Bajram Çeliku – Bali: Historia është histori
HISTORIA ËSHTË HISTORI
(Dëshmi,
nga libri: Kërçova nëpër shekuj,
që
së shpejti pritet të dalë në dritë).
Lexues
të nderuar, historia është histori, dhe faktet janë fakte. Historia e popullit
shqiptar i ka rrënjët që nga lashtësia e largët, edhe atë nga pellazgët, që
sipas shumë historianëve të lashtë kanë jetuar në brigjet e detit Mesdhe,
konkretisht nga Egjipti, në brigjet e Azisë së vogël, Turqia e sotme në brigjet
e Detit të Zi, Bregdetit Adriatik, duke përfshirë këtu edhe brigjet e Italisë
së sotme dhe Gadishullin Ballkanik. Nga ky fis më vonë lindin edhe disa fise të
tjera por më të njohur ishin Ilirët, Thrakasit, e disa të tjerë.
Shqipëria
u identifikua si Maqedoni në Antiktitet nga Straboni, Ptolomeu, Plini, Polibi,
Tiv Livi etj. Shqipëria u identifikua si
Maqedoni, edhe gjatë gjithë mesjetës:
Papa Piu i dytë, Marin Barleti, Laonikos Kalkondili e disa të tjerë. Shqipëria
u identifikua si Maqedoni, edhe gjatë
Rilindjes: Merula, Andre Thevet, Vigner Schardius, Etienne de Luisignan e disa
historianë të tjerë. Shqipëria vazhdon të identifikohet si Maqedoni në
shekullin e XVII (shtatëmbëdhjetë): Jean Nikot, Juigne Broissniere e disa të
tjerë. Shqipëria përshkruhej ende si Maqedoni në shekullin e XVIII
(tetëmbëdhjetë): Lady Mary, Vortley Montagu, Edvard Daniel Clarke e disa të
tjerë.
Me
fjalë të tjera, nga Antiktiteti deri në Iluminizëm, identifikimi i Shqipërisë
me Maqedoninë e lashtë ishte i vazhdueshëm, i qartë dhe i përsëritur
vazhdimisht nga gjeografë, historianë, diplomatë, dhe udhëtarë. Në këtë bazë,
vetëm shqiptarët përbëjnë trashëgimtarët e ligjëshëm historik të Maqedonasëve
të lashtë, dhe të vetëmin popull me një pretendim të pandërprerë territorial,
kulturor dhe historik mbi trashëgiminë e Aleksandrit të Madh të Maqedonisë. Ky burrë dheu, vetë në
dokumentet e Vatikanit ishte deklaruar se është Ilir e jo grek, siç thonin
grekët, duke u munduar të falsifikojnë historinë, përpjekje që e bëjnë edhe sot
e kësaj dite. Të njëtin veprimn e bëjnë edhe sot të ashtuquajturit maqedonasit
të cilët nuk kanë asnjë fakt për të, sepse faktet flasin ndryshe, e faktet janë
fakte, e jo thashetheme. Nuk u shkon këtyre të mjerëve se, aso kohe nuk ka
pasur komb maqedonas, se sllavët siç e quajnë ato veten janë vendosur shumë më
vonë, kur ka jetuar Aleksandri i Madh, apo babai i tij Filipi.
Për
kërçovarët është mirë që të dijnë se, janë pasardhës të Penestëve me kryeqendër
Uskanën, që ka qëndruar në kodrën e Kalasë së Kërçovës së sotme. Dhe, kanë
banuar edhe nëpër vendbanimet e shumë fshatrave të sotshëm, ku edhe sot e kësaj
dite gjejmë gjurmë të kishave, varrezave Ilire si dhe toponime të cilat edhe
sot e kësaj dite qëndrojnë në gojën e popullit. Nga më të moshuarit,
shpeshëherë thuhej, se: me ardhjen e turqëve një pjesë e madhe e popullatës që
kanë jetuar në trevën e Kërçovës së sotme, pas dy apo tre shekujve, shumë të
krishterë me origjinë Ilire e pranojnë fenë islame përshkak të mirave që ua
jepnin turqit për të mbajtur familjet e tyre. Një pjesë e tyre sidomos fshatrat
e Kopaçkës të Kërçovës, dhe disa fshatra
të tjerë të vëndosura në kodrat për rreth, nuk e pranuan islamin si fe dhe
mbajtën fenë e të parëve të tyre. Shkaku fesë, u nda vëllai nga vëllai, duke u
grindur mes vete, ku njëri e quante vëllain e tij ,,shka”, e tjetri ,,turk
ehamdurila”.
Ndarësia fetare në trevën e Kërçovës vazhdon edhe sot e kësaj dite, dhe shumë pasoja u panë gjatë luftërave ballkanike, sidomos në kohë të Mbretërisë serbo-kroato-sllovene, dhe Luftës Dytë Botërore, ku serbët e bullgarët, zhvilluan disa masakra të papara ndaj shqiptarëve muslimanë. Edhe popullata e krishterë nuk kaloi më mirë, pushtuesit serb e bullgarë përdorën metodat më fashiste, duke varur priftërit që mbanin meshën në gjuhën shqipe, dhe në vend të tyre sillnin priftërinj nga vendet e tyre. Populli i mjerë tani ishte i detyruar të mësoj gjuhën e huaj dhe u asimilua, duke e quajtur veten si maqedonas, serb, apo bullgar.
Kështu
popullata me besim të krishterë humbi identitetin e tij kombëtarë, por për
gjatë kohë ruajti gjuhën e nënës, gjuhën shqipe e cila ditëve të fundit është
duke u zhdukur gati tërsisht nga të rinjtë e sodit të cilëve shteti u jep punë
dhe banesa të mira për jetë. Të gjithë ato të krishterë të dikurshëm nëse i
pyet se çfarë janë, do të përgjigjen, se: ne, jemi maqedonas. Popull, i cili
nuk ka egzistuar kurrë në Trojet Etnike Shqiptare, e sidomos në Kërçovën
Historike...











