalies in Wikipedia”, Recent Advances in Communications, COMMUN-37, Zakynthos Island, Greece, 2015.
54.
Susuri,
A.; Hamiti, M.; Dika, A.: “Machine learning based
detection of vandalism in Wikipedia across languages”, MECO-2016, Bar,
Montenegro.
55.Bytyqi, E.; Sulejmani, K.; Dika, A.: “Iterated local search algorithm for planning the sequence of arrivals and
departures at airport runways”, MIPRO-2016, Opatia, Croatia.
56.
Hamiti, M.; Dika, A.; Susuri, A.: Using textual features for the detection of
vandalism in Wikipedia: a comparative approach in low-resource language
sections. WCTIE-2017, Istanbul, Turkey.
57.Susuri, A.; Hamiti, M.; Dika, A.: “Detection of Vandalism in Wikipedia using Metadata Features –
Implementation in Simple English and Albanian sections”, ASTES Journal Vol. 2, No. 4, 1-7, 2017.
58.
Sylejmani, K.; Bytyqi, E.; Dika, A.: “Solving aircraft sequencing problem by
using genetic algorithms”, Intelligent Decision Technologies 11(5):1-13,
2017. DOI: 10.3233/IDT-170309.
59.
Susuri,
A.; Hamiti, M.; Dika, A.: “The Class Imbalance
Problem in the Machine Learning Based Detection of Vandalism in Wikipedia
across Languages”, ASETS Journal Vol.
2, No. 16-22, 2017.
Rezultatet
e publikuara rreth gjuhës shqipe
Prof. dr. Agni Dika, gjatë hulumtimit ka marrë për analizë
tekste të 27 autorëve, të cilët kanë prejardhje nga hapësira të ndryshme
gjeografike ku jetojnë shqiptarët. Meqë, për tekste të autorëve të ndryshëm nuk
fitohen rezultate të njëjta, me qëllim të eliminimit të ndikimit të autorëve të
veçantë, gjatë hulumtimit janë marrë tekste me madhësi përafërsisht të
barabarta.
a) Frekuenca
e shkronjave
Në
përpunim është përfshirë teksti prej mbi dhjetë mijë faqe të shkruara në gjuhën
shqipe, me më shumë se tridhjetë e tetë milion shkronja, si dhe me mbi dyzet
milion grafema.
Konkluzione:
Shkronjat ë dhe e kanë frekuenca më të mëdha të paraqitjes
(bashkërisht 20.548%). Shkronja t me 8.825%, te shumica e autorëve
rangohet e treta. Shtatë shkronjat e para në rang-listë (ë, e, t, i, a, r dhe n)
kanë frekuencë prej 57.085%. Shuma e frekuencave të shfrytëzimit
prej 91.696%
arrihet me njëzet shkronjat e para (deri te shkronja h).
b) Frekuenca
e grafemave
Konkluzione:
Siç shihet, grafema t
u afrohet me frekuencë dy grafemave të para (ë dhe e).
Grafema h rangohet si e nënta sepse
ajo është pjesë edhe e pesë dyshkronjave. Meqë grafema ç përdoret rrallë dhe
shpesh herë shkruhet gabimisht si c, gjuhëtarët duhet ta shohin
mundësinë që në praktikë kjo shkronjë të shkruhet edhe si ch, gjë që haset te shkrimet e popujve tjerë.
c)
Frekuencat
e shkronjave në fillim të fjalëve
Konkluzione: Në 11.474% të fjalëve shkronja t
është si shkronjë e parë. Në këtë ndikim të madh ka përdorimi shpeshtë i fjalës
të.
Gjashtë shkronjat e para me 51.663% e përbëjnë gjysmën e shkronjave të para në
fjalët e shkruara shqipe. 14 shkronjat e fundit në rang listë (prej u
deri në x) paraqiten shumë rrallë si shkronja të para në fjalë (vetëm
6.693%). Zanoret si shkronja të para paraqiten 16.93%, kurse bashkëtingëlloret
- 83.07%.
d) Frekuencat e shkronjave në fund të
fjalëve
Konkluzione:
26.64% të fjalëve
përfundojnë me shkronjën ë.
Me shkronjën e përfundojnë 20.926% të fjalëve. Gati gjysma e fjalëve (47.566%) përfundojnë
me shkronjat ë dhe e.
Me pesë shkronjat vijuese (t,
i, a, r dhe n)
përfundojnë 36.391% të fjalëve, ose me shtatë shkronjat e para në këtë listë
përfundojnë 83.957% të fjalëve.
e)
Frekuenca
e përdorimit të fjalëve
Gjatë
analizës së strukturës së një gjuhe patjetër se duhet parë edhe frekuencën e
përdorimit të fjalëve të veçanta. Stilet e shkruarjes së autorëve të ndryshëm
dallojnë, ose autorë të ndryshëm në shkrimet e tyre përdorin fjalë të caktuara
me frekuenca të ndryshme. Frekuencat e fjalëve mund të lidhen edhe me llojin e
shkrimit, përkatësisht këto frekuenca varen nga ajo se teksti i analizuar a
është prozë apo poezi, ose a është tregim, dramë apo raport gazetaresk etj. Si
rezultat, edhe tek autorët e njëjtë, në shkrime të natyrave të ndryshme
distribucioni i frekuencave të fjalëve ndryshon. Nga kjo mund të konkludohet se
nuk mund të gjendet zgjidhje përfundimtare dhe me saktësi të plotë e
distribucionit të frekuencave të fjalëve.
Konkluzione: Për gjetjen e frekuencave të fjalëve,
janë shfrytëzuar tekste të autorëve të ndryshëm, me gjatësi përafërsisht të njëjta,
me një gjatësi prej rreth nëntë milion fjalësh. Siç shihet, në tekste më së
shumti përdoret fjala të, me 6.36% të tekstit. Shumë shpesh përdoret edhe
fjala një shkronjëshe e,
me 5.027%. Këto dy fjalë (të dhe e), e përbëjnë 11.387% të
teksteve të shkruara shqip. Bashkë me fjalën dyshkronjëshe në, e cila është rangu në
vendin e tretë, tre fjalët të cilat përdoren më shpesh (të, e dhe në),
e përbëjnë 14.354% të teksteve të shkruara shqip. Meqë te fjalët të
dhe në
bënë pjesë edhe shkronja ë,
kjo shkronjë është radhitur e para për nga frekuenca e përdorimit të saj. Siç
shihet, me 22 fjalët e para shkruhen 30.106% të teksteve. Gjithashtu, shihet se
me 40 fjalët që përfshihen në këtë tabelë, shkruhen 34.228% të teksteve në
gjuhën shqipe.
f)
Frekuencat
e grafemave në gjuhën angaleze dhe gjuhën shqipe
Detajet e rezultateve të kësaj analize
mund të merren te punimi përkatës, i cili është publikuar në revistën Universitas.
Konkluzione:
Në gjuhën angleze,
pas grafemave e dhe t, për
nga frekuencat e përdorimit të tyre rangohen grafemat a, o
dhe n. Këto
grafema, në gjuhën shqipe kanë frekuenca më të vogla të përdorimit dhe rangohen
më poshtë se ato përkatëse në gjihën angleze. Në të dy gjuhët, në 9-të pozitat e para të rang-listave
përkatëse përfshihen grafemat e, t, a,
n,
r,
i,
s
dhe h. Por,
nga kjo bënë përjashtim grafema ë, e cila në gjuhën angleze nuk
shfrytëzohet. Grafemat s,
h, u dhe b, në rang-listat e grafemeve që
shfrytëzohen në të dy gjuhët zënë pozita të njëjta.
Projekte
të ndryshme
Gjatë
punës së tij shumëvjeçare, prof. dr. Agni Dika ka udhëhequr edhe projektin shkencor “Konvertimi në të folur i teksteve të
shkruara shqipe” (2012-2014), i cili është financuar nga Ministria e
Arsimit të Kosovës. Në këtë projekt janë angazhuar edhe disa kolegë nga
Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike.
Punime
në laborator
Si angazhim të veçantë gjatë punës në
Fakultet, prof. dr. Agni Dika e ka pasur pasion edhe eksperimentimin në
laboratorin e Qarqeve Digjitale. Për këtë qëllim, ai fillimisht i ka sjellë
qarqet e integruara logjike, pllakat eksperimentuese, displejët dhe diodat LED,
të blera gjatë qëndrimi të tij në Universitetin George Washington, në Amerikë.
Një nga këto realizime ka qenë numëruesi digjital dy-bitësh, i cili shihet në
vijim.
Nënkuptohet se para eksperimentimit me
studentë, është dashur që prof. Dr. Agni Dika të eksperimentojë edhe vetë në
laborator, për të parë se si funksionojnë realisht realizimet e planifikuara.
Mirënjohje
dhe dekorata
Për
punën e tij shumëvjeçare, Agni Dika është nderuar me mirënjohje të ndryshme,
tre nga të cilat janë:
1.
Shoqata
Humanitare Bëmirëse e Kosovës "Nëna Terezë" (Për dorën që ua ka
shtruar familjeve e individëve nevojtar)
2.
Albanian
ICT Awards Academy (Mirënjohje për profesorët e dalluar nga Shqipëria dhe
Kosova, të cilët kanë dhënë kontribut ndër dekada, si autor punimesh shkencore,
librave shkollor dhe universitar, mentor i temave për bachelor, mastër dhe
doktoraturave).
3.
50
Vjet FIEK. Mirënjohje për kontributin e çmuar në zhvillimin dhe afirmimin e
Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, Universiteti i Prishtinës
“Hasan Prishtina”, në Prishtinë.
Anëtar
në shoqata profesionale ndërkombëtare
Për rreth tridhjetë vjet pof. dr. Agni
Dika është anëtar në tre shoqata shkencore ndërkombëtare, të cilat llogariten
si shoqatat më të rëndësishmet botërore në fushën e Kompjuterikës dhe më gjerë:
1.
Institute of
Electrical and Electronics Engineers – IEEE. Shoqata
më e madhe botërore për përparimin e teknologjisë.
2. Association for Computing Machinery –
ACM. Shoqata më e madhe botërore për arsim dhe shkencë në fushën e
informatikës.
3.
New York Academy of Sciences – NYAS.
Shoqata më e vjetër në SHBA, e cila njëkohësisht është shoqatë më domethënëse
në komunitetin shkencor ndërkombëtar.
Përfundim
Prof. dr. Agni Dika, gjatë punës së tij
në Universitet, sidomos në kohën kur nuk ka pasur internet, ka investuar shumë
në blerje të librave, veçanërisht atyre nga fusha e Kompjuterikës. Si të tilla,
librat nga biblioteka e tij, janë shfrytëzuar edhe nga studentët, veçanërisht nga
studentët që i ka mentoruar në punimet e
tyre të diplomave, tem,ave të masterit dhe të doktoraturave.
Prof. dr. Agni Dika ka shfrytëzuar
kompjuterin në Fakultetin Tekni në Prishtinë, komandat i janë dhënë përmes
kartelave të perforuara (kartelave me vrima), duke shfrytëzuar për çdo komandë
një kartelë. Pavarësisht karakteristikave teknike të kufizuara krahasuar me
kompjuterët që shfrytëzohen sot, kompjuteri në fjalë është shfrytëzuar
jashtëzakonisht shumë për kalkulime të ndryshme shkencore, gjatë punimeve të
magjistraturës dhe doktoraturave ose edhe për paraqitje grafike të rezultateve.
Prof. dr. Agni Dika, ka bërë punë me
cilësi e saktësi, përherë i angazhuar për çshtje kombëtare paralel me
mësimdhënie, ka hartuar me kohë dispensa e libra të nevojshme për nevoja të
studentëve dhe të interesuarëve për informatikë dhe zbatim në praktikë.
Njohuritë e gjuhëve të kombeve të ish
Jugoisllavise dhe gjuhës angleze i kanë mundësuar që të prezantohet me punime
profesionale dhe shkencore në vend dhe në botën e jashtme.
Kontributi i prof. dr. Agni Dikës për
zhvillimin e arsimit univeristar është i jashtëzakonshëm jo vetëm në
Universitetin e Prishtinënë, por edhe në Universitetin Shtetëror të Tetovës,
Universitetion e Europës Juglindore në Tetovë dhe për Universitetin Publik të
Prizrenit.
Prof. dr. Agni Dika ishte përherë në
kryerje të detyrave për çështje kombëtare, të cilat shpesh i merrte
vullnetarisht, si për shoqatën bamirërëse “Nëna terezë”, pjesëmarrës për themelimin
e Lidhjes Demokratike të Kosovës, prijetar për aktivizimin e studimeve në
“shtëpi shkolla”, pas largimit të studentëve, stafit akademik, administrativ e
ndihmës nga masat e dhunshme të Serbisë ndaj popullatës së Kosovës (1991-1999).
Prof. dr. Agni Dika është i përfshirë
në platformën globale të rrjetit profesional ResearchGate, përmes së cilës lidhen shkencëtarët dhe hulumtuesit
me një komunitet botërorë prej mbi 25 milionë anëtarësh. Punimeve të tij, të
cilat janë vendosur në këtë platformë, mundemi me iu qasë përmes linkut: https://www.researchgate.net/profile/Agni_Dika
Disa nga të dhënat statistikore të
marra në platformën ResearchGate, për profilin prof. dr. Agni Dikës, më 19
shkurt 2026, janë: Numri i lexuesve të punimeve të tij është 160.766; Krahasuar
me të gjithë anëtarët e platformës ResearchGate. Rezultati i Interesit Kërkimor
të tij është më i lartë se 87% e anëtarëve të cilët janë të përfshirë në këtë platformë.
Bibliografia
1.
Dika, A.: “Programimi me Kompjuter në Gjuhën Fortran IV-Përmbledhje detyrash të
zgjidhura”, Fakulteti Teknik Universiteti i Prishtinës, Botues ETMM,
Prishtinë, 1983.
2.
Dika, A.: “Bazat e informatikës dhe të kompjuterikës”, Botues Comtrade,
Prishtinë, 1992.
3.
Dika, A.: “Sistemi Operativ MS-DOS”, Prishtinë, 1996.
4.
Dika, A.: “Gjuha Programuese Pascal - procedurat dhe funksionet”, Fakulteti
Elektroteknik Universiteti i Prishtinës, Prishtinë, 1997.
5.
Dika, A.: “Gjuha programuese Pascal - principet e programimit”, Prishtinë, 2003.
6.
Dika, A.: “Bazat e Programimit në C++”, Prishtinë, 2005.
7.
Dika, A.: “Microsoft Access”, Prishtinë, 2006.
8.
Dika, A.: “Programimi i Orientuar në Objekte”, Prishtinë, 2005.
9.
Dokumention nga arkivi i FIEK,
Prishtinë, 2025.











